Pergjigjje per Irfan Jonusi nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Irfan Jonusi lidhur me racat e mira te deleve per rajonin e Dragashit.


Pyetja: jom i interesum me dite se cilat raca te deleve jan me te mira per tu rritur ne rajonin e Dragashit a mund te me ndihmoni...?



Pergjigjje



Racat e deleve e cila ka dhen rezultate te kënaqshme ne prodhimtari ne kushtet e regjionit te Sharrit eshte Raca e deleve :


DELJA E SHARRIT


 Emrin e ka marrë sipas Maleve të Sharrit, ku edhe merr pjesë me 50% prej numrit të gjithëmbarshëm të deleve. Hynë në grupin e deleve bishtshkurtra dhe supozohet se prejardhjen e ka nga mufloni evropian, por mendohet se ka gjak të deles së stepave (ovis vignei).


Hyn në grupin e deleve të imta lesh shkurtra, me lartësi të xhidavisë rreth 57,4 cm dhe me thellësi e gjerësi të dobëta të kraharorit. Ka masë trupore prej 30-35 kg. Për herë të parë hynë në riprodhim në moshën 18 muaj dhe ka pjellori rreth 102%.


Rrezja e mishit arrin rreth 44% dhe mishi i kësaj deleje (qengjit) është cilësor dhe i shijshëm. Kjo dele është krejtësisht e bardhë, leshi është me ngjyrë të bardhë, kokën nuk e ka me lesh, mirëpo koka dhe pjesët e poshtme të këmbëve janë të mbuluara me qime të bardha. Pasi ka lesh plotësisht të bardhë, është mjaft e përshtatshme për seleksionim për prodhimtarinë e leshit me qëllim të përdorimit në industrinë e tekstilit. Prodhimtaria e leshit arrin prej 0,9-2,0 kg, me trashësi të fijes 35,1 µ dhe me rreze 58%. Prodhimtaria e qumështit është rreth 92,60 kg në laktacionin prej 199 ditëve, me prodhimtari mesatare ditore të qumështit rreth 465 g dhe me 5,51% yndyrë.


Përfundimisht mund të konstatojmë se ky lloj i deleve ka potencial të theksuar gjenetik dhe mund të seleksionohet për prodhimtari më të lartë.





RACA VIRTEMBERG (Merinosi  gjerman i vendit)


Është një nga racat më të çmueshme në të cilat ka pasur ndikim merinosi. Në botë, më tepër  është njohur si delja e Virtembergut.  Karakterizohet me konstitucion të fortë, skelet  të fortë dhe trup mirë të formuar. Është e aftë  për ecje të gjatë në viset kodrinore malore dhe mjaft mirë aklimatizohet në kushte të reja të mbarështimit dhe kushteve të vështira të ushqimit.


 https://encrypted-tbn0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcTTX6uGrH0XnA4Ra_T_PCNZ8g8v-plDCz3TZqrqhdU-2l3LzeHADg


Është racë e madhe (e rëndë) me konstitucion të fortë, e drejtimit për mish dhe lesh, me lartësi të xhidavisë 80 cm tek deshtë dhe 70 cm te delet. Masa mesatare trupore sipas standardeve të racës, te deshtë është 120 deri 160 kg, kurse te delet 75-90 kg, me rreze të mishit 50-55%. Leshi është me ngjyrë të bardhë, vetëm koka dhe pjesët e poshtme të këmbëve janë pa lesh, me prodhimtari vjetore të leshit prej 6,5-7 kg te deshtë dhe 4,0-5,0 kg te delet, me rreze 50-55%, bashka është e mbyllur dhe mjaft e shpeshtë, me diametër të fijes së leshit 24-26 µ.


Kjo racë e ka mjaft mirë të shprehur aftësinë për prodhim të qumështit dhe arrin të prodhoj deri 150 kg qumësht gjatë laktacionit. Për kryqëzim, te ne ka filluar të përdoret rreth 30 vite më parë, duke i shfrytëzuar deshtë më të mirë për kryqëzim. Sot në shumë vende të botës shfrytëzohet për kryqëzim dhe është treguar si meliorues shumë i mirë. Edhe tek ne në Kosovë është duke u punuar për kryqëzimin e Xhufkës së Sharrit me këtë racë të njohur gjermane, ku janë arritur rezultate të kënaqshme në prodhimtari të mishit dhe cilësi të leshit.


 



Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Dragashit. z. Flamur Sylejmani

Nga: Flamur Sylejmani (Dragash)
Telefon: tel
E-mail: flamursylejmani2@hotmail.com