Përgjigje Jakup Gashi nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e parashtruar nga Jakup Gashi lidhur me kushtet e pershtatshme per mbjelljet e specit dhe domates ne fushe te hapur.

Pyetja: cilat jane kushtet e pershtatshme per ndrrimin e perimeve ( specit, domates) ne fushe te hapur. a eshte ende heret a po tash eshte koha?

Pergjigje

Tek kultivimi përmes fidanit, njëra ndër fazat më të rëndësishme është përgatitja cilësore e fidanit.

Përgatitja e fidanit

Prodhimi cilësor i fidanit nënkupton përgatitjen e fidanit në module, duke përdorë substrat të përshtatshëm për lloje të caktuara të perimeve. Edhe masat tjera  të përkujdesit (temperatura, ndriçimi, lagështia dhe të ushqyerit) duhet të jenë në përputhje me kërkesat e fidanëve. Është shumë me rëndësi që fidanet të ndërrohen së bashku me dhe (jo me rrënjë të zhveshura). Fara e cila përdoret për mbjellje duhet të ketë cilësi të mira (energji dhe aftësi mbirëse të lartë) dhe të jetë e dezinfektuar

Zgjedhja e farës hibride të F1 gjeneratës, krijon një siguri më të madhe për prodhuesit. Afati i mbjelljes së farës ndryshon varësisht nga kushtet agroekologjike të regjionit përkatës dhe qëllimi i prodhimit të përcaktohet për çdo rajon.

Kalitja vazhdon gjatë gjithë kohës së prodhimit të fidanit.

Në fillim mjediset në të cilat prodhohet fidani lihen të hapura kohë pas kohe(varësisht nga temperaturat e jashtme),ndërsa së paku tri – katër ditë para ndërrimit në fushë duhet të lihen të hapura edhe gjatë natës me qëllim që fidanët të përshtaten plotësisht kushteve të mjedisit të jashtëm.

Prodhimi cilësor i fidanit nënkupton përgatitjen e fidanit në module, duke përdorë substrat të përshtatshëm për lloje të caktuara të perimeve. Edhe masat tjera të përkujdesit (temperatura, ndriçimi, lagështia dhe të ushqyerit) duhet të jenë në përputhje me kërkesat e fidanëve.

Është shumë me rëndësi që fidanet të ndërrohen së bashku me dhe (jo me rrënjë të zhveshura ).

Fidani shëndoshë vital, i cili arrin për ndërrim në kohën e planifikuar, është njëri nga parakushtet më të rëndësishme për arritjen e rendimenteve të larta tek speci.

Ndërrimi i fidaneve në fushë

Përgatitja e mirë e tokës është parakusht i rëndësishëm në prodhimin e suksesshëm të specit.

Toka duhet të përgatitet në atë mënyrë që të krijohet në të një regjim optimal ujorë-ajror.

Toka duhet lëvruar menjëherë pas largimit të parakulturës. Nëse kjo kohë nuk përputhet me kohën e lëvrimit të thellë vjeshtor, atëherë duhet bërë edhenjë lëvrim i thellë vjeshtor. Në pranverë nëse konsiderohet që toka është më e ngjeshur, atëherë do të ishte e preferuar që të bëhet jë lëvrim i cekët, e më pas punimi plotësues i tokës (trinimi, piatimi etj). Pasi qe speci ndërrohet ne vend te përhershëm nga fillimi i majit barojat e këqija janë prezentë pothuajse kudo kështu qe preferohet aplikimi i frezimit si masë për shkriftimin e tokës dhe për eliminimin e barojave te këqija. Duhet kushtuar shumë kujdes qarkullimit bimor. Për ndërrim fidanët duhet të kenë së paku 5– 6 gjethe, të jenë të shëndoshë dhe të kalitur mirë.

Është e preferuar që fidanet të ndërohen së bashku me dheun-substratin në të cilin ndodhet fidani. Në rastet kur ndërrimi I fidanëve bëhet me rrënjë të zhveshura (nga dheu – substrati), zënja e fidanit është më e vështirë dhe më e ngadalshme.

Ndërrimi i fidanëve me rrënjë të zhveshura shkakton një vonesë shtesë në arritjen e fryteve për vjelje.Tek mënyrat bashkëkohore të kultivimitnë fushë të hapur, numri i bimëve për hektar është zakonisht më i vogël se sa tek mënyra tradicionale e kultivimit. Zakonisht ky numër sillet rreth 4 – 6 bimë/m2.

Specin duhet gjithsesi ta kultivojmë në qarkullim bimor, kështu që në të njëjtën sipërfaqe, mund të mbillet vetëm pas tri deri katër viteve. Parakulturat më të mira për te janë drithërat, bimët leguminoze dhe ato foraxhere.

Përgatitja plotësuese e tokës duhet bërë sa më mire, në mënyrë që të sigurohet regjimi i mire ujoro ajror.

 

Së bashku me punimin themelot që duhet bërë në vjeshtë, hudhen edhe . 30t/ha pleh organik si dhe 200-400 kg/ha plehra NPK (mundësisht kombinimi 8:16:24). Në pranverë duhet bërë punimin plotësues të tokës dhe së bashku me këtë punim jipen edhe 200-400kg/ha pleh.

