Përgjigje për Majlinda Rexhaj nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Majlinda Rexhaj lidhur me kultivimin e Pjeshkes.


Pyetja:Pershendetje "Ferma Ime", Shpresoj te jeni mire ! Kam nje kerkese shpresoj te me beni hall ! A mund te me siguroni ndonje informat rreth kultivimit te pjeshkes,a posedoni ndonje informat se sa kultivohet pjeshka ne Kosove,ju lutem me ndergoni ndonje materjal rreth kultivimit e tyre?


Pergjigje:


Sa I përket kultivimit të pjeshkës në kosovë edhe pse nuk kemi statistika, mund të themi se janë sipërfaqe simbolike.  Në Gjilan, fshati Kravarice në pronën e fermës MOEA, kultivohen rreth 4 ha me pjeshke dhe ndoshta edhe më pak se 10 ha të tjerë në tërë Kosovën. Kohëve të fundit vërehet një interesim I fermerëve për këtë kulturë. Pjeshka për ndryshe është një pemë mjaft e kërkuar në treg, shume e shijshme dhe me vlera të rëndësishme në të ushqyerit e njeriut. Është ndër pemët më të ndijshme dhe ka kërkesa ndaj kushteve klimatike, tokës, mbrojtjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe masa tjera agro dhe pomo-teknike.

Më poshtë po japim një publikim nga Fatmir Voci, që flet më gjërësisht për pjeshkën.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi Ing. dip i bujqesise z.Nazmi Rapuca

Pjeshka (Persica vulgaris Mill)


Karakteristikat   

Bazuar në emertimin latinisht Persica, më parë ishte menduar se origjina ishte nga Përsia.

Por studimet e mevonshme kanë vërtetuar se vend origjina e pjeshkës është Kina madje ne malet Shensi.

Të dhëna të tjera vërtetojnë se ajo është njohur dhe kultivuar nga kinezet rreth 5000 vjet më parë. Pastaj nëpërmjet rrugës se mendafshit është përhapur në drejtim te Persise.

Gjatë pushtimeve greke dhe romake, pjeshka është sjelle nëpër vendet e Mesdheut dhe më pas në të gjithë Europen.

Ndërsa në Shqipëri mendohet të ketë ardhur nga vendet e Azise Përendimore gjatë përandorive greke, romake e më pas ashtu si shumica e pemëve të tjerë frutore.

Në vendin tone kjo bime është përqendruar kryesisht ne Ultesiren Përendimore. Megjithese pjeshka u qendron më pak temperaturave të ulëta, përseri në lidhje me sipërfaqen dhe numrin e bimëve te mbjella, ajo zen vendin e tretë në botë në grupin e pemëve frutore.

Kjo përhapje ka arsyet e veta jo vetëm për faktin që frutat e kësaj pemë janë shumë të shijshme gjatë konsumimit, por ajo qe ka rendësi është se si rezultat i shumë kultivarëve dhe varieteteve, prodhimi i tyre mbulon nga fillimi i muajit Maj dhe vazhdon deri në  fund të Tetorit.

Frutat përmbajnë 8-12% lëndë sheqerore, acide organike, lëndë azotike, lëndë minerale, lëndë aromatike, vitaminat më kryesore janë C (12-35 mgr/100gr fruta), vitamine A dhe grupi i vitaminave B, PP, E, etj.

Frutat e kësaj pemë kanë gjetur një përdorim të gjërë edhe në industrine përpunuese, si reçelera, marinada, lëngje, prevede, lëngje, etj.

Bën pjesë në familjen Trëndafilore (Rozaceae) dhe në gjinine Persica Mill.

Pjesa më e madhe e varieteteve të pjeshkës i përkasin species Persica vulgaris Mill me sinonime Prunus Persica Stockes dhe Amydalus Persica Lin.

Specia e pjeshkës klasifikohët ne tre grupime kryesore që janë:

Pjeshka e zakonshme e cila karakterizohet me lëkurë me push, e bute kur piqet, me tul te verdhe ose të bardhe dhe është e destinuar për prodhim te freskët.

Pjeshka Përcoche e cila karakterizohet tul të butë dhe është e destinuar për përpunim industrial si lëngje, shurup, konserva, etj.

Nektarin Persica leavis (ndryshe quhet pjeshka kumbull), e cila dallohet për mos pranine e pushit në fruta.

Nettarina karakterizohet me tul më të fortë, kercitese dhe është e destinuar vetëm për konsum te freskët.

Mbi origjinen e nektarines ka disa mëndime,

-          Ku njëra mendohet se është mutacion (e thënë ndryshe shpërthim sythor) i pjeshkës Persica vulgaris

-          Varianti tjetër është se nektarina ka ardhur si rezultat i një hibridizimi te larget ndërmjet pjeshkës Persica vulgaris dhe kumbullës Prunus domestica.

Pjeshka e zakonshme formon një trup të lartë 4-5 m.

Kurora në fillim rritet shpejt në lartësi dhe më pas e ndalon rritjen në lartësi duke e vazhduar ate ne gjërësi.

