Përgjigje për Burim Llaadrovci nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Burim Lladrovi lidhur me kujdesin e vicave te posalindur.

Pyetja: Pershndetje, p.sh nje lope kur shtohet dhe ja ndane vicin 3 ditesh nga lopa si duhet kujdesur per vicin pastaj dhe a duhet me perdor vitamina?

Pergjigje

 

Kujdesi për viçat e sapo lindur

 

Të ushqyerit e lopeve gjatë fazës së tharjes është momenti kur fillohet të ushqehet edhe viqi . Racioni ushqimor i lopës mëmë ndikon në formimin e fetusit dhe në cilësinë e kulloshtrës për këtë duhet ti kushtohet vëmendje cilësisë së ushqimit.

 

Kurrsesi nuk bënë të ndahet viçi nga nëna biologjike në kushtet normale, deri në përfundim të periudhës kolostrale, në rastet kur mëma e viçit ngordh si pasoj e një lindje te rëndë ose semdje tjeter, atëher viçi i bashkohet lopës që ka pjellur në periudhën kohore te ngjajshme me mëmën e viçit, ose në ato raste kur nuk kemi lopë tjeter në ferm atëher bëhet ushqimi i viqit me qumësht me nipel-shishe.

 

Kulloshtra është ushqimi i parë që e merr viqi në jetën e tijë, kulloshtra ka rëndësi të madhe jetësore për viçin , ajo ka vlerë të lartë ushqyese, përmbajtje të madhe të imunoglobulinave. Viçit të posa lindur i mungon imuniteti aktiv , është shum i ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Kulloshtra duhet ti ipet viçit sa më parë që është e mundur, kulloshtra duhet të ipet 1-2 orët e para pas pjelljes e që është pirja e parë për viçin.

 

Pirja e dytë bëhet pas 4 deri 6 orë, në ditën e 2-të deri në ditën e 5-të kulloshtër i jepet viçit 4 herë në ditë deri në ngopje. Nëse viçit i mungon instikti për thithje kulloshtra duhet ti ipet me nipel-shishe.

 

CILËSIA E KULLOSHTRËS

 

Kulloshtra ka sasi te madhe te antitrupave mirpo sasia e antitrupave bie shum shpejt dhe absorbimin e antitrupave dhe materjeve ushqyese viçi i merr në 24 orër e para.

 

Kulloshtra e mbrone viqin nga semundjet sidomos ato te tokes siq eshte Kembzeza deri ne moshen 6 muajshe.

 

Viqi i cili ka marr me rregull kulloshtren, prandaj edhe nuk vaksionohet deri ne muajin e gjashte sepse ka marre kulloshtren e cila e mbron ate deri ne 6 muaj(kjo vlen per semundjet siq eshte kembzeza)

 

Krahasim KULLOSHTRA ndaj QUMËSHTIT

 

Kulloshtra ka 10 herë më shumë vit.A se qumështi

Kulloshtra përmban tri herë më shumë Vit.D se qumështi


Kulloshtra përmban së paku 10 herë më shumë hekur se qumështi


Kulloshtra ka shumë më shumë minerale se qumështi , Kalcium, Fosfor, Magnez etj.


Ne diagramet ne vijim shikoni % e materive ushqyse dhe minerale te kulloshtra nga dita e parë dhe rënia e % deri ditën e shtatë ;






 

Andaj si permbledhje për lexuesin e portalit Ferma Ime.

Kulloshtra, kursesi nuk guxon që të mjelet dhe mos ti ipet viçit  dhe se ushqimi kulloshtër  për viqin është i pa zëvendësueshëm dhe  ZGJAT  vetëm 5-6 DITË.

 

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Gjilanit. Dr. i Veterinarise Alban Spahiu PhD

 

 


 

Nga: Alban Spahiu (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: al_spahiu@hotmail.com