Përgjigje për Oltin nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Olti lidhur me kultivimin e kepurdhave Shampinjon.


Pyetja: Kushtet per kltivimin e kpurdhave sampinjon??


Pergjigje:


Kultivimi i Kerpudhave Shampinjon

Lagështia e ambientit në zonën e mbulesës duhet të sillet prej 60 -65 %, kurse lagështia e ajrit 90 – 95,5. Mënyra më e mirë që kjo të realizohet që uji i ngrohtë dozohet me ndihmën e spërkatëseve në formë të mjegullës. Nëse pa vendosjes së mbulesës ajo lagët sipas rregullit, atëherë ujitet disa ditë. Pas kësaj, në dhjetë ditët e ardhshme, vetëm pak spërkatet dhe kështu mbahet lagështia e nevojshme dhe kjo vetëm për aq sa është humbur lagështa nga avullimi i ujit (2-3 litra ujë për 1 m2).

Sa herë që vërehet se mbulesa është forcuar dhe ngjeshur dhe se vështirë lëshon ujin, bëhet me kujdes një mihje (me dorë ose ma grabuja të veçanta). Para kësaj, mbulesën është mirë që të spërkatet me tretje të fungicidit dhe insekticidit. Pas dy javësh, pas vendosjes së mbulesës, temperatura mbahet 22 deri 25 gradë C. Gjatë tetë deri dhjetë ditë mecinet e shampinioneve e rrisin mbulesën gati deri te maja (rreth 2 mm nën sipërfaqe). Kjo vërehet lehtë kur paraqitet shkëlqimi blu në të bardhë. Atëherë temperaturën duhet zbritur në 5 deri 7 gradë C, kurse lagështia e ajrit prej 85 – 90%.

Me rastin e ajrosjes, përkatësisht me rastin e lëvizjeve të sforcuara të ajrit, mundet jo vetëm të zvogëlohet temperatura në objekt, por edhe lagështia, që do të ngadalësojë zhvillimin e fryteve, prandaj duhet pasur kujdes për këtë. Nëse në objekt hyn ajri i thatë, atëherë ajri duhet të kalojë nëpër lecka të lagëta në mënyrë që të fitojë lagështi dhe të evitohen pasoja të pakëndshme. Kur në sipërfaqe të mbulesës paraqiten grumbuj të vegjël të mecenëve (bishtave të kërpudhave), është shenjë se po formohen karporforët ( vendet e mbirjes) e kërpudhave.

Kjo shihet me sy në formë pikash të imëta të bardha. Kjo fazë është shumë e ndjeshme prandaj rrymimin e ajrit duhet zvogëluar por edhe ujitja nuk duhet të bëhet. Pas 8 ditësh vijuese vezoret e kërpudhave arrijnë madhësinë e kokrrës së bizeles dhe pas 4-5 ditësh duhet pritur vjeljen e parë. Në këtë fazë është e nevojshëm të bëhet ujitje intensive ( 2 – 2,5 1/m2), sepse tani kemi një rritje intensive por edhe ajrosja shkakton zvogëlimin e lagështisë së mbulesës, përkatësisht krejt objektit.

Brenga e përditshme e punëtorëve në punën e kultivimit të kërpudhave nuk qëndron vetëm në ujitjen e duhur dhe në mbajtjen e lagështisë por edhe për mbajtjen e temperaturës, ajrosje dhe kontroll të rregullt që në objekt mos të hyjnë mizat dhe insekte të tjera. Për çdo ditë duhet kontrolluar rrjetat që janë vendosur në hyrje dhe në dalje të objektit. Nëse ka dëmtime, këto duhet ndrequr.

Gjatë punëve të përditshme, posaçërisht duhet pasur kujdes për gjendjen shëndetësore të shampinioneve. Kërpudhat e deformuara ose të dëmtuara duhet menjëherë të largohen nga objekti dhe vendi ku kanë qenë duhet të dezinfektohet.

Vjelja e shampinionëve

Shapinioni në një objekt kultivimi vilen prej 4 deri 5 herë. Koha midis dy vjeljeve zakonisht është një javë. Koha e vjeljes zgjatë rreth 45 ditë. Në këtë periudhë në objektin ku rriten kërpudhat duhet siguruar kushtet vijuese:

Gjatë kohës së vjeljes temperatura e substratit duhet të jetë zakonisht 15 deri 17 gradë C. Nëse temperatura është më e kartë, bishtat e vezoreve mund të zgjaten, kurse nëse temperatura është më e ulët se 15 gradë C, zgjatet koha e rritjes, por cilësia e kërpudhave është me e mirë. Kjo temperaturë konstante, në muajt e verës vështirë mbahet nëse nuk kemi izolim të mirë që temperaturat e larta nga jashtë të depërtojnë në objekt.

Ajrosja

 


Në periudhën e rritjes së shampinioneve, paraqiten sasi të mëdha CO2, i cli nëse me kohë nuk largohet, mund të shkaktojë bllokadë të plotë në rritjen e kërpudhave. Për të evituar këtë,, ndërrimi i ajrit në objekt bëhet përditë dhe disa herë duke bërë rrymim të lehtë të ajrit. Ka mendime se sasia e ajrit duhet të jetë 60 deri 80 m3 në 1 tonë substrat për 1 orë.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Mitrovices. Msc. Bedri Bajrami




 

Nga: Bedri Bajrami (Mitrovice)
Telefon: tel
E-mail: bedribajrami_055@yahoo.com