Përgjigje për Ibrahim Zekolli nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Ibrahim Zekolli lidhur me menyren e ushqimit te Lopeve dhe vicave.


Pyetja: jom ni fermer qe mbaj lope dhe vica a muni me na siguru naj materjall per menyrat e ushqimit te lopve dhe vicave?


Pergjigje



Të ushqyerit e lopëve

Shkruan:

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

Të ushqyerit e lopëve ka ndikim të madh në profitabilitetin e fermave për prodhimin e qumështit. Për të pasur një prodhimtari optimale të qumështit, racionet duhet të jenë mirë të balancuara. Me sigurimin e sasisë dhe cilësisë se ushqimit lopët qumështore mund të prodhojnë qumësht në bazë të kapacitetit gjenetik që kanë dhe të mbajnë mirë shëndetin e tyre. Racioni duhet të plotësojë kërkesat në energji dhe proteina, për mirëmbajtje, prodhim të qumështit, rritje dhe riprodhim. Një racion komplet duhet të plotësojë kërkesat me sasi adekuate të mineraleve dhe vitaminave.

Lloji i ushqimeve, përbërja e tyre dhe kërkesat ushqyese të lopëve qumështore dallojnë në masë të madhe në vende të ndryshme. Ndikimi i faktorëve të jashtëm si klima kanë ndikim në prodhimin e qumështit dhe shfrytëzimin e potencialit gjenetik të lopëve. Për këtë arsye është shumë  e vështirë të jepen rekomandime të përgjithshme dhe të zbatueshme për të gjitha rrethanat.

Prodhimi i qumështit të lopës vazhdon të rritet si rezultat i përmirësimit të ushqimit të lopëve dhe përzgjedhjes gjenetike, kontrollit më të mirë  shëndetësor të kafshëve dhe përmirësimit të teknikave të menaxhimit të fermës. Profitabiliteti në fermat qumështore varet shumë  nga të ushqyerit e lopëve. Qëllimi kryesor i përgatitjes se racioneve të balancuara mirë  kanë të bëjnë me prodhimtarinë optimale të qumështit si në aspektin ekonomik dhe në të njëjtën kohë mbajtjen e shëndetit të mirë  të lopës. Një racion i balancuar duhet të përmbushë nevojat për energji dhe proteina lidhur me mirëmbajtjen, prodhimin dhe përbërjen e qumështit, rritjen dhe riprodhimin e kafshëve. Racioni duhet të jetë i balancuar në sasi adekuate të mineraleve dhe vitaminave.

Është esenciale të kemi analiza laboratorike të ushqimeve për të bërë racion optimal, sepse mund të ketë një variacion në përbërjen e lëndëve ushqyese të ushqimeve për lopë.

Racioni duhet të përmbajë ushqime voluminoze për tretje optimale në rumen dhe në përbërjen e qumështit. Sasia e ushqimeve fibroze në racion duhet të jetë së paku një e treta e materies se thatë totale ditore për të parandaluar çrregullimet digjestive. Prandaj, ushqimet e thata sikurse llojet e ndryshme të sanës, barit dhe silazhe se misrit duhet të formojnë bazën e një racioni të mirë. Po ashtu racioni duhet të jetë i shijshëm dhe tërheqës për lopën. Shumica e rasteve të çrregullimeve metabolike ndodhin gjatë mbarsmërisë dhe 6-8 jave pas pjelljes. Kjo është periudhë kur lopa është nën një stres të nivelit të lartë. Niveli i ushqimit dhe përbërja e tij para dhe pas pjelljes është i rëndësisë së lartë për mirëmbajtjen e shëndetit të mirë. Racioni nuk duhet të afektojë shijen e qumështit, sepse qumështi i freskët duhet të jetë pa kundërmime ose aroma të pakëndshme.

Kostoja e të ushqyerit duhet të mbahet e ulet për të arritur profitabilitetin në fermë. Prandaj, maksimizoni përdorimin e ushqimeve të thata kualitative, shfrytëzimin sa me te madhe te kullosave dhe në disa raste drithërat. Përzierje shtesë koncentrati me sasi adekuate të mineraleve dhe vitaminave duhet të shtohen ne racion për të balancuar prodhimin optimal të qumështit me koston më të ulët të mundshme për njësi të proteinave ose energjisë.

