Përgjigje për Jeton Bajrami

I nderuar Jeton, ju lutem shikoni kete pergjigje te mare me heret nga Keshilltari per bujqesi ne Komunen e Mitrovices lidhur me kultivimin e Kepurdhave Shampinjon.


Kultivimi i Kerpudhave Shampinjon

Lagështia e ambientit në zonën e mbulesës duhet të sillet prej 60 -65 %, kurse lagështia e ajrit 90 – 95,5. Mënyra më e mirë që kjo të realizohet që uji i ngrohtë dozohet me ndihmën e spërkatëseve në formë të mjegullës. Nëse pa vendosjes së mbulesës ajo lagët sipas rregullit, atëherë ujitet disa ditë. Pas kësaj, në dhjetë ditët e ardhshme, vetëm pak spërkatet dhe kështu mbahet lagështia e nevojshme dhe kjo vetëm për aq sa është humbur lagështa nga avullimi i ujit (2-3 litra ujë për 1 m2).

Sa herë që vërehet se mbulesa është forcuar dhe ngjeshur dhe se vështirë lëshon ujin, bëhet me kujdes një mihje (me dorë ose ma grabuja të veçanta). Para kësaj, mbulesën është mirë që të spërkatet me tretje të fungicidit dhe insekticidit. Pas dy javësh, pas vendosjes së mbulesës, temperatura mbahet 22 deri 25 gradë C. Gjatë tetë deri dhjetë ditë mecinet e shampinioneve e rrisin mbulesën gati deri te maja (rreth 2 mm nën sipërfaqe). Kjo vërehet lehtë kur paraqitet shkëlqimi blu në të bardhë. Atëherë temperaturën duhet zbritur në 5 deri 7 gradë C, kurse lagështia e ajrit prej 85 – 90%.

Me rastin e ajrosjes, përkatësisht me rastin e lëvizjeve të sforcuara të ajrit, mundet jo vetëm të zvogëlohet temperatura në objekt, por edhe lagështia, që do të ngadalësojë zhvillimin e fryteve, prandaj duhet pasur kujdes për këtë. Nëse në objekt hyn ajri i thatë, atëherë ajri duhet të kalojë nëpër lecka të lagëta në mënyrë që të fitojë lagështi dhe të evitohen pasoja të pakëndshme. Kur në sipërfaqe të mbulesës paraqiten grumbuj të vegjël të mecenëve (bishtave të kërpudhave), është shenjë se po formohen karporforët ( vendet e mbirjes) e kërpudhave.

Kjo shihet me sy në formë pikash të imëta të bardha. Kjo fazë është shumë e ndjeshme prandaj rrymimin e ajrit duhet zvogëluar por edhe ujitja nuk duhet të bëhet. Pas 8 ditësh vijuese vezoret e kërpudhave arrijnë madhësinë e kokrrës së bizeles dhe pas 4-5 ditësh duhet pritur vjeljen e parë. Në këtë fazë është e nevojshëm të bëhet ujitje intensive ( 2 – 2,5 1/m2), sepse tani kemi një rritje intensive por edhe ajrosja shkakton zvogëlimin e lagështisë së mbulesës, përkatësisht krejt objektit.

Brenga e përditshme e punëtorëve në punën e kultivimit të kërpudhave nuk qëndron vetëm në ujitjen e duhur dhe në mbajtjen e lagështisë por edhe për mbajtjen e temperaturës, ajrosje dhe kontroll të rregullt që në objekt mos të hyjnë mizat dhe insekte të tjera. Për çdo ditë duhet kontrolluar rrjetat që janë vendosur në hyrje dhe në dalje të objektit. Nëse ka dëmtime, këto duhet ndrequr.

Gjatë punëve të përditshme, posaçërisht duhet pasur kujdes për gjendjen shëndetësore të shampinioneve. Kërpudhat e deformuara ose të dëmtuara duhet menjëherë të largohen nga objekti dhe vendi ku kanë qenë duhet të dezinfektohet.

Vjelja e shampinionëve

Shapinioni në një objekt kultivimi vilen prej 4 deri 5 herë. Koha midis dy vjeljeve zakonisht është një javë. Koha e vjeljes zgjatë rreth 45 ditë. Në këtë periudhë në objektin ku rriten kërpudhat duhet siguruar kushtet vijuese:

Gjatë kohës së vjeljes temperatura e substratit duhet të jetë zakonisht 15 deri 17 gradë C. Nëse temperatura është më e kartë, bishtat e vezoreve mund të zgjaten, kurse nëse temperatura është më e ulët se 15 gradë C, zgjatet koha e rritjes, por cilësia e kërpudhave është me e mirë. Kjo temperaturë konstante, në muajt e verës vështirë mbahet nëse nuk kemi izolim të mirë që temperaturat e larta nga jashtë të depërtojnë në objekt.