Llastarët janë me gjethe te lemuara dhe në ngjyrë jeshile te hapur, madje në të kuqerremet nga ana e diellit.

Sythat në të shumtën e rasteve janë buketore dhe në majë të tyre ndodhet një syth vegjetativ.

Rrënja në fillim zhvillohet boshtore dhe pastaj degëzohet në afërsi të sipërfaqes së tokës.

Lulet e pjeshkës janë të bardhe në të trendafilte, me një bisht të shkurtër dhe me një erë karakteristike sipas varietetit.

Çeljen e luleve e fillojne pas kajsise kajsisë dhe vazhdojne gjate Marsit.

Lulja e kajsisë është tipikë e familjes rozaceae, e tipit 5 (5 petela, 5 nënpetela 5 theke dhe 1 kreze pistili.

Në çdo syth frutore çel nja një lule, por karakteristike se në shumicën e rasteve sythet frutore janë në formë bukete që janë të vendosura në degët buketore, në të përzierat, madje edhe nëpër thithakët.

Çdo lule jep një frut.

Pas mbjelljes ne vendin e përhershem, bima e pjeshkës karakterizohet për një rritje të fuqishme dhe me një degëzim të shumtë.

Si rezultat i rritjes se shpejte të kurorës, bima hyn në prodhim qysh në vitin e dytë pas mbjelljes dhe në prodhim të plotë futet në vitin e peste.

Kurora e merr formën e sajë të plotë në fund të vitit te katert.

Në kushte të përshtatshme kultivimi, pjeshka jeton në rreth 20 vjet. 

Prodhimi mesatare është rreth 30 kg për rrënjë, madje në bimë të veçanta shkon edhe në 100kg.

Një tjetër faktor ndikues në jetën e kësaj bimë është ndjeshmeria që ka ndaj lagështirës së lartë te ajrit dhe të tokës.

Pjeshka nuk pëlqen toka të ngjeshura, argjilore të rënda, më shumë gëlqere dhe të papërshkueshme nga uji.

Pelqen vetëm në toka të thella, të ajrosura dhe të kulluara mirë.

Temperatura minimale kritike që mund të duroje kjo bimë në fazën e qetësisë është -18°C, periudhë kjo kur sythet janë ende në qetësinë relative të dimrit.

 Fazat fenologjike

Te pjeshka dallohen qartë 8 fenofazat fenologjike, qe janë:

            1) Periudha e qetësisë dimërore; 

            2) Faza e fryerjes së sytheve;

            3) Faza e skuqjes së sytheve;

            4)Lulëzimi;

            5) Lidhja e frutave;

            6) Renia e petaleve

            7) Fillimi i rritjes së frutave;  

            8) Fillimi i rritjes intensive të frutave;

            9)Faza e fillimit te pjekjes;

            10) Pjekja e plotë.

 Menyrat e shtimit

 Pjeshka shtohet ne 3 mënyra që janë:

                i) Me farë, ku pas mbirjes së farërave të pjeshkës, filizat duhet të shartohen me materialin bimore mëmë, sepse fara nuk i transmeton aftësite e mira prodhuese.

                ii) Me copa, bëhet vetëm shtimi i copave për të prodhuar nënshartesa vegjetative (ose edhe në rrugë invitro).

                ii) Me shartim, i cili bëhet mbi nënshartesa.

 Menyrat e shtimit

 Nenshartesat me te rendesishme jane:

            i) GF-677, që janë të përshtatshme dhe i siguron bimës një vitalitet të lartë, një prodhimtari të lartë dhe konstante dhe që është i përshtatshme për tokat gëlqerore dhe të pa ujitëshme.

            ii) MR. S 2/5, që janë të përshtatshme dhe i siguron bimës një vitalitet të mesëm, një prodhimtari konstante dhe qe përshpejton pjekjen e frutave.

            iii) Penta, që janë të përshtatshme për toka të rënda argjilore si dhe të paujitëshme. I siguron bimës një vitalitet të mesëm dhe një prodhimtari konstante të frutave.

            iv) Tetra, qe jane te përshtatshme për toka të rënda argjilore, dhe të paujitëshme. I siguron bimës një vitalitet të mesëm dhe një prodhimtari konstante të frutave, i jep rezistencë kundër nematodave.

Klasifikimi i varieteteve

Për nga periudha e pjekjes së frutave pjeshka  ndahen ne 5 grupe:

            i) Varietete me pjekje shumë te hershme (fundi i Majit deri në fund te Qershorit);

            ii) Varietete me pjekje shumë te hershme (gjatë gjithë muajit Korrik);

            iii) Varietete me pjekje të mesme (gjatë gjithë muajit Gusht);

            iv) Varietete me pjekje te vone (gjatë gjithë muajit Shtator);

            v) Varietete me pjekje shumë te vonshme (gjatë gjithë muajve tetor dhe nëndor).

