Përgjigje për Egzon Nika

I nderuar, lidhur me pyetjen tuaj me poshte po ju japin nje pergjigje lidhur me plehrimin pranveror te grurit dhe nje publikim:


Pergjigje:


Koha e pershtatshme e plehrimit pranverore


Si koha me e pershtatshme per plehrimin e kultures se Grurit por edhe drithrave te tjera ne Pranver ose eshtequajtur riplehrimi munde te behet ne disa faza e me se miri ne 2 faza:


Faza 1. kur fillojne te ngriten temeperaturat e tokes dhe ajrit e qe kjo korrespondon me fillimin e vegjetacionit, qe do te thote kah fundi I Muajit shkurt e deri kah gjysma e Muajit Mars me Plehra te Azotit(N) siq eshte Ureja 46% ose Nag-u Nitrati Amonit gelqeror. 26% etj. ne nje sasi prej 100-150 kg/ha. Nag-u.


Faza 2. e riplehrimit ose Plehrimit plotesues behet pas nje muaji ose me fillimin e formimit te kallirit te grurit me nje sasi prej 80-100 kg/ha Nag. Mirpo fermeret munde edhe ta bejne riplehrimin vetem ne 1 faze (1 her) ne mes te dy perudhave te lartpermendura me (N) Nag me nje sasi prej 180-220 kg/ha.

Ndersa per sa I perket pyetjese se kur eshte koha me e pershtatshme per Sperkatjen e Kultures se Grurit mendoj se te gjithe fermeret dhe kultivuesit e kultures se Grurit ne radhe te pare duhet te konstatohet dhe verifikohet lloji I smundjes ose I demtuesit I cili e ka sulmuar kulturen e Grurit e pastaj te nderhuhet. Megjithate jane te njohura disa semundje dhe Demtues te drithrave si me te perhapura qe I prekin drithrat jane:


Ndryshku I Drithrave (P.Maydis),


Hiri I Drithrave (E. graminis) etj.

Te cilat luftohen me preparate Fungicide sistemike, me permbajte Preparatit me Baze te Benomillit.


Perpos semundjeve te lartpermendura drithrat viteve te fundit ne mase madhe po I sulmon demtuesi Ushujza e Drithrave (lema Melanopa) ky demtues paraqitet ne fazene fillimit te formimit te kallirit, dhe me paraqitjen e ketij demtuesi duhet te nderhyhet menjiher me sperkatje me insecticide me preparatin FYRI.

Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Malisheves. Ing. i bujqësisë z.Milaim Morina

Poashtu ju lutem shikoni edhe kete publikim:

http://www.fermaime.com/?id=7&l=2433


Ndersa, lidhur me pyetjen tuaj se a paraqet ndonje problem plehrimi i vone qe keni bere me URE, brenda pak kohe do te marrim pergjigje dhe do ta plotesojme pergjigjen per ju.

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com