NPK.Ndërrimi i fidanëve në fushe të hapur duhet bërë kur temperatura e natës sillet në rreth 15°C, që në kushtet tona është duke  fundi I dekades se parë të muajit  maj,por sygjerojm që afati I saktë I mbjelljes t’I permbahet temperatures  15°C. 

Kultivimi në të njëjtën sipërfaqe për disa vite rrit rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve, dëmtuesve dhe ndikon në shfrytëzimin e një anshëm të elementeve ushqyese.

Ndërrimi i fidaneve bëhet në distance 40 x 25cm. Eshtë e preferuar që fidani të ndërrohet së bashku me dheun (substratin). Ndërrimi preferohet që të bëhet gjatë kohës me vransira, apo kur nuk janë temperaturat e larta. Menjiherë pas ndërrimit duhet kryer ujitje.Në kushtet tona klimatike, kultura e specit me sukses mund të kultivohet mirëpo vetëm me ujitje të vazhdueshme. Për herë të parë, ujitja duhet të bëhet me rastin e ndërrimit të bimës, kurse më vonë ujitja bëhet sipas nevojës dhe kërkesave të bimës. Në fillim bima nuk ka shumë kërkesa për ujë, përderisa më vonë rriten nevojat për ujitje.Ujitja e bimës së mbjellur në tokë të shkrifët bëhet më shpesh ndërsa në toka të rënda më rrallë.

5. Kultivimi i domates

Domatja mund të kultivohet në mënyra të ndryshme. Format dominuese të kultivimit të domates janë kultivimi në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura. Kultivimi i domates kryesisht bëhet përmes fidanit. Më rrallë mund të haset edhe kultivimi me mbjellje të drejtpërdrejtë të farës në fushë të hapur (kryesisht për nevojat e industries përpunuese).

Përgatitja e fidanit

Pa marrë parasysh ambientin në të cilin kultivohet, përgatitja e fidanit është njëra nga hallkat më të rëndësishme të prodhimit të domates.Zgjedhja e farës cilësore dhe e kultivarit të përshtatshëm janë gjithashtu parakushte shumë të rëndësishme për prodhim të suksesshëm të domates për faktin se gabimet eventuale në këtë fazë nuk mund të përmirësohen në fazat e mëvonshme.

Fara e cila përdoret për mbjellje tek domatja duhet të ketë cilësi të mirë, të jetë e dezinfektuar, përkatësisht të jetë e shëndoshë.

Fidanët e domates mund të prodhohen në forma të ndryshme.

Tradicionalisht shumica e fermerëve prodhojnë fidanë në lehë të nxehta. Në kushtet e prodhimit bashkëkohor të domates fidani përgatitet në module duke përdor substrate të përshtatshme për këtë qëllim. Para ndërrimit të fidanëve, duhet pasur kujdes që ato t'u përshtaten kushteve në të cilat do të ndërrohen (sidomos nëse ndërrimi bëhet në fushë të hapur), përkatësisht duhet pasur parasysh kalitja e fidanit. Kalitja nënkupton përshtatjen e fidanëve me kushtet te temperaturës, ndriçimit dhe ujitjes në ambientin e ri në të cilin do të ndërrohet.

Fidani i domates për ndërrim duhet të ketë 6 – 8 gjethe të formuara, dhe të ketë gjatësi 20 – 35 cm (varësisht nga kultivari).

Përgatitja e tokës për ndërrim të fidanëve

Përgatitja sa më cilësore e tokës përndërrimin e fidanëve është mjaft erëndësishme për kultivimin domates.Nëpërmjet punimit të tokës duhet krijuarregjim të mirë ujorë-ajrorë, që ështëkusht shumë i rëndësishëm për rritjendhe zhvillimin e mirë të domates.Përgatitja e tokës duhet të fillojëmenjëherë pas largimit të parakulturës.Në vjeshtë duhet bërë lëvrimi themelor vjeshtori tokës në thellësi 30 – 35 cm.Në pranverë, sa më herët që lejojnëkushtet e ambientit të jashtëm, bëhetpunimi plotësues i tokës i cili ka përqëllim shkriftësimin sa më të mirë tësipërfaqes.

Qarkullimi bimor

Domatja nuk duhet të kultivohet dy e më tepër vjet rresht në të njëjtën sipërfaqe. Ajo nuk e përballon kultivimin në monokulturë. Në të njëjtën sipërfaqe mund të mbillet pas 3–4 viteve. Parakulturat më të përshtatshme janë bimët leguminoze, barërat shumëvjeçare, qepa, karota, etj. Në qarkullim fushor vie në vendin e parë, andaj rëndom në prodhimtarinë e domates duhet aplikuar plehërimin me pleh organik, shkepja e të cilit bëhet para lëvrimit të thellë vjeshtor të tokës (në sasi 40 – 60 t/ha).