 

 Format e kultivimit

 Në përputhje me veçoritë e nënshartesës dhe të varietetit te pjeshka, format më të përshtatshme të kultivimit (ndërtimit të kurorës) janë:

                i) Kupore me kate të përmirësuara;

                ii) Palmetë

                iii) Kordon.

Në zonat fushore mund të përdoren te tri format e kultivimit.

Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore. Distancat e mbjelljes ne këto toka këshillohet të jenë ne 5.5 x 3.5 m. 

Format kryesore të kultivimit për kultivarin Nektarina janë: i) Forma kupore, ii) Forma palmetë dhe iii) Forma piramidale me kate.

 



 Sherbimet

 Punimi i tokës:

Një rëndësi të veçante ne kultivimin e pjeshkës merr punimi i tokës ne 1-1,2 m thellësi para mbjelljes së pemëve.

Në kushte të ujitëshme, toka në mes rreshtave duhet të punohet sa më ceket.

Kjo masë përmirëson ndjeshem kushtet mikrobike të tokës. Punimet e thella dëmtojnë seriozisht sistemin rrënjor.

Në tokat e paujitëshme një rëndësi të madhe merr shkaterrimi i barërave te keqia me anë të herbicideve.

Zhdukja e barërave te keqia mirëmban sipërfaqen e tokës duke ruajtur kështu humbjen e vlagës.

 

Ujitja

Një ha pjeshke gjatë të gjithë periudhës së prodhimit konsumon nga 2500 deri në 4000 m3 ujë ose rreth 250 - 400 mm shi. Kjo sasi uji nëse nuk plotësohet me anë të reshjeve duhet të plotësohet me anë të ujitjeve. Sasia e ujit ndryshon në varësi të llojit të tokës dhe periudhës vegjetative të bimëve. Në tokat ranore ujitjet duhet të bëhen më të shpeshta por me sasi të vogla uji. Ndërsa në tokat argjilore ujitjet mund të bëhen me norma më të mëdha uji, por më të rralla.

Për kultivarët e hershëm, ujitja duhet të bëhet pas lulëzimit nëse nuk ka reshje, por gjatë periudhës se forcimit te bërthamës duhet medeomos. Është vërtetuar se nëse ujitjet rreth 2-3 jave para fillimit te pjekjes, pemët e pjeshkeve jo vetëm qe përmirësojne jashtezakonisht shumë sistemin e përgjithshem ajror, por ajo që është më e rendësishme frutat shtojne peshën dhe përmirësojne shijen.

Gjithashtu ujitjet duhet të vazhdojne edhe pas vjeljes me qëllim diferencimin e sytheve frutorë për vitin e ardhshem. Metoda më e mirë është ajo e ujitjes me pika. Nëpërmjet saj mund të realizohet edhe sistemi i plehrimit.

Plehrimi.

Ne Vjeshtë duhen hedhur të gjithë plehrat fosforike dhe ato potasike. Ato duhet të përmbysen në tokë me qëllim që të filloje mobilimi i lëndëve ushqimore dhe ato të jenë te gatshme për tu asimiluar gjatë fazës së vegjetacionit.

Në Pranverë duhet të hidhen rreth 150-200 kg/ha lëndë aktive plehra azotike. Ai duhet të shpërndahet para punimeve të tokës me qëllim që të futet në tokë. Është llogaritur se për një prodhim mesatar prej 300 kv/ha duhet 120-130  kg azot, 25-30 kg fosfor dhe 120-140 kg potas.

Azoti shërben kryesisht për zhvillimin vegjetativ dhe atyre të sytheve frutorë për të ardhmen.

Ne kultivimin modern të pjeshkës këshillohet që në fund të verës te hidhen 25 kg azot, kjo ndikon shumë në përmirësimin e drunjëzimit të sistemit rrënjor dhe potencializon vegjetacionin dhe diferencimin  e sytheve frutorë në degëza.

Mungesa e azotit shkakton zverdhjen e gjetheve, dhe pengojnë diferencimin e sytheve dhe veçanërisht ato frutorë.

Fosfori ndikon ne forcimin e sistemit rrënjor të bimëve dhe ndikon drejtepërsedrejti ne zhvillimin e organeve prodhuese në bimë.

 Potasi ndikon ne rregullimin e rregjimit hidrik, në rritjen e përqindjes se sheqerit, rritjen e peshës së frutave, etj.

Rrallimi i frutave

Rrallimi i frutave është operacioni më i rëndësishem dhe bëhet me qëllim përmirësimin e cilësise së frutave.

Gjithashtu rrallimi i frutave ndikon ndjeshem ne krijimin e një raporti te drejtë në mes rritjes vegjetative të pemës dhe të frutifikimit të saj.

Është e këshillueshme që heqja e frutave të bëhet rreth 25-35 ditë pas lulëzimit.

Madhësia e frutave duhet të jetë sa frutat e lajthise.

Heqjet e mevonshme nuk japin rezultatin e duhur. Madje rrallimi mund të bëhet edhe dy herë. Procedurat e rrallimit janë njëlloj si ato të pemëve të tjerë frutore te përmendura me sipër.

 

 

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com