Pergjigje per Bija nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Bija lidhur me kultivimin e pjeshkes dhe kivit.


Pyetja: pershendetje Nese ka mundesi me duhej nje pergjejge lidhur me pyetjen. Kam deshire te mbjell nje lloj mini pjeshke dh mini kivi. I kam farerat (berthamat). Por nuk e di si shkon procedura e pregaditjes deri ne fidan , per mbjelljen ne vjeshte. Kam degjuar dhe lexuar dicka se behet perzierje me rere ose duhet ndejtur ne frigorifer, qe te mund te plas fara, por nuk e kam te qarte. nese mundet nje sqarim me te hollesishem rreth kesaj procedure, se e di se edhe shume bime tjera (lule -magnolia) kane te njejten procedure. Ju jam falenderuese prej perpara se e kam shume te dobishem kete


Pergjigje


1. Vet interesimi i keti fermeri megjithate duhet vleresuar, sepse ai pasi te merr informacionet e duhura mund te kontriboje ne zhvillimin e bujqesise apo pemetarise, qe eshte shume e rendesishme per vendin tone pasi i kemi thuajse te gjitha kushtet per nje gje te tille


2. Eshte me rendesi te dihet se kur mbillen farat e pemeve te buta, nga ato nuk na dalin te tilla pas mbirjes. dmth. nese mbjellim nje fare te nje kultivari te pjeshkes apo te kivit qe neve na pelqen, bima qe del prej asa fare nuk i perngjane bimes paraardhese, por del siq thuhet ne popull e eger dhe nese duam me perfitue peme te bute atehere ate duhet shortuar me nje degez te marrur nga nje peme e bute. Gjithashtu duhet ditur qe pemet qe e kan prejardhjen nga fara jane peme me bujshmeri te larte, pra nuk jane "mini". Pemet mini jane perfituar nga shkencetaret e caktuar dhe kryesisht e kane prejardhjen nga pjeset vegjetative te bimeve.


3. Sa i perket mbjelljes se farave, ato mund te mbillen ne vjeshte (tetor-nentor) ose ne pranveren e hershme (fillim te marsit). Jane disa fara qe kane nevoje per kalimin e nje faze ne temperatura te uleta per te mbire dhe dhene frute. Kjo varet nga lloji i bimes dhe sillet diku nen 5 grade celzius. Kjo quhet periudha e javorizimit.


Porosia ime per te gjithe fillestaret qe duan te merren me pemetari eshte qe te kerkojne fidane te gatshme te cilat prodhohen neper institute te specializuara ose neper fidanishte te qertifikuara e nga fermere me pervoje. Te tilla mund te gjenden gjithandej: ne barnatore bujqesore, fidanishte, trg te gjelber bile edhe neper qendra te medha tregetare. etj etj.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com