Ajrosja

Në periudhën e rritjes së shampinioneve, paraqiten sasi të mëdha CO2, i cli nëse me kohë nuk largohet, mund të shkaktojë bllokadë të plotë në rritjen e kërpudhave. Për të evituar këtë,, ndërrimi i ajrit në objekt bëhet përditë dhe disa herë duke bërë rrymim të lehtë të ajrit. Ka mendime se sasia e ajrit duhet të jetë 60 deri 80 m3 në 1 tonë substrat për 1 orë.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Mitrovices. Msc. Bedri Bajrami


Si të rrisim këpurdhat perlë (Pleurotus ostreatus)

Këpurdha perlë (Pleurotus ostreatus) në kohën e fundit është edhe më e njohur sesa këpurdhat tjera. Aq më tëpër, në krahasim me këpurdhat tjera, kjo ka një përparësi të madhe – nuk mund ta përzieni me pupakën e gjelbërt helmuese.

Këpurdha perlë është e pasur me vitamina, aminothartinat dhe materiet minerale, të cilat mbrojnë organizmin njerëzor nga veprimet e materieve toksike. Poashtu, ndihmon në zvogëlimin e nivelit te kolesterolit në gjak, dhe si ushqim me energji të ulët, është e përshtatshme për dietat reduktive. Mendohet se përmban materie të cilat kanë ndikim antikancerogjen.

Udhëzimi për kultivimin e këpurdhës perlë (Pleurotus ostreatus)

Kultivimi i Këpurdhës perlë bëhet në 2 mënyra – mund te kultivohen ose në kashtë në thasë prej najloni, ose në formate druri.

Kultivimi në kashtë në thasë najloni

Së pari e përgatitni kashtën. Para mbjelljës është e nëvojshme të bëni sterilizimin e kashtës, në mënyrë që të shkatërrohen bakteriet, myku etj. Sterilizimi bëhet në 2 mënyra:


  1. Kashtën e vendosni në enë të madhe (kazan, legen i vjetër), e ujitni me ujë dhe në temperaturë prej rreth 100 gradë celzius e zieni 1 orë. Kashtën e leni të ftohet në temp. Prej 20 – 25 gradë celzius.

  2. Mundësia e dytë (dhe shumë më e thjeshtë) është kjo: kashtën e vendosni në enë të madhe dhe e ujitni me ujë të valuar. Kashta është e përgatitur për mbjellje pasi të ftohet në temperaturë 20 – 25 gradë celzius. Mbjelljen e vet supstratit (kashtës) e bëjmë në atë mënyrë që në thesin e madh e perziejmë radhazi kashtën dhe micelijumin. Një paketim micelijum mjafton për mbjelljën e 15–20 kg kashte të lagësht, çka i përgjigjet thesit të najlonit të madhësisë rreth 50×100 cm. Kur e mbushni thesin, e mbyllni. Me ndihmën e zhiletës apo thikës në thes i hapni 3 – 5 të prera të madhësisë 3 – 5 cm, rreth 10 te hapura në një thes. Në qoftë se e kultivoni këpurdhën në atë mes ku është lagështia e ulët e ajrit, i hapeni më pak hapësira me zhiletë apo thikë (më vonë, në rast të nevojës i hapni edhe më shumë). Pas mbjelljes, thasët i vendosni në një vend me gjysmëhije (kështu që mbi ta të mos ndriçon dielli drejtpërdrejt). Temperatura ideale për kultivimin e këpurdhës është 15–25 gradë celzius. Sa më e lartë të është temperatura, këpurdha më shumë rritet (në temperaturë të lartë edhe më shpejt harxhohen materiet ushqyese nga kashta.


Për atë shkak është mirë që temperaturën ta përshtatni varësisht se sa këpurdha kërkoni momentalisht. Nëse këpurdha ka prodhuar më shumë fruta se që jeni në gjendje të përdorni – bartni atë në vend të ftohtë. Nëse ju është e nëvojshme më shumë këpurdha perlë – lereni në vend të ngrohtë. Këpurdha perlë prodhon 3–4 muaj, pas kësaj materiet ushqyese në thes janë harxhuar, kështu që është e nëvojshme të pergatitni kulturën e re (çka mund të arrihet edhe me mbjelljen e kashtës se vjetër.

Kultivimi në dru

Në natyrë këpurdha rritet në dru me gjethe. Mu për këtë mund ta kultivoni dhe në formatet e drurit të gjatësisë 30 – 80 cm. Mund të aplikoni formatet e të gjithë drunjëve me gjethe / jo të pishave/. Druri nuk do duhej të ishte më i vjetër se gjysmë viti nga koha e prerjes. Ekzistojnë shumë mundësi të formateve të kultivimit te këpurdhës. Më rëndësi është që këpurda të vijë direkt në kontakt me drurin, në mënyrë që dejet e këpurdhës të depërtojnë dhe të rriten në dru.

www.botanix.kpr.eu/sq/index.php


Poashtu ju njoftojme se posa te u sigurojme ndonje informacion shtese lidhur me kultivimin e kepurdhave do te ju njoftojme.
Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com