Përgjigje për Egzon Nika nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e parashtruar nga Egzon Nika lidhur me plehrimin e Grurit.

Pyetja: Ju lutem nese mund te me siguroni nje pergjigje. Kam plehosur 4 hektar me pleh UREA me daten 05.04.2014 a paraqet kjo dukuri ndonje problem sepse shum njerez me than se nuk ben te plehrohet tash me UREA ...por kam mbjell shum von edhe ka qen shum i dopt(sahri i shkojke)...ju faleminderit per mirkuptim

Pergjigje

Përdorimi i plehut Azotik për RIPLEHËRIM-UREA mund të përdoret për riplehërimin e parë të grurit me dozë 150-200kg/ha varësisht prej përbërjes së tokës(vetive fizike, kimike, biologjike- vetive agro-pedologjike).Ureja mund të përdoret për riplehërimin e kulturave bujqësore deri mesatarisht kur temperaturat e tokës arrijn deri +15 grad Celsius , mbi këtë temperaturë mund të përdoret shumë mirë me korporimin e dheut.

UREA përmban 46% N(Azot).

Ndërsa tani këtë fermer e udhëzojm që pas 3 jave të perdor plehun mineral NAG me 27%N në mënyrë që gjendja shëndetësore dhe faza e vëllazërimit të kryhet normal.Sasia e plehut NAG duhet të jetë 250kg/ha por me kusht që toka duhet të ketë lagështi sepse bima plehun mund ta absorboj përmes tokës vetem kur ka lagështi.

 


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Drenasit  Msc. Ahmet Ahmeti
Nga: Ahmet Ahmeti (Drenas)
Telefon: tel
E-mail: ag.a.ahmeti@hotmail.com