Përgjigje për Agron Krasniqi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Agron Ibrahimi lidhur me demtimin e grurit nga bora e fundit qe ka rene.


Pyetja: Pershendetje, Bora e ketyre qe ka rene, sipas eksperteve eshte e mireseardhur. Por ne disa vende ku trashesia e bores ka qene mbi 20 cm dhe gruri mjafte i rritur per kete kohe, e ka shtrire per toke e sic po mund te verehet edhe eshte thyer. Cilat jane gjasat qe ky te rikuperohet (drejtohet)?


Pergjigje


Pershendetje edhe per fermerin i cili na eshte drejtuar me pyetjen.


E kuptoi shqetesimin e fermerit. Eshte e kuptueshme se nje kohe te gjate nuk kemi pas te reshura atmosferike dhe kulturat bujqesore kane pas nevoj per keto te reshura e poashtu edhe kiltura e grurit. Bora ne kete kohe ka qene e paparashikueshme dhe sigurisht ka mund te shelle edhe deme ne kulturat bujqesore. Eshte nje fat i mire qe temperaturat nuk kane rene ne minus ku damet do te ishin te mdha sidomos tel pemet te cilat jane ne fazen e lulezimit dhe te kulturat perimore ne fushe te hapur.


Sa i perket grurit pesha e bores e ka rrezuar grurin pertoke. Te gruri i cili nuk ka arrit ti formoj noduset(nyjet) pa kurrfar problemi aftesia e tij regjeneruese do ta ngrise ne kembe kurse tek gruri i cili i ka krijuar noduset (nyjet) dhe te cilat nga pesha e bores jane thyer nuk do te kete regjenerim. Mirepo sa kemi verejtur nga terreni tek shumica e grunajave nuk ka ndodhe nje gje e till. Edhe pse me noduse te krijuara gruri do te ngritet dhe perqindja e demit do te jete e vogel ngase deri ne formimin e kallirit ka kohe dhe kushtet atmosferike qe po mbreterojne me nje ushqim adekuat me plehra azotike dhe nje mbrojtje te suksrshme nga barojat e keqija presim rendimente te mira tek kjo kulture. 


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Lipjanit z.Nijazi Ibrahimi

Nga: Nijazi Ibrahimi (Lipjan)
Telefon: tel
E-mail: nijazi_ibrahimi@hotmail.com