Lëndët ushqyese

Për balancimin e racioneve ushqyese së pari duhet të kemi njohuri sa i përket lëndëve ushqyese, përqindjen e tyre, ndarjen e ushqimeve në grupe dhe se si kontribuojnë ato në të ushqyerit e kafshëve.

Uji

Uji është një komponent esencial i racioneve ditore për lopët qumështore pasi që  trupi i kafshës përmban rreth 55-60% të peshës së gjallë. Uji është i nevojshëm për mirëmbajtjen dhe nivelin e lëngjeve trupore, tretjen e materieve ushqyese, prodhimin e qumështit. Përveç kësaj marrja e ujit varet nga lënda e thatë e përmbajtjes së ushqimeve nga prodhimi i qumështit dhe kushteve klimatike. Ushqimet foragjere kanë  sasi më të madhe të ujit në raport me lëndën e thatë, ndërsa drithërat dhe produktet e tyre përmbajnë relativisht sasi të ulët të ujit. Uji gjithmonë duhet të jetë i freskët dhe ne dispozicion të përhershëm. Në ambientet me temperaturë të lartë dhe lopët me prodhimtari të lartë kërkesat e tyre janë me tepër se 100 litra ujë  të freskëta ne ditë. Kualiteti i ujit duhet të jetë i mirë  pa ndonjë shije, përmbajtja e kripërave të tretshme në ujë duhet të jetë nën 2000 pjesë  e milionit (ppm) për ndryshe do të këtë efekt në shëndet dhe prodhimin e qumështit.

Lënda e thatë (LTH)

Lënda e thatë është lëndë e cila mbetët pasi uji është larguar nga ushqimi. Kërkesat për lëndë të thatë për lopët me prodhimtari të lartë të qumështit është 3-4% masës trupore. Lopët e kanë të rregulluar konsumimin  lëndës së thatë dhe ujit në mënyrë të pavarur. Konsumimi i lëndës se thatë varet nga përqindja e lëndës se thatë në racion, prodhimtarisë së qumështit dhe klimës. Lënda e thatë mund të ndahet në materie organike dhe inorganike. Materiet organike përmbajnë lëndët ushqyese si proteina, yndyrat, karbohidratet dhe vitaminat, ndërsa materiet inorganike përmbajnë mikro dhe makro mineralet.

Faktorët të cilët ndikojnë ne konsumimin e lëndës se thatë









































Faktorë të kafshëve


Faktorët ushqyes


Prodhimtaria e qumështit


Kualiteti/përqindja e lëndës se thatë


Mundësia e konsumimit


Tretshmëria


Pesha


Përmbajtja e proteinave të përgjithshme


Rritja


Përmbajtja e celulozës


Periudha  e laktacionit


Përmbajtja e yndyrës


Koha e mbarsmërisë


Vlera energjetike


Mosha dhe shëndeti


Kualitetit i silazhes (era)


Kushtet e përgjithshme


Struktura e ushqimit


Proteinat

Sigurimi i proteinave ne racion është i rëndësishëm për mirëmbajtje dhe prodhimtari normale të organizmit të kafshës. Proteinat e marra në racion duhet gjithmonë të jenë të balancuara ne bazë  të kërkesave të lopëve qumështore.

Gjithashtu duhet të bere dallimin e proteinave të degraduara dhe të pa degraduara.

Cili është dallimi dhe rëndësia e këtyre proteinave: Proteinat e degraduar janë proteina të cilat zbërthehen apo treten në rumenin e lopës. Ndërsa sa i përket proteinës së pa degraduar një pjesë  e tyre kalojnë rumenin dhe zbërthehen apo treten ne zorrët e holla. Lopët me prodhimtari të lartë të qumështit kanë nevoja substanciale për sigurimin e proteinave të cilat treten në zorrët e holla apo siç quhen proteina të pa degradura.

