Pergjigje per Visarin nga Këshilltari Komunal

Lëverdia ekonomike për trashjen e viqave


Raca, ushqimi, strehimi, menaxhimi i mirë dhe mirëqenja garantonjnë suksese në trashjen e viqave për mish. 1.Te raca Simental,lëverdia ekonomike në trashjen e viqave për mish arrihet deri në moshën 11 muajshe atëherë kur viqat arrijnë peshë trupore deri në 540kg me shtim ditor prej 1.5kg por, duke i shtuar kësaj edhe peshën e lindjes 45kg.


1.Ose te raca Limuzin,lëverdia ekonomike në trashjen e viqave për mish arrihet deri në moshën 11 muajshe atëherë kur viqat arrijnë peshë trupore deri në 551.10kg me shtim ditor prej 1.67kg por, duke i shtuar kësaj edhe peshën e lindjes 50kg.


- Arsyeja është sepse në moshën 11.muajshe viqat hyjnë në reprodukim që njëherit paraqetë edhe një pengesë për shtim më të lartë se 1.5kg për ditë për Simentalin dhe 1.67kg për Limuzinin.


- Arsye tjetër është se te viqat në këtë moshë bie shtimi ditor.


Pra, trashja të zgjatë deri në 11 muaj dhe pesha trupore në 540kg. te Simentali dhe 600.11kg te Limuzini.


Në këtë moshë dhe peshë trupore viqat e të dyja racave duhet të therren ose të plasohen në treg.


Raca më e preferuar dhe më e përshtatsme për trashje në kushtet e Kosovës është Raca Simental drejtimi për mish qumësht dhe raca Limozin.


 


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Gjilanit: MsC,PhD,Prodhimi Shtazor, z.Medin Zeqiri


Janar,2014

Nga: Medin Zeqiri (Gjilan)
Telefon: 044/ 212 484
E-mail: medinzeqiri@yahoo.com