Përgjigje për Amet Hajda nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen a parashtruar nga fermeri Amet Hajda lidhur me semundjen e vrugut.


Pyetja: Cili preparat o ma i miri per me sperkat rrushin kunder vrugut?


Pergjigje


Reshjet e mëdha të shiut, të cilat sivjet kanë rënë në vendin tonë, kanë ndikuar që lagështia të jetë e theksuar anë e mbanë vendit. E kjo lagështi ka edhe ndikime negative për vreshtat, edhe pse ato në fillim të vitit kishin qenë të zhvilluara mjaft mirë. Por, lagështia ka bërë që në hardhinë e rrushit të shfaqet sëmundja e vrugut, e cila po i dëmton vreshtat në vendin tonë.

Sipas njohësve të kësaj fushë, vrugu është njëra ndër sëmundjet më të përhapura dhe shumë e rrezikshme për hardhinë e rrushit, e cila paraqitet kryesisht në fazën e rritjes intensive, në fazën me delikate që është faza e lulëzimit deri tek mbyllja e kalaveshit.

Labinot Shulina, ekspert i mbrojtjes së bimëve, thotë se kjo sëmundje shfaqet për shkak të lagështisë. Ai shpjegon se vrugu shkakton dëme të mëdha ekonomike nëse nuk menaxhohet mirë, pasi që sulmon çdo pjesë të gjelbër të hardhisë duke filluar nga gjethet dhe vazhduar në lulëri. “Në Kosovë për muajin qershor kemi reshje dhe temperatura të mjaftueshme për zhvillimin e vrugut dhe sëmundja është paraqitur në shumë zona, kryesisht të ulëta ku mikroklima është shumë favorshme për zhvillimin e vrugut”, tha Shulina.

 


Sipas tij, vreshtarët duhet të bashkëpunojnë me specialistet e mbrojtjes së bimëve dhe të marrin rekomandimet e tyre se me cilat preparate duhet trajtuar në këto kushte të motit. “Ne u rekomandojmë që trajtimet të bëhen sa ma parë që është e mundur me këto lloje të fungicideve: Ridomil Gold Combi 45 WG 2 kg/ha,ose Ridomil Gold 68 MZ-WG 2.5-3 kg/ha ose Ridomil Plus 42.5 WP 4 kg/ha, dhe shumë preparate të tjera nga kompanitë e njohura si BAYER, DOWAGROSIENC,BAESF, etj”, thotë ekspertit i mbrojtjes së bimëve”, thotë ai.

Kjo pergjigje eshte shkeputuar nga  artikulli (kliko ne vegze per ta lexuar artikullin e plote) fermaime.com/ 
Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com