Përgjigje për Enver Bytyqi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Enver Bytyqi lidhur me kultivimin e grurit. Pyetja:


Pershendetje,kisha pas deshir te marr info nga keshilltari komunal per bujqesi lidhur me grurin. Cilin varitet te grurit eshte me e preferueshme mu mbjell ne rajonin e Malisheves edhe a dyhet secin vit me ble faren e grurit apo bene ta ruajm faren tone per 3 deri 4 vite. kete pyetje po e beje sepse gruri sivjet nuk e di pse por ka ngecur pak ne zhvillime kam mbjell me faren qe e kam ruajtur nga viti i kaluar.


Pergjigje


Bazuar ne pervojen tone ne Komunen e Malisheves jane organizuar disa fusha eksperimentale – demonstruese te kultivareve te Grurit me qellim qe te verifikohet potenciali gjenetik prodhues dhe pershtatshmeria e tyre ne kushtet agroekologjike ne Komunen e Malisheves, dhe ate ne Parcellat toksore te N.B. ,, MIRUSHA” Te Malisheves dhe ne keto fusha jane mbjellur disa Varietete  te grurit siq jane :

ZHITARKA, RENESANSA, ANA, EUROPA, POBEDA LARA, LENTA, LUNA SERPANKA ETJ. Per 2-3 vite me radhe dhe kemi konkluduar se komuna jone ka kushte te pershtatsheme Agroklimatike per kultivim dhe njiherit me aplikimin adekuat te te gjitha masave Agroteknike munde te arrihen rendimente mjaft te larta.

 

Ndersa ne pyetjen  Se a bene te  mbillet 3-4 vite me radhe e njejta fare: 

 

Eksperiencat tona ne Bujqesi na mesojne se varietetet e grurit por edhe ne pergjithesi kulturat tjera bujqesore mbillen me qellim qe te merret rendimenti sa me I larte, I potencialit gjenetik I nje Kultivari- varieteti dhe ate gjithmone munde ta arrijm nga fara e gjenerates se I (pare) por munde edhe vitine dyte qe te perdoret, bazuar ne keto fakte nuk preferohet qe te mbillet gruri Merkantil sepse gradualisht per qdo vite I humben karakteristikat gjenetike te varitetit te preferuar.   

 


Prandaj ju keshillojme qe fara e grurit te merret gjegjsisht te perdoret fara e Qertifikuar dhe prodhuar si fare mbjelleje te grurit nga institucionet kompetente  dhe te specializuara per prodhimin e fares se Grurit.

Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Malisheves. Ing. i bujqesise z.Milaim Morina
Nga: Milaim Morina (Malisheve)
Telefon: tel
E-mail: milaim08@gmail.com