Përgjigje për Aurora Toshi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Aurora Toshi lidhur me deformimine ftutave te Kumbulles.


Pyetja: pse vie deri tek deformimi i kokrrave te kumbulles?


Pergjigje:


Deformimi i frutave te kumbullës nuk asht sëmundje qe banë dame te mëdha.

(Në popull thirren arrshak ,kirivaqa etj)

Infektimet nga viti paraprak qfaqen në pranverë nga momenti i lulëzimit dhe si fruta me pamje normale, gjatë zhvillimit te tyre frutat e infektuar nga kepurdha Taphrina pruni  marrin forma te ndryshme;te zgjatura dhe te perkulura. Frutat e tillë rrezohën para kohe dhe disa thahën dhe mbesin në degë te mumifikuar deri ne pranverën e ardhshme.Intensiteti i sëmundjes favorizohet nga kushtet e ambientit të ftohtë dhe të lagët, sidomos në momentin e lulëzimit. Është pikërisht në këtë fazë që patogjeni depërton në bimë nëpërmjet lules.

Masat e luftimit

Nuk ka trajtime specifike. Rekomandohet në vjesht dhe ne pranver heqja e frutave te tharë(mumifikuar) nëpër degë. Në rastet kur pranvera është shumë e lagët në pemtoret me kumbulla që preken zakonisht nga sëmundja, mund të rezultojë i nevojshëm një trajtim preventiv(trajtimi dimërorë)  pas renjës se gjetheve në vjesht me lëng bordolez dhe në fillim të vegjetacionit me Oksiklorur bakri, Ziram ose Tiram.

 


Frutat e deformuara(foto)

 



Kjo pergjegje eshte dërguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Decanit. z.Bajram Çeku

 

Nga: Bajram Çeku (Decan)
Telefon: tel
E-mail: barece_17@hotmail.com