Përgjigje për Burhan Isufi

Ne pyetjen e parashtruar nga Burhan Isufi lidhur me kultivimin e Lakres se Brukselit.


Pyetja: Pershendetje deshiroj te di per Lakren e Brukselit a mund te kultivohet ne Kosov, koha,menyra mbjelljes sasia per hektar e mirpres gjdo informim shtes. Pres pergjigjje


Pergjigje:


Lakra a Brukselit (Brassica oleracea var. gongloides)

Rëndësia dhe shