Përgjigje për Burim Lladrovci nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Burim Lladrovci lidhur me kohen e mbashtimit te lopeve te reja dhe per grantet ne komunen e tij.


Pyetja:lopet sa dit duhet me qen per me ba per me per tu shtuar ne nje menyr te rregull? dhe pse ne komun te drenasit nuk ka fonacim te mir dhe pse nuk shprendajn kurr lop ose di ose dele pse,,!


Pergjigje:


Një mëshqerrë është gati për mbarsim:

Kur mëshqerra ka mbushur 15 deri në 18 muaj Kur pesha trupore e saj të ketë arritë 350 deri në 400 kg Kjo moshë dhe peshë trupore duhet të respektohet patjetër sepse kafsha në këtë moshë dhe peshë në aspektin anatomik dhe ate fiziologjik është e zhvilluar dhe e përgaditur mirë për tu mbarësuar.

Shenjat e para që ç’faq mëshqerra janë:

Nuk han si duhet

Kërcen në tjerat kafshë

Nuk është fare e qetë

Ka ngritje të temperatuës

Momenti më i duhur, për tu mbarësuar është nëse vëren duke rrjedhë sekret sikur e bardha e vesë nga vagina, momenti më i mirë është që të mbarsohet 12 orë pas paraqitjes së afshit sepse në këtë kohë folikukat e grafit janë afër pëlcitjes së tyre.

Ne ju preferojmë që mbarsimin ta bëni në mënyrë artificiale pasi që i njejti është nën kontrollin e mjekut dhe është më i garantuar se ai natyral.

 


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Gjilanit. z.Medin Zeqiri PhD

Ndersa, lidhur me pjesen e dyte te pyetjes ju njoftojm se portali Ferma Ime ka per qellim te ju siguroje pergjigje ne pyetje qe kane karakter profesional, pra ne nuk kemi informacione lidhur me shperndarjen e granteve ne komunen tuaj. Per kete ju lutem kontaktoni me keshilltarin per bujqesi ne komunen tuaj z.Ahmet Ahmeti
Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com