Përgjigje për Sejdi Aliu nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Sejdi Aliu lidhur me semundjet e Dredhzes.


Pyetja: Si te mbrojme luleshtrydhen nga semundjet e mundeshme para lulezimit dhe pas vjeljes flm per mikuptim


Pergjigje:


Kulturën e drdhëzës e sulmojnë një mori sëmundjesh e dëmtuesish, të cilën e shoqërojnë prej momentit të mbjelljes, gjatë tër periudhës së kultivimit. Kalbëzimi i frutave ( Botrytis cinerea) - Infektimi me këtë sëmundje bëhet kur bijnë shirat e para të pranverës.


Njollosja e gjetheve ( Mycospharella fragariae)- Kjo sëmundje sulmon gjethet e dredhëzës ku shfaqen njolla të rrumbullakëta me ngjyrë të bardhë dhe të rrethuara me ngjyrë të kuqërremtë.


Hiri i dredhëzës( Spheroteca macularis)- Kjo sëmundje kur i sulmon gjethet, ato lakohen ( përdridhen) nga pjesa e sipërme e llapës, sulmon edhe lulet, frutat dhe lozët.


Si masë preventive para lulëzimit përdoret: Bravo 500SC, Teldor SC500, Aliette Flash etj.


Trajtimet te frutat pas vjeljes me pesticide dhe substanca të tjera kimike nuk duhet të aplikohen te dredhëza sepse ato konsumohen të freskëta. Pas përfundimit të vjeljes bëhet kositja e pjesës së gjelbër, grumbullimi dhe shkatërrimi i tyre jasht vendit ku kultivohen.


Kjo pergjigje eshte derguar nga Keshilltarja per bujqesi ne komunen e Vitis z.Fadile Demelezi

Nga: Fadile Demelezi (Viti)
Telefon: tel
E-mail: dile_da@hotmail.com