Përgjigje për Njazi Gashi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Njazi Gashilidhur me mos zhvillimin normal te perimeve dhe vyshkjen e tyre.


Pyetja: pershendetje e kam serren 1 ari po i kam bjell specat dhe kastravecat edhe edhe nuk jan zhvilluar hiq dhe kan ngjyr te verdh dhe jan vyshkur si dhe mbi rrenje ju eshte nxirë kërcelli ju lutem kerkoj kshilla nga ju.


Pergjigje


Nga pyetja e bërë nuk mund  ta kuptoj drejtë se  sa kohë merreni më kultivimin e perimeve ne ambient të mbyllur-serra.Por, duhet ta dini se për kultivimin e perimeve në fushë të hapur apo në ambient të mbyllur-serra  duhet të ndermarrë një mori masash agroteknike (me siguri i dini)në mënyrë qe bima ta shfrytëzoj tërë potencialin gjenetik prodhues dhe të arrihen rendimente të larta ,kjo në të gjitha fazat e zhvillimit të bimës,sepse  në cilën do faze të zhvillimit të bimës nese nuk  i krijohet kushte bimës për zhvillim normal atëhere do të ndikoj në rendimenti te asaj kulture.

Ngjyra e verdhë e bimes mund të jënë si pasoj e masave joadekuate te perkujdesit ndaj bimës gjegjësisht mungesa e ushqimit, por nga përshkrimi i  juaj rreth simtomave që janë shfaqur  në qafën e rrenjes dhe kercellit te speci ne mendojmë se bima është atakuar nga këpurdhat të gjinisë Pithium të cilat shkaktojn “shtrengim” të qafës së kërcellit si dhe kalbëzimi i rrënjeve të bimëve.Në këtë rast duhet ndermarrë këto masa:

-Të mos teprohet më ujitje dhe të eliminohen ujrat e ndenjura

-Të rritet kujdesi dhe hapje e llastiku të serres heret në mengjes në menyrë qe te kryhet ajrosja dhe të ulët lagështia e ajrit

-Në terrene të infektuara është e domosdoshme dezinfektimi më ndonjë  nga preparatet fumigante ose me fungicide si propamokarb

-Në rast të infeksionit në fruta,keto duhet të largohen dhe te evitohët kontakti më token

-Të kufizohet perdorimi I plehrave azotike

Por nga përshkrimi i juaj  serra e juaj –specat mund të jënë atakuar nga smundja me rrezikshme për këtë kulture vrugu i specit(Phytophtera capsici).Se si manifestohet kjo smundje te speci po  u japim një fotografi të kesaj  smundje ku mund ta krahasoni    dhe ta  vlersoni edhe vet se a është fjala pë të njënjtën smundje.


Shkaktari i sëmundjes është një kërpudhë e oomycete,  Phytophthora  capsici, i cili është në gjendje të prekë përveç specit edhe bimë të tjera solanore apo kungullore. Veprimtaria  e këtij mikrorganizmi favorizohet nga  ngrohtësia e tokës, qëndrimi i gjatë i ujërave në tokë dhe temperaturat e larta të ajrit (rreth 28°C).

Dimërimi i kërpudhës kryhet me anë të oosporeve të pranishëm në tokë dhe që e kanë origjinën nga bashkimi i oogonit me anteridin. Kur kushtet klimatike janë të favorshme oosporet mbijnë duke dhënë infeksionet e para, të cilat përhapen në bimë të tjera me shpejtësi me anë të sporangjeve. Këto organe shumëzimit prodhohen mbi inde e bimëve të prekura dhe transportohen lehtësisht nga uji.

Mbirja e sporangjeve realizohet drejtpërsëdrejti me micel në temperatura të larta ose me anë të zoosporeve në vlera termike më të ulta (rreth 20°C). Përhapja e sëmundjes mund të ndodhë edhe me anë të farës së infektuar.

Masat mbrojtëse.

Rrëndësi të dorës së pare kanë masat agroteknike si përdorimi i farës së pastër, qarkullimi i gjatë bujqësor, shfrytëzimi për ujitje i burimeve të pa infektuara, dezinfektimi i mjediseve të prodhimit të fidanëve, termikisht, ose me fumigantë, trajtimi i bimëve me fungicide (propamokarb ose derivate të acilalaninës), të cilat mund të shpërndahen me anë të ujit të ujitjes, ose të jepen të lokalizuara në rrënjët e bimës. Preparate me bazë bakri, metalaxyl, etj., mund të përdoren edhe për trajtimin e aparatit mbitokësor të bimëve për të parandaluar infeksionet në gjethe.

Edhe  kastraveci në serrën tuaj mund të jëtë prekur nga Vrugu(Pseudoperonospora Cubensis) I cili mund të luftohet me efikasitet me fungicide të sistemit si Diticarbamati dhe Ftalimidiçet.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Vushtrris z.Avdyl Feka 

 


 

 

Nga: Avdyl Feka (Vushtrri)
Telefon: tel
E-mail: avdyl.feka@hotmail.com