Pergjigje per Adem Thaqi nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjet e parashtruar nga Adem Thaqi lidhur me plehrimin, semundjet dhe dezinfektimin e perimeve.


Pyetjet: Pershendetje desha qe tju bej disa pyetje lidhur me plehrimin ne serra te perimet( spec, kastravec, domate) gjat vegjetacionit a ban te plehrohet me KAN ne seerr ose me qfar plehu kimik duhet ber plehrimi, si dhe ne fush te hapur a lejohet te behet plehrimi me KAN. Te paraqitja e phytoptoreste specat ne serr ( vyshkjes) e cila esht si rezultat i fidanit te infektuar jo cilsor si dhe teprica e ujit. qka duhet me ban qe me dezinfektu token nga ajo semundje pasi qe ajo mduket qe 3-4 vite perseri paraqitet te specat.


Pergjigje


Plehërimi i perimeve në serra dhe fushë hapur preferohet si plehërim bazë të përdoren plehrat e përziera NPK ( zakonisht te na shfrytëzohet NPK 15:15:15 ) ndërsa KAN 27% përdoret për riplehrimin e perimeve dhe kulturave lavërtarë. Por viteve fundit sidomos në serra kemi filluar të përdorim plehrat kristalore cila bimës jepen me ujitje( fertigim ) nëse përdoren plehrat kristalore atëherë nuk ka nevojë të përdoret KAN 27% ose UREA 46% sepse plehrat kristalore posedojnë Azotin(N) (si Nitratet dhe Nitritet ) mjaftueshëm dhe përshtatshëm për bimët cila munden menjëherë të shfrytëzojnë për rritjen dhe zhvillim.

Ndërsa te paraqitja e vyshkjes ju kisha preferuar që të bëni analizat fitopatologjike të bimës në Institutin Bujqësor në Pejë ose në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë dhe saktësisht të konstatohet shkaktari i sëmundjes a është vyshkja ( verticillium dahliae ) ose do një sëmundje bakteriale.

Nëse konstatohen që është venturia , bakteriozat ose virusale atë here lufta më i mirë është qarkullimi bimor ku preferohet në sipërfaqet e infektuara të kthehet pas 4-5 vite dhe në këtë sipërfaqe nuk kultivohen kulturat siç janë Domate, patate dhe bimët prej familjes kungulloreve (trangujt, pjepër, shalqinj etj.) sepse edhe këto kulturat infektohen me njëjtin patogjen.

Për dezinfektimin e tokës së infektuar në disa vende përdoret masa kimike me Formaldehit ( cila nuk është në regjistrin e MBPZhR për të përdorur ) dhe dezinfektimi me avull të ujit nxehte 90o C duke bërë përzierjen e dheut.

Kisha preferuar që fermeri Adem Taçi që të vjen në zyre e këshilltarit për bujqësi pran komunës së Mamushës ku mundem me dhënë këshilla në gjuhët Turke.

Kjo përgjigje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i Komunës se Mamushës,

Ing. i bujqësisë Yüksen TOPOYANI, tel. 044 131 781


 

Nga: Yüksen Topoyani (Mamushe)
Telefon: tel
E-mail: ytopoyan@hotmail.com