Pergjigje per Alkendin nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Alkend Tahirsylaj lidhur me nje demtues se kulturave bujqesore.


Pershendetje, ju lutem amund te me siguroni nje pergjigje se si luftohet ky insket ne foto po mi shkatrron te mbjellat shume shpejt?



Pergjigje


Në bazë të fotografisë të dërguar nga ana juaj , dhe përshkrimit të dëmeve , dëmtuesi i takon familjes së kërmijëve pa shtëpizë . Ky lloj i kërmijëve paraqitet më së shumëti në vendet me lagështi  relativisht  të  mëdha.

Masat mbrojtëse :

1.  Masa  mekanike - nëse ka të  bëj me sip. të vogla atëhere  të mblidhen ato në orët e hershme të mëngjesit, të bëhet hapja e kanaleve përreth kopshteve me thellësi 10-15cm, në të cilin të hudhet hi , byk sharre , gëlqere e shkrirë etj.

Sa i përketë mbrojtjes  kimike kjo bëhet më së shpeshti , kjo mund të kombinohet me metodat e maparshme që i cekëm.

Në treg mund të gjinden jo shumë preparate e ndër ta mund të përmendim KARAKOLLIN - doza 100-300gr / 100  2 .

( varsisht nga  numri i tyre ) , ose 2-3 gr. rreth secilës bimë.

Këtë mund ta përdorim edhe në formë të rendeve rreth e përçark të kulturs.

Preparati është më së miri të përdoret në mbrëmje në hapësir të lagët , dmth. pas ujitjes ose shiut  kur koha është mesatarisht e nxehtë.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Kamenices. z.Nijazi Fera

Mund të përdoret edhe një preparat tjetë i quajtur PELETE i cili bën pjesë në grupin e karbomateve, i cili përdoret 30-50 gr. /100 2

Edhe ky preparat përdoret njejtë sikurse preparati tjetër , preparati nuk duhet të hidhet mbi bimë por duhet të ketë kujdes.

Edhe ky preparat përdoret pas dite sepse kërmijt  aktivitetin e tyre e kanë gjatë  natës.

Pas përdorimit në sip. e trajtuar të paktën 7 ditë të mos lejohen shpendët shtëpiake e po ashtu edhe kafshë shtëpiake ( Qenët , macat ).

Duhet pasur kujdes në mos kontaminimin e ujrave , kjo duhet të bëhet së paku 20 m. nga burimet e ujit.

 

 

Nga: Nijazi Fera (Kamenice)
Telefon: tel
E-mail: nijazifera@hotmail.com