Pergjigjje per Jetish Kurtishaj nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Jetish Kurtishaj lidhur me thundrat e deleve.


Pyetja: Delet po shqepojne? Pse Po ua prish thundren. Cka me ndermarre?


Pergjigjje




Çka është shqepimi (qalimi) infektiv i deleve?


 


Sëmundje infektive e thundrave të deleve dhe dhive, është e përhapur në tërë botën dhe për këtë shkak paraqet problem të rëndësishëm shëndetësor dhe ekonomik në kultivimin e deleve.  Kjo sëmundje në kushtet tona, shkakton zvogëlimin e masës (peshës) së gjallë të deleve, humbje në prodhimtari të qumështit, zvogëlimin e pjellshmërisë etj.


Sëmundja infektive e thundrave është përfaqësues tipik i sëmundjeve, të cila janë të lidhura për infeksion të tokës. Infeksioni i kësaj sëmundje shpejtë transmetohet në kullotë ose në stallë, veçanërisht kur ka lagështi (shtroja e lagët, vendstrehimi me baltë, koha me shi). Duhet të potencohet se kjo sëmundje merr hov gjatë pranverës së hershme dhe në vjeshtë të vonshme.


 


Cilët janë faktorët te cilët ndikojnë në përhapjen e sëmundjes?


 


Faktorët të cilët ndikojnë në përhapjen e sëmundjes infektive të thundrave të deleve dhe dhive janë:


1.      Shtroja e lagësht;


2.      Koha me shi (toka e lagësht dhe e butë);


3.      Prerja jo e rregullt dhe jo e drejt e thundrave dhe


4.      Dëmtimet mekanike.


 


 


Çka e shkakton sëmundjen?


 


Shkaktarë i kësaj sëmundjeje është bakteri ‘Dichelobacter nodosus’, i cili ka formë të shkopthit dhe zhvillohet pa praninë e oksigjenit. Ky bakter vendoset në thundrat e kafshës së infektuar dhe është burimi më i madh i zgjerimit të mëtutjeshëm të infeksionit. 


 


Ekzistojnë tri lloje të shfaqjes së kësaj sëmundjeje:


1.      Beninjë (i lehtë);


2.      Mesëm virulent (mesëm i rrezikshëm) dhe


3.      Virulent (i rrezikshëm).


Nëse infeksioni ndodh me llojin virulent, sëmundja përfundon me ‘’ zbathje të thundrave’’, ndërsa nëse formohet me llojin e mesëm virulent, atëherë formohet dermatiti interdigjital (ndezja e lëkurës ndërmjet gishtave), derisa me llojin beninjë nuk ka raste te shprehura klinike në formë të çalitjes së rënd.


 


Si shfaqet kjo sëmundje?


 


Simptomat e kësaj sëmundjeje janë çalimi masovik i deleve, në një ose më shumë këmbë, si rezultat i infektimit të brendshëm të thundrës dhe shkatërrimit të saj. Në fillim vërehet vetëm çalimi dhe ngecja mbrapa kopesë, ndërsa më vonë varësisht nga vëllimi i infektimit, kafsha lëviz shumë më vështirë ashtu që nëse janë të kapluar të dy këmbët e përparme, kafsha lëviz në gjunjë. 


Delet mund të çalojnë në një këmbë, dy këmbë e më rrallë në tri këmbë, ku pastaj ngelin në kope, kryesisht sëmuren kafshët e vjetra. Gjatë prerjes së thundrës përhapet erë e pakëndshme e qelbit. 


