Pergjigje per Beke Rexhaj nga Keshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Beke Rexhaj lidhur me mbrojtjen e pemeve nga temperaturat e uleta.


Pyetja: pershendetje dua tju pyes se cila esht menyra me e mir per mbrojtjen e pemve nga bryme? kam degjuar se me sperkatje me antifriz ju ndimon shum sa esht e efekshme kjo?


Pergjigje


MBROJTJA E PEMEVE NGA TEMPERATURAT E ULETA

Paraqitja e temperaturave teper te larta ne periudhen e qetesise relative te pemet mund te pershpejtoje fillimin e vegjetacionit dhe qeljen e tyre para kohe. Natyrisht qe pastaj egziston rreziku i renjes se temperaturave dhe demtimi i rendimentit te ardhshem.

Per te ngadalsuar qeljen e parakohshme te pemeve pemetaret shpeshehere I perdorin disa metoda si:

• Grumbullimi i bores rreth pemeve (natyrisht kur ka bore)

• Ujitja me uje (toka me lageshti eshte me e ftohte dhe ndikon ne vonimin e fillimit te levizjes se lengjeve ne peme)

• Koheve te fundit po aplikohen preparate te ndryshme natyrore te cilat perms mekanizmave te ndryshem ndikojne ne rritjen e rezistences se bimeve nga temperaturate uleta.

Me poshte po pershkruajme disa te dhena per nje preparat te tille.

NPA (Natural Plant Antifreeze) mund te ule piken e ngrirjes-demtimit nga te ftohtit per 7° C. Perveq kesaj keto preparate kane edhe ane te tjera positive si: rrite kapacitetin e fotosintezes dhe shtypjen osmotike, bimet me mire I shfrytezojne materjet ushqyese dhe ujin, zvoglohet nevoja per plehra, rritet rezistenca e bimeve nga semundjet etj.

CROPAID eshte nje preparat biologjik i prodhuar nga bakterja Thiobacillus subspecies. Si i tille eshte i pa demshem per ambientin . Per te mbrojtur bimet nga ngricat perdoret ne fillim te vegjetacionit.

Cropaid aplikohet duke e perzier me uje ne raport afersisht 1/200) Enzimet qe permban ky preparat do ti merr bima perms stomeve,lenticeleve dhe rrenjeve. Per nje kohe shume te shkurte, enzimet e stimulojne bimen te prodhoje proteinat = AFP dhe aminoacidet= AAA,te cilat te bima ndikojne si antifriz.

Kur temperaturat e uleta paraqiten per kohe te shkurte (per disa ore), pemet mund te mbrohen me lehte, duke I ujitur me uje, duke i tymosur, me ane te kalorifereve me gas qe lirojne nxehtesi te madhe etj. Duke i pasur parasyshe rreziqet nga ndikimi i temperaturave te uleta, te cilat te ne jane raste te shpeshta, sidomos ato te vonshmet pranverore, para se te ngritet pemetorja, duhet te kihen parasyshe edhe keto aspekte:

• Lartesia mbidetare e vendit ku ngritet pemetorja

• Rreljefi, duhet tu iket luginave, vendeve ku nuk ka levizje te lire te ajrit

• Ekspozicioni

• Lloji I pemes

• Kultivari

• Masat agro dhe pomo teknike etj.

Sivjet edhe pse egziston rreziku I fillimit te hershem te vegjetacionit, shpresojme te mos kemi deme te medha. Renja e kohepaskoheshme e temperaturave po ndikon ne frenimin e qeljes se pemeve, per ndryshe do te kishin qeleur qe nje muaj. Besoj qe situate do te levize ashtu qe edhe pemet do tu pershtaten konditave te motit dhe do te krijojne me kohe mekanizmat mbrojtes nga renja eventuale e temperaturave.

Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqesise z.Nazmi Rapuca
Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com