Pergjigje per per Idriz Qusaj nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e patashtruar nga Idriz Qusaj lidhur me kultivimin e Jongjes ne lartesi mbi 1500 m.


Pyetja: desha te pyes rreth mbjelljes se fares se jongjes ne lartesi mbi 1500 meter kur esht koha optimale per mbjelljen e saj


Pergjigje


KULTIVIMI I DREJT I JONGJES  (Alfa Alfa) 

Jonxhë / Alfa Alfa /, Medicago sativa, është një bimë shumëvjeçare e cila ben pjes në familjen Pea Fabacea, kultivohet si një kulture foragjere shumë e rendesishme si ushqim voluminoz per kafshët ku ka vlera të larta ushqyese .

Pse kultivohet jonxha?

1. Është ushqim foragjer i cilësisë së lartë

2. Burim energjie për kafshët

3. Në masën e njomë jonxha ne fazën Gonxhim - fillimi i lulëzimit, ka një përbërje mesatare :

4. Nuk ka nevojë për plehun me azot

5. Siguron plehun azotik për bimën tjetër/pasardhëse

6. Pas përmbysjes 1 ha jonxhë siguron rreth 12 t lëndë organike si dhe 90-150 kg Azot.

7. Përmirëson strukturën e tokës/ Përmirëson regjimin ujor dhe agror te tokës, Përmirëson regjimin ushqyes duke shtuar N,dhe Ca.

8. Ndikon në mbrojtje nga erozioni i tokës, sidomos në tokat e pjerrëta.

Para mbjelljes se Jongjes duhet te ndermirën këto hapa shumë të nevojshme  

1.      Testoni tokën

 Bimë shumë e ndjeshme ne tokat me ph acidike (ph <5.5 )

Nëse pH-ja është më e ulët, shtoni gur gëlqeror 1 vit para se të mbjellni jonxhën. Shtoni pleh fosfori, kaliumi, bori dhe sulfuri, gjë që rekomandohet me testimin e tokës. Tokat më te përshtatshme janë tokat argjilore ranore ose ranore argjilore për kultivim. Tokat e Ftohta dhe shumë te rënda dhe me ujera nëntokësore (< 1.5m ) nuk janë të përshtatshme për kultivimin e jonxhës .

Kufijtë me optimal për zhvillim te bimës pH-ja e tokës duhet të jetë rreth 6.5-7.5.

2.       Përzgjidhni një varietet të mirë

Disa varietete kultivohen më mirë dhe prodhojnë më shumë se të tjerat.

3.       Zgjidhni metodën më të mirë për kultivim

-Hedhja e drejtpërdrejtë e farës,

-Thellësia e mbjelljes 1-3 cm, në rende 7.5-15 cm, ndërsa për farë 35-55 cm,

-Me bimë shoqëruese,

-Përdorni tërshërë, 60 kg/ha,

-ose 4 kg/ha thekër italiane.

4.      Te mbillet në kohën e duhur

-Mbjellja në pranverë ose në verën e vonshme funksionon mirë

-Mbjellni në fillim të prillit ose në mes të gushtit

(Për rastin ne Dragash preferohet mbjellja te behet ka mesi i muajit Maj)

5.       Përgatitni një shtrat të fortë dhe të lërueshme

Sipërfaqja e tokës duhet të mos ketë barëra të këqija. Toka duhet të mos ketë bucë/bosa. Duhet   të jetë mjaft e fortë, në mënyrë që këpuca të mos zhytet më shumë se gjysmë cm.

6.      Përdorni shkallën e duhur të mbjelljes

-1 kg/ha = 50 fara/m2

-Prisni një rritje të shpejtë prej 60% nëse farat janë të mira

-40% mbeturina të bimës gjatë sezonës sëparë

-Synimi në fund të vitit të mbjelljes është 200 deri 300 bimë/m2

7.      Fusni farën me bakterie Rhizobia Meliloti

Injektimi duhet të jetë më pak se 6 muaj i vjetër dhe duhet të mbahet në vend të ftoftë derisa të përdoret. Akvizimi i Baktereve Azotofiksuese varet nga:

1) PH -ja e tokës 

2) Prania e pa balancuar e lendeve ushqyese

3) Mungesa e Ajrit si dhe temperatura ekstreme (Lartë ose e ulë).

8.      Vendosni farën në thellësi të duhur 

Fara duhet te vendoset në thellësi 0.6 deri 2 cm,

Distanca e mbjelljes 7.5-15 cm për fare 35-50 c.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Dragashit z.Flamur Sylejmani

Nga: Flamur Sylejmani (Dragash)
Telefon: tel
E-mail: flamursylejmani2@hotmail.com