Pergjigje per Sabri Kulta

Ne pyetjen e parashtruar nga Sabri Kulta lidhur me plehrimin e fidaneve te perimeve.


Pyetja: pershendetje nese keni mundesi te me tregoni qka te perdori si ushqim per fidanet e specit , domates dhe trangujve ne kohen e pase mbirjes deri sa jane ende ne module ju deshiroje suksese


Pergjigje


Plehërimet e lëngshme


Rritja e fidanëve mund të kontrollohet nëpërmjet të administrimit të sasisë dhe raporteve midis elementëve bazë ushqyes. Në përgjithësi kompostot industriale që shfrytëzohen në prodhimin e fidanëve janë të pasuruara me elementë të ndryshëm ushqyes dhe mund të sigurojnë të ushqyerit normal të fidanëve për pjesën më të madhe të qëndrimit të tyre në kaseta. Gjithsesi, në situata të caktuara, mund të kërkohet të ndërhyhet me plehra të ndryshëm për të bërë korrigjimet e nevojshme. Vëllimi i vogël në të cilën shtrihet sistemi rrënjor dhe intensiteti i lartë i rritjes së fidanëve i bëjnë shpesh plehërimet të domosdoshme. Plehrat mund të shtohen nëpërmjet sistemit të ujitjes me anë të sistemeve të ndryshme të injektimit. Frekuenca e plehërimeve varet nga gjendja e bimëve, faza fenologjike dhe kushtet e motit. Elementi kryesor ushqyes që rregullon intensiteti i rritjes së fidanëve është azoti.


Esenciale është që gjatë ndërhyrjeve për të kontrolluar rritjen e fidanëve të përdoren doza të vogla, për të mos nxitur rritje vegjetative të tepruar, apo të pakontrolluar të fidanëve. Ndërsa, përqendrimi i fosforit në tretësirë ushqyese të fidanëve duhet të jetë nga 15 në 40 mg/ litër dhe ai i potasit nga 100 në 200 mg/ litër, normat orientuese të përqendrimit të azotit janë si më poshtë:


· Domate 50-100 mg/ litër


· Spec 100-150 mg/ litër


· Lakra 100-150 mg/ litër


· Kungulloret 100-150 mg/ litër


Kjo pergjigje eshte marre nga ky publikim lidhur me prodhimin e fidaneve te perimeve nga IADK:


Shihe publikimin e plote www.fermaime.com/

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com