Pergjigjje per Enver Beqaj nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Enver Beqaj lidhur me pleherimin e misrit dhe grurit.


Pyetja: kam 2 pyetje:


1. a ka nevoj per ndonje plehrim te grurit ne kete kohe? dhe


2. Misri a duhet plehrohet vetem tash kur eshte mbjell apo duhet plehrohet edhe me vone nese po kur duhet?


 


Pergjigjje:


Ri plehërimi i dytë i grurit:


-Ri plehërimi i dytë duhet zbatuar në fillim të muajit prill, më plehra azotike NAG 27%.


-Ri plehërimi i dytë bëhet  varësisht nga gjendja momentale e zhvillimit të grurit.


-Në ri plehërimin e dytë hedhet sasia e mbetur afërsisht rreth 20-30% e plehut azotik nga sasia e përgjithshme.


-Kjo dozë e plehërimit ka efektin e korrektorit, përmirësuesit.


Plehrimi i misrit:


Rrethe 2/3 e plehute mineral NPK{15:15:15},hudhen paralavrimit,kurse 1/3 e plehut hudhet se bashku me mbjelljen e misrit me makin mbjellse 5cm me thelle se fara.


Riplehrimi i pare me plehra azotike behet me 200kg/ha,NAG-27%{ne fazen e 5-6dhe 8-10 Gjethe},i cili lokalizohet 10-12cm nga bima dhe riplehrimi i dyet me 150kg/ha.


 


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Junikut. z.Ali Gacaferri

Nga: Ali Gacaferri (Junik)
Telefon: tel
E-mail: aligacaferi@hotmail.com