Pergjigje per Egzon Ibrahimi nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Egzon Ibrahimi lidhur me vrugun e domates.


Pyetja: Pershendetje stafi i portalit Ferma Ime, Kam nje pyetje per semundjen e vrugut te domates. Cilat jane masat parandaluese dhe masat e kontrollimit te kesaj semundje te domatja ?


Pergjigje


Vrugu i domatës ( Phytophthora infestans)


Masat preventive: Të përdoren për mbjellje vetëm fidanet e pastërta nga sëmundjet, largo dhe shkatërro bimët dhe pjesët e tyre të infektuara, siguro një arjosje të mirë, përdorimi i varieteteve rezistente, siguro sasi të nevojshme të plehrimit, ujitja të bëhet me kujdes, qarkullimi bimor.


Trajto kur simptomat e para janë të dukshme: Previcur 607 SL, Previcur Energy, Consento, Mikal Flash, Aliette Flash, Champion 50 WP, Antracol 70 WP, Dithane M - 45, Ridomil Gold MZ 68 WP, Ridomil Gold plus 42.5 WP, Folio Gold 53.75 SC, Bravo 500 SC, Daconil 720 SC. Previcur Energy : nuk përdoret kur toka është e terur, Ridomil Gold MZ 68 WP: maksimumi 4 trajtime janë të lejuara


Kjo pergjigje eshte derguar nga Keshilltarja per bujqesi ne komunen e Vitis z.Fadile Demelezi

Nga: Fadile Demelezi (Viti)
Telefon: tel
E-mail: dile_da@hotmail.com