Ndërrimi i fidanëve

Ndërrimi i fidaneve në fushë të hapur bëhet atëherë kur të kalojë rreziku nga temperaturat shumë të ulëta. Në kushtet kontinentale kjo arrihet në fund të prillit dhe në fillim të majit,dekada e par e muajit maj konsiderohet si afati me optimal per kushtet tona. Distancat në të cilat bëhet ndërrimi I fidanëve janë të ndryshme dhe ato varen nga vetitë e kultivarit. Kultivarët me  rritje indeterminante ndërrohen në distance 70 – 90 cm ndërmjet rendeve dhe rreth 40 cm ndërmjet bimëve në rend,ndërsa tek kultivarët determinantë 70 x 30 cm.

Gjatë kultivimit në lloje të ndryshme të serrave distancat e mbjelljes varen edhe nga prodhimi i parashikuar dhe nga periudha kohore e planifikuar për shfrytëzim. Në bazë të këtyre parametrave numri I bimëve për 1m lëviz nga 2 – 4.

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

Domatja gjatë gjithë vegjetacionit kërkon kujdes mjaft intensiv. Përveç masave të zakonshme të përkujdesit (ujitja,plehërimi, mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, etj.), tek domatja ndërmerren edhe disa masa specifike (sigurimi mbështetësve, largimi i sqetullorëve etj.).

Numri i ujitjeve varet nga tipi i tokës, temperaturat e ambientit të jashtëm, fazat e rritjes dhe zhvillimit të bimëve, etj.Ujitja mund të bëhet në forma të ndryshme. Në prodhimtarinë intensive të domates aplikohet pothuajse në tërësi ujitja përmes sistemit pikë-pikë. Kjo formë e ujitjes ka përparësi të mëdha në me ujitjen me brazda dhe ujitjen në formë të shiut. Në fazat e hershme ujitjet duhet të jenë më të rralla, ndërsa me fillimin e fazës së lulëzimit dhe frytifikimit ujitjet duhet të jenë më të shpeshta. Kjo ndodh për arsye se përveç rritjes së kërkesës së bimëve për lagështi, në këtë fazë zakonisht ndodh edhe ngritja e temperaturave. Me anë të aplikimit të mbulimit të sipërfaqes ndërmjet rendeve me materiale të ndryshme, kryesisht me folie të zezë, arrihen disa efekte pozitive. Arrihet racionalizim i punëve (nuk ka nevojë për prashitjet mes rendeve, nuk ka rritje të barojave, shfrytëzimi i ujit është më racional, toka është më e nxehtë, rritja e bimëve është më intensive dhe të gjitha këto ndikojnë në rritjen e rendimentit të përgjithshëm.Riplehërimi i bimëve të domates fillon 10 – 15 ditë pas ndërrimit. Mandej riplehërimet vazhdojnë në fazën e lulëzimit dhe formimit të fryteve.

Gjithashtu është e preferueshme që pas çdo vjeljeje të bëhet një riplehërim.Gjatë kultivimit në lloje të ndryshme të serrave dhe përdorimit të sistemit të ujitjes pikë-pikë, riplehërimi i bimëve bëhet kryesisht përmes këtij sistemi, duke bërë shpërndarjen e plehrave bashkë me ujin i cili përdoret për ujitje. Në këtë rast është e mundur që të kontrollohet sasia totale e plehut të përdorur. Sasitë e rekomanduara me këtë metodë janë 2-5 kg/ha/ditë në 2-3 javët e para pas trapiantimit të bimëve dhe 10-20 kg/ha/ditë në fazën e rritjes intensive dhetë frutifikimit. Përqendrimet e rekomanduara të plehrave me këtë metodë janë 0.1- 0.2 gr/litër në javët e para pas trapiantimit dhe 0.3-0.5 gr/liter gjatë fazave të mëvonshme. Nëse plehërimi aplikohet një herë në 2 ose 3ujitje, përqendrimi i plehrave rritet në të njëjtën masë, por duke i kushtuar vazhdimisht vëmendje shmangies së fenomeneve të kripëzimit në tokë. Gjatë gjithë kësaj kohe duhet pasur kujdes për raportin optimal ndërmjet elementeve bazë (N, P, K), në përputhje me kërkesat e domates në faza të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit.Largimi i sqetullorëve është masë e rregullt gjatë kultivimit të kultivarëve indeterminantë.Largimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme, kur ato arrijnë gjatësi 4 –5 cm. Ato mund të largohen në forma të ndryshme, por duhet pasur kujdes që gjatë largimit të tyre mos të dëmtohen pjesët tjera të bimës. Edhe sigurimi I mbështetësve është masë e domosdoshme tek këta kultivarë.Mbështetëset mund të jenë të formave të ndryshme. Tek domatja sidomos në fazën e fundit të vegjetacionit aplikohet largimi i gjetheve të vjetra të cilat fillojnë të marrin ngjyrë të verdhë.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Kaçanikut. Ing.dip i bujqesise z.Zekeria Koxha

 


 
Nga: Zekeria Koxha (Kacanik)
Telefon: tel
E-mail: koxha_zeki@hotmail.com