Pergjigje për Alkendin nga Këshilltari Komunal

Pershendetje,


Siq dihet sallata e gjelbert kultivohet me fare dhe me fidane. Per kushtet tona atmosferike nese mbjellja behet me fidane ne mvaresi te kushteve atmosferike dhe temperaturave preferohet qe fara te mbillet ne shtreter gjysem te ngroht ne fund te muajit shkurt dhe mbas zhvillimit te fidanit ne nje afat mesatar prej 30 ditesh mbillet ne fush të hapur. Nese planifikon mbjelljen direkte me fare ne fushe te hapur koha me e pershtatshme do ishte fundi i muajt mars. Te jemi te qarte afatet asnjeher nuk jane fikse por kjo mvaret nga kushtet klimatike dhe temperatura si dhe mundesia e punimit te tokes.


 


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Istogut z.Muj Osmanaj.

Nga: Muj Osmanaj (Istog)
Telefon: 044/429-698
E-mail: mujosmanaj@hotmail.com