http://www.iadk.org/Portals/0/2014/qalimi_deleve_artikull%201.png


http://www.iadk.org/Portals/0/2014/qalimi_deleve_artikull%202.png


Mjekimi


 


a)      Kontrollimi i tërthortë i të gjithë deleve në kope dhe ndarje e deleve të sëmura nga ato të shëndosha;


b)      Përpunim kirurgjik i thundrave të deleve të sëmurë dhe mënjanim i tërësishëm i pjesëve të përfshira nga sëmundja;


c)      Trajtimi i thundrave të prera me dezinfektues (10% tretje në formalin ose 10-20% tretje në sulfat bakri);


d)     Dhënie e 0.5 gr sulfat zinku në ditë, përmes ushqimit të koncentruar;


e)      Tek rastet më të vështira, në konsultim me veterinarin të jepen antibiotikët (Oksitetraciklina, penicilina etj.)


f)       Pas pastrimit individual të thundrave, delet duhet të kalojnë nëpër kanal me dezinfektues (10% të gurkalit, ose formalinë) edhe atë 2-3 ditë me radhë;


g)      Procedura të përsëritet në intervale mujore deri sa të shërohet numri më i madh i deleve;


h)      Delet që nuk shërohen duhet të dërgohen në thertore;


Parandalimi mundësohet duke zbatuar disa veprime në praktikën e zakonshme:


 


Të gjitha kafshët që vijnë duhet të ekzaminohen për shenja të kësaj sëmundje, para se të lejohen të hyjnë në fermë;


 


Pas trajtimit, delet dërgohen në kullota në të cilat për periudhë prej 14 ditëve nuk kanë kullotur dele dhe gjedhe tjera;


Pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve në të cilat qëndrojnë delet;


Gjatë ndërrimit të lokacionit të deleve në sezona të ndryshme, duhet pasur kujdes të veçantë që të mos transportohet me automjete që nuk janë dezinfektuar paraprakisht;


Prerja e thundrave gjatë kohës së trajtimit të bëhet në një vend, mbeturinat të digjen, ndërsa vendi i punës të dezinfektohet në tersi. Gjatë blerjes së deleve duhet pasur kujdes për gjendjen shëndetësore të kopesë së ofruar, ndërsa delet e posa arritura edhe pse janë të shëndosha, nuk duhet të përzihen me kopenë së paku 30 ditë. Po ashtu duhet të sigurohen barriera me dezinfektues nëpër të cilat duhet të kalojë çdo vizitues i fermës.


 


A ekziston vaksinimi kundër kësaj sëmundje?


 


Në botë janë të zhvilluara shumë lloje të vaksinave. Deri me tani, ato kanë dhënë efekte të ndryshme, kurse si problem më i madh për mbrojtjen imune të kafshës është treguar natyra e vetë shkaktarit i cili në strukturën  e tij ka strukturën e komplikuar antigjene, e cila është e nënshtruar ndaj mutacioneve, prandaj është e nevojshme të punohet ne krijimin e llojeve autoktone (vendore) të vaksinave.




Si zbatohet sulfati i bakrit dhe formalina ?


 


Përqindja e tretësirës si dhe koha e dezinfektimit të thundrave është mjaft e ndryshme (përvojat e ndryshme), për sulfat të bakrit rekomandohet tretësira 10-15%, kurse për formalinë tretësirës 5-7%. Kryesisht rekomandohen banjëzimi, pas përpunimit të thundrave (2-5 minuta), përdorimi i  formalinës koha është më e shkurtë. Pastaj, përsëritet në afat prej 2 deri 4 javë më së vonit (30 ditë nga trajtimi i dytë)




Cilat janë përparësitë e përdorimit të sulfatit të zinkut?


 


Përparësia e sulfatit të zinkut (ZnSO4) është në atë që ka depërtueshmëri të mirë në inde, ndërmjet gishtave, por shkakton efekt pozitiv edhe në vet sipërfaqen e thundrës


Zinku është pjesë përbërëse e shumë enzimave dhe konsiderohet si ,,shkrepës’’ të shumë proceseve oksido-reduktuese në qeliza. Është element i shpërndarë në natyrë.


 


 


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Dragashit. z.Flamur Sylejmani

Nga: Flamur Sylejmani (Dragash)
Telefon: tel
E-mail: flamursylejmani2@hotmail.com