Përgjigje për Ekrem Mehmeti

Ne pyetjen e parashtruar nga Ekrem Mehmeti lidhur me institucionet qe bejne Certifikimin si prodhues organik.


Pyetja: Përshëndetje, Ju lutem më informoni se ku gjendet zyra që bënë çertifikimin e prodhuesëve të mjaltit organik? Ju falëmnderit!


Pergjigje


Kosovë operojnë dy organizata të huaja të cilat bëjnë çertifikimin e produkteve organike.


1. Trupa çertifikuese BIO inspekt/Zvicër në bashkëpunim me Albinspekt/Shqipëri, të cilat bëjnë inspektimin dhe çertifikimin organik për bimë medicionale dhe fruta të egra.


Nga Albinspkti janë çertifikuar dy kompani të cilat bëjnë grumbullimin dhe përpunimin e frutave të egra dhe bimëve medicionale ("Agroprodukt Syne" në Istog dhe “Flower Hit" në Dragash). Këto kompani organizojnë mbledhjen, tharjen dhe përpunimin e frutave të egra dhe bimëve medicionale.


2. Trupa çertifikuese PROCERT nga Maqedonia, në bashkëpunim me Shoqatën e Bujqësisë Organike të Kosovës, të cilat njëkohësisht bëjnë edhe çertifikimin e prodhimit të mjaltit organik nga viti 2010.


Çertifikimi i produkteve organike është mbështetur edhe nga Intercooperation, GIZ, USAID, Mercy Corps, etj.


Sqarim: Albinspekt është trupa e parë shqiptare e listuar nga BE në listën e trupave inspektuese dhe çertifikuese të njohura nga BE, si dhe është trupa e vetme shqiptare që ofron shërbime çertifikimi për standartet organike me destinacion tregjet evropiane dhe amerikane (vepron dhe ofron shërbimet e saj në Shqipëri dhe Kosovë).


Kjo pergjigje eshte derguar nga zedhenesi i MBPZhR z.Adil Behramaj

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com