Lista e ushqimeve me proteina të padegraduara në rumen.



























































Ushqimet


% e proteinave të padegradura


Ushqimet


% e proteinave të padegradura


Jonxha e palëtuar


59


Panxhar sheqeri


45


Mielli i gjakut


82


Jonxha e freskët


28


Treberi i thatë


49


Elbi


27


Misëri


52


Silazhi i misrit


31


Mielli i peshkut


60


Silazhi i barit


29


Kullosa e freskët


40


Tërshëra


17


Bërsia e sojës


26


Himet e grurit


29


Bërsia e lulediellit


26


Melasa e panxhar sheqerit


35


Karbohidratet/energjia

Ushqimet për lopët qumështore gjithmonë duhet të përmbajnë energjinë ne nivelin e duhur. Burime të energjisë janë: të gjitha llojet e drithërave, silazhi i misrit etj. Ne periudhën e laktacionit, mungesa e energjisë shkakton humbje të peshës trupore dhe ulje të prodhimtarisë se qumështit. Mungesa e energjisë po ashtu pengon: rritjen dhe zhvillimin normal të kafshës, pjekjen e qelizave dhe ovulacionin (rritja dhe lirimi i vezëve tek lopët është i dobët apo ndalet) dhe afshi seksual është i vonuar dhe i pa dukshëm. 

Efektet e energjisë së tepërt në racion janë zakonisht evidente kur në fermë kemi shumë  lopë të trashura se tepërmi. Kjo zakonisht ndodh kur në racion përdorim për një kohë të gjatë vetëm sasi të tepërta të drithërave dhe silazh të misrit. Gjithashtu, lopët trashen së tepërmi kur ne racion kemi mungesë të proteinave, në këtë mënyrë lopët nuk mundin të arrijnë prodhimtarin maksimale të qumështit. Lopët që  janë shumë  të trasha gjatë pjelljeve janë të prira të kenë lindje të vështira, mbetje të placentës, zhvendosje të abomazusit etj.

Yndyrat

Kanë përmbajtjen me të lartë energjike për njësi matëse. Janë burime kryesore të rezervave energjike për kafshët. Racionet ushqimore duhet të kenë acide yndyrore të pangopura të cilat garantojnë prodhimtari të lartë te qumështit dhe fertilitetit të mirë . Racioni që  përmban 50 gram yndyra bimore për kilogram të lëndës se thatë për lopët e sapo pjella dhe 40 gram për kilogram të lëndës se thatë për lopët ne funde të laktacionit zakonisht plotëson këto kërkesa.

Ushqimet voluminoze në përgjithësi kanë pak yndyre, me përjashtim bari i njomë (kullotat e freskëta) të cilat janë burim i rëndësishëm i acideve yndyrore esenciale. Koncentratet e përziera kanë përmbajtje më të madhe të yndyrave, për këtë arsye duhet të kemi kujdes në sasinë e të ushqyerit me koncentrat. Sasia e madhe e koncentratit ne racion mund të rrisë sasinë e acideve yndyrore në rumen dhe si pasojë zvogëlohet fermentimi i celulozës në rumen. 

Mineralet

Janë të nevojshme për fuqizimin e skeletit dhe për të gjitha funksionet vitale. Mineralet mund të ndahen në dy grupe makro dhe mikro mineralet. Kërkesat me të mëdha janë për makro minerale si: Natriumi (Na), Klori (Cl), Kalciumi (Ca), Fosfori (P), Kaliumi (K), Magnezi (Mg), Sulfuri (S).

Kërkesat e mineraleve në sasi më të vogël janë për mikro mineralet të cilat përfshijnë: Hekurin (Fe), Bakri (Cu), Kobalti (Co), Mangani (Mn), Zingu (Zn), Jodi (J), Molibdeni (Mo) dhe Seleni (Se). Këto minerale janë esenciale për shëndetin e lopëve. Doza e tepërt e disa mineraleve p.sh. (Cu, Mo dhe Se) mund të kenë efekte toksike apo helmuese për kafshët.

Ekspozimi i lopëve qumështore në ambiente me temperaturë të lartë kërkon më shumë  minerale se sa ekspozimi i lopëve në temperatura të ulëta. Lopët me prodhimtari të lartë humbin sasi të konsiderueshme të mineraleve gjatë periudhës se laktacionit, prandaj përzierjet e mineraleve me sasi të konsiderueshme që  plotësojnë kërkesat me Na, Cl, Ca, P, Mg dhe sasitë e limituara të Selenit dhe Jodit duhet të jenë në dispozicion për lopët me prodhimtari të lartë të qumështit.

Vitaminat

Janë të tretshme në yndyra ose të tretshme në ujë. Vitaminat të cilat treten në yndyra (A, D, E, K) janë të nevojshme për funksionimin normal të disa indeve specifike tek lopët. 

