Përgjigje për Mirjeta Ademi

E nderuar, lidhur me pyetjen tuaj per prodhimin ne serra me ngrohje solare, certifikimine e prodhimeve si organike dhe koston e serres po ju japim me poshte disa informacione.


Pergjigje


Bazuar në pyetjet tuaja në lidhje me ngritjen e serrave me ngohje solare-efekti ;ju jap këto të dhëna : Serrat si konstrukcion janë të dedikuara për tu krijuar kushte më të mira për zhvillimin e kulturave perimtare andaj qdo intervenim në aspektin e përmisismit të infrastrukturës është e mirëseardhur. Ngrohja solare ka efekte të shumta pozitive e sidomos ne shpejtimin e proceseve të pjekjes dhe daljen në treg më herët se sa do të ndodhte pa ngrohje solare.Përveq shpejtimit të procedurave të pjekjes ngohja solare është barometër edhe për rregullimin e shumë proçeseve fiziologjike të bimës, dhe ul koston e prodhimit e rrit rentabilitetin e fermës në përgjithsi. Kjo pergjigje eshte derguar me heret nga Keshilltari per bujqesi ne komunen e Prizrenit z.Jakup Kastrati


Ju lutem paashtu shikoni kete materjal per prodhimin e perimeve ne mjedise te mbrojtura (serra) www.mestdan.com/repository/docs/Kultivimi%20i%20bimeve%20perimore%20ne%20mjedise%20te%20mbrojtura.pdf


Certifikimi i prodhimeve si Organike


Në Kosovë operojnë dy organizata të huaja të cilat bëjnë çertifikimin e produkteve organike.


1. Trupa çertifikuese BIO inspekt/Zvicër në bashkëpunim me Albinspekt/Shqipëri, të cilat bëjnë inspektimin dhe çertifikimin organik për bimë medicionale dhe fruta të egra.


Nga Albinspkti janë çertifikuar dy kompani të cilat bëjnë grumbullimin dhe përpunimin e frutave të egra dhe bimëve medicionale ("Agroprodukt Syne" në Istog dhe “Flower Hit" në Dragash). Këto kompani organizojnë mbledhjen, tharjen dhe përpunimin e frutave të egra dhe bimëve medicionale.


2. Trupa çertifikuese PROCERT nga Maqedonia, në bashkëpunim me Shoqatën e Bujqësisë Organike të Kosovës, të cilat njëkohësisht bëjnë edhe çertifikimin e prodhimit të mjaltit organik nga viti 2010.


Çertifikimi i produkteve organike është mbështetur edhe nga Intercooperation, GIZ, USAID, Mercy Corps, etj.


Sqarim: Albinspekt është trupa e parë shqiptare e listuar nga BE në listën e trupave inspektuese dhe çertifikuese të njohura nga BE, si dhe është trupa e vetme shqiptare që ofron shërbime çertifikimi për standartet organike me destinacion tregjet evropiane dhe amerikane (vepron dhe ofron shërbimet e saj në Shqipëri dhe Kosovë).


Kjo pergjigje eshte derguar nga zedhenesi i MBPZhR z.Adil Behramaj


Ndersa, lidhur me koston e ndertimit te serres sipas cmimit te tregut ne Kosove per 1 m2 serre me standarde perfshir dhe sistemin e ujitjes pike-pike cmimi varion nga 15-20/m2 (ne kete cmim nuk perfshihet instalimin i ngrohjes).

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com