Përgjigje për Rrustem Krasniqi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Rrustem Krasniqi lidhur me mbjelljen e pemeve.


 


Pyetja: Ju lutem a ka mundesi me na tregu qysh bohet mbjellja e pemeve dhe kur o koha ma e pershtatshem?


 


Pergjigje:




Mbjellja vjeshtore e pemëve është mbjellja me e preferushme dhe kjo mbjellje mund te realizohet ne muajin NENTOR. Plani I mbjelljes realizohet me disa etapa:


Etapa e pare-marrja e mostrave te tokes per analizë me  anë të cilës mësojmë  përbërjen e elementeve ushqyese të tokës dhe në bazë të  saj  përcaktojmë llojin dhe sasin e plehrave..Marrja e mostrave bëhet nga mesi muajt Gusht deri ne fillim te Tetorit


Etapa e dytë-përfshin pastrimin e terrenit nga gurtë,rrënjët,rrafshimi dhe eliminimi i mikro-depresioneve në sipërfaqe


Etapa e tretë -përfshin plehrimin  me doza të para të plehut të shtallës rreth 40.000kg/ha dhe 50% të sasisë së planifikuar të P dhe K,pastaj lavrimi I thelle i tokes 60- 80 cm


Etapa e katert-perfshin plehrimin me doza te dyta te plehut te shtalles 20.000kg/ha si dhe 50% te P dhe K,lavrimi i ceket deri ne 40 cm thellesi,pastaj pjatimi dhe trinimi.Kujdes qe plehun e shtalles te hudhur ne parcel duhet te futet ne toke; perndryshe qendrimi ne siperfaqe do te kishim keto humbje:


-për tri ditë humb   25%


-për 9 ditë humb 33%


-nëse dimron e pambuluar humb52% vleren qe ka pas ne fillim


ETEPA E PESTE-drejtimi I rendeve te jete veri- jug.Distanca e mbjelljes mvaret nga orjentimi i yne se a deshirojm te mbjellim varietete me bujshmeri te vogel apo te lart:


-M9 me bujshmeri te vogel distance duhet te jete 3.8m x1.2m(2300 fidane/ha),pastaj 4mx 1.4m apo     4m x 1.8m.Per te realizuar rendimente te larta te mbillen te pakten 4 kultivar ne menyre qe te behet pjalmimi dhe pllenimi I suksesshem.


   Pergaditja e fidanit per mbjellje-1/3 e rrenjeve prehen me gersher te mbrehta qe te inicohet rritja e rrenjeve.Fidanet e pergaditura i fusim ne nje  ene ne te cilen eshte hedhur 50% bajge,50% dheu i imte dhe nje sasi e ujte, pastaj   perzihet mire deri sa te fitohet dhe te shendrrohet ne masen e qullte.Para futjes se fidanit ne dhe,rrenjet e fidanit futen ne qullin e pergaditur, qe bima ne fazen fillestare te kete materje te gatshme per ushqim .Mbjelljen e fidanit  zakonisht e bejne dy punetore.Njeri e mban fidanin,ndersa tjetri e  mbulon sistemin rrenjor te future ne toke ne ate menyre qe sistemi rrenjor te jete shperndar njelloji ne te gjitha drejtimet.Ne fund te gropes mund te vendoset  edhe huri ne menyre qe fidani te perforcohet.Ne fund te gropes hudhen 150 gr pleh mineral N:P:K,pastaj hidhet  nje sasi e dheut te imte ne forme koni,e pastaj vendoset sistemi rrenjor i fidanit.Mbi rrenje vendoset shtres tjeter e dheut e cila me kemb ngjeshet mire.Mbi kete shtres vendosen 10-20 kg pleh organik por qe nuk guxon te kete kontakt me rrenjen.Perseri hudhet shtrese e dheut,ngjeshet mire e mire duke mos lene ajer ne mes rrenjeve dhe dheut.Fidanet mbillen ne ate thellesi qe ka qene ne fidanishte ose vendi i shartimit te mbetet mbi siperfaqe per 5-10cm.


 Ne prodhimtarine intensive te molles me mbjellje te dendur ku aplikohet nenshartesa vegjitative me bujshmeri te ulte,patjeter duhet te vendoset sistemi mbeshtetes.ky system mbeshtetes perbehet nga shtyllat( nga betoni,druri ose metalike),tel I galvanizuar me trashesi 3-4mm,tanker per perforcimin e shtyllafe fundore,shtrenguesit e telit dhe bambut. 


 


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Vushtrisë z.Avdyl Feka


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Nga: Avdyl Feka (Vushtrri)
Telefon: tel
E-mail: avdyl.feka@hotmail.com