Përgjigje për Agron Krasniqi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Agron Krasniqi lidhur me demtuesin e grurit.


Pyetja: Pershendetje, Ne grurin e mbjellur eshte paraqitur nje lloj mize. Me intereson se cili lloj i pesticidit eshte i pershtatshem per sperkatje. Ky eshte lloji i mizes ne fjale. Quhet ushunjeza e drithit. A ben te perdoret preparati Decis?


Pergjigje:


Po,Ushujza e drithrave është damtues që prek drithrat e bardha; kulturën e thekrës,tersherën , grurin etj. Damët I bejnë larvat qe kanë ngjyrë te zezë.Damet nga ky damtues mund te jenë shumë te medha,zakonisht kur moti asht I thatë-pa te reshura.

Luftohët nga shumë insecticide: Perfkthion 0.2%,Gusathion 25 WP 0.15%,Actara WG 70gr/ha,Calipso 480 SC 80ml/ha,Alfametrin 10CE 100ml/ha,Karate Zeon ,150ml/ha,Decis  25WG, 0.2-0.3 l/ha

Foto ; Ushujza e drithrave  - Lema Melanopa


Kjo pergjegje eshte dërguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Decanit. z.Bajram Çeku


 
Nga: Bajram Çeku (Decan)
Telefon: tel
E-mail: barece_17@hotmail.com