Vitaminat të cilat treten në ujë (B dhe C) veprojnë si përbërës ose si aktivatorë të enzimave në nivel biokimik. Vitaminat në sasi të vogla janë esenciale për shëndetin e përgjithshëm, mirëmbajtjen e strukturës së trupit, prodhimit të qumështit, rritjes dhe riprodhimit . Vitamina A dhe D janë dy vitamina të vetme të cilat nuk mund të prodhohen nga vet kafshët, dhe duhet të plotësohen në racion ushqimor. 


Të ushqyerit e viçave




Shkruan:

Msc.Medin Zeqiri

Shëndeti i viçave fillon tek lopa barse ose tek mëshqerra barse. Të ushqyerit gjatë fazës së tharjes është momenti kur fillohet te ushqehet edhe viçi



Racioni ushqimor i lopës mëmë ndikon në formimin e fetusit(viçit ne miter apo ne barkun e lopes) dhe në cilësinë e kulloshtrës

Ti kushtohet vëmendje cilësisë së ushqimit

Shembull  racioni barsmëria e lartë

Racionet ushqimore gjatë periudhës së tharjes, kur lopa eshte barse ne muajin e 8 dhe 9-te

15 kg       Silazh misri

8 kg       Sane kualitative

0,1 kg       Rindamin  GMK (minerale dhe vitamina)

Mos kufizoni racionet ushqimore, kafshët duhet të rriten duke ngrënë!!! Më mirë pakëso barin dhe  shto sasinë e kashtës.

Qellimi i programit te ushqimit eshte :

Te sigurohet ushqim i mjaftuar dhe adekuat me qellim qe te arrihet shendet dhe shtim ma i madh i peshes trupore te viqave.

Te sigurohen materie ushqyese te nevojshme.

Te sigurohet ushqim sa  ma ekonomik dhe cilesor.

Ç’ka  duhet bërë me viçin pas lindjes

Nëse lopa nuk e pastron Viçin nga jargët ne duhet tia pastrojmë ato

Duhet që me nje leckë të pastert ose me sanë të butë (otave) me ja pastrue gojen, hunden, dhe tërë trupin viçit.

Me këtë ne viçit ja mundësojmë një frymarrje ma të lehtë dhe një qarkullim me të mirë të gjakut në tërë trupin.

Hapat tjerë

Viçi lihet për të pushuar pak prej gjysëm orë deri në dy orë.

Pastaj lopës i pastrojmë gjinjët dhe i terim ato.

Nga kater cicat e lopës i marrim dy deri ne tre currilat e pare të qumështit me nje ene te posaqme dhe ate qumesht e qesim ne ndonje grope jasht shtalles.

Ushqimi i viçit me qumësht

Tani e afrojmë viçin afër lopës dhe e mësojmë duke ia vendose thimthat në gojë

Kulloshtra

Kulloshtra është ushqimi i parë që e merr viqi në jetën e tijë.

Kulloshtra, kursesi nuk guxon qe te mjelet dhe mos ti ipet viqit

Ushqimi me kulloshter zgjat 4-5 ditë.

Kulloshtra ka randësi jetsore për viçin

Ajo ka vlerë të lartë ushqyese

Përmbajtje e madhe e imunoglobulinave

Viçit të posa lindur i mungon imuniteti aktiv

Është shumë i ndjeshëm ndaj sëmundjeve

Kulloshtra duhet ti ipet viqit sa më par që esht e mundur

Kulloshtra duhet të ipet  6 -12 oret e para  pas pjelljes me sasi prej 3-5 lit.

Nëse viqi nuk e ka refleksin e thithjes atehere duhet dhene kulloshtern permes kofes

Cilësia e kulloshtrës

Sasia e antitrupave bie shum shpejt.

Numri i pjelljeve dhe mosha e lopes ndikon në cilësin e kulloshtrës.

Absorbimin e antitrupave dhe materjeve ushqyese viqi i merr në 24 orët e para.

Kulloshtra e mbrone viqin nga semundjet sidomos atote tokes siq eshte Kembzeza deri ne moshen 6.muajshe.

Viqi i cili ka marr me rregull kulloshtren prandaj edhe nuk vaksionohet deri ne muajin e gjashte sepse ka marre kulloshtren e cila e mbron ate deri ne 6.muaj(kjo vlen per semundjet siq eshte kembzeza)

Kulloshtra ndaj qumështit

Kulloshtra ka 10 herë më shumë vit.A se qumështi

Kulloshtra përmban tri herë më shumë Vit.D se qumështi

Kulloshtra përmban së paku 10 herë më shumë hekur se qumështi

Kulloshtra ka shumë më shumë minerale se qumështi si: Kalcium, fosfor, magnez etj.

Ndryshimi i përmbajtjes së së Lëndës së thatë në kulloshtër


Ndryshimi i përmbajtjes së yndyrës në kulloshtër


Ndryshimi i përmabjtjes së proteinave në kulloshtër


Ndryshimi i përmbajtjes së mineraleve në  kulloshtër


Ndryshimi i përbërjes së VIT. A në kulloshtër


Ushqimi i viqit me qumësht

Viçi prej ditës së parë deri në javën e katërt lëshohet ma shpesh për të thithë 4-5 herë në ditë

Në  kater javët e para viçi duhet thithë 4 deri në 5 lit. qumësht mbrenda ditës

Mënyra dhe mjete të zakonshme të thithjes


Nëse plani i pirjes nuk është hartuar si duhet…


Uji per pije

Uji duhet të jetë i pastërt atë të cilin e përdorim për pije edhe ne.

Uji i ipet sipas deshires sa te ka nevojë vet viçi.

Ushqimi

Prej ditës së 14 te viçi  duhet filluar me i dhënë edhe nga pak sane te butë dhe koncentrat  deri në 100 gram mbrenda ditës, dhe kjo zgjat për deri sa viçi i mbushë 4 javë

Viçi 6 javësh


Viç 6 javësh, i ushqyer me qumësht, drithëra dhe bar


Viç 6 javësh, i ushqyer me qumësht  dhe bar


Rritja e gjatësisë të  fijeve të plëndësit


Viç 6 javësh, i ushqyer me qumësht, drithëra dhe bar


Vic 6 javësh, i ushqyer me qumësht dhe bar


Ushqimi

Prej javës së pestë viçit i ipet qumësht 4-5 litra ne ditë. po ashtu i ipet edhe ushqim plotesues

Viçit prej ketij momenti i japim 0.5 kg sanë dhe 0.5 kg koncentrat

Keshtu vazhdohet deri sa viçi i mbushë 2 muaj jetë

Prej muajit te dytë deri ne muajin e trete vazhdohet me i dhënë 4-5 litra qumësht

Shtojmë sasinë e sanës deri në 2.kg dhe koncentratin deri në 2.5kg në ditë.

Viçat kur mbushin tre muaj i ndalet qumështi dhe kalohet ne ushqime vuliminoze dhe ato te koncentruara.

Ushqimi tash fillon te normohet sipas peshes se viqit

Viqi ne kete moshe mundet ti kete 120 deri ne 150 kg.

100 kg peshe trupore i ipet 1.5 kg sanë

100 kg peshe trupore i ipet  1 kg koncentrat

Sillazha mund ti ipet pasi ti bën 3 muaj ne sasi 4-5 kg ne dite.

Si pregaditet Koncentrati per viqa prej moshes 3 muajsh deri ne 12 muaj

 

Shembulli per 100kg koncentrat nevojtiten:

       Misër i bluar……………………………………………………..65 kg

       Krunde gruri…………………………………………………...32.5 kg

       Premiksa…………………………………………………2 kg

       Kripë kuzhine…………………….…………………….0.5kg

       Gjithsejt…………………………………………………..100 kg

Kjo eshte ana ekonomike sepse ju i keni keto ushqime si psh.keni  miser po keni edhe grur,  ndersa bleni vetem  2.5kg si premix dhe krip, kjo metode eshte se pari e shendetshme per viqa dhe se dyti eshte shum ekonomike.

Kështu vazhdohet te ushqehet viçi deri  sa të rritet dhe bëhet per therrje.

Ushqimi i drejte i matur dhe me kohe  siguron që të kemi viqa meshqerra dhe lope te shendosha dhe shume prodhuese.

Viç i relaksuar


Te ushqyerit e viçave me koncentrat


Viçat në bokse


 


 

 

Nga: Ali Gacafer (Junik)
Telefon: tel
E-mail: aligacaferi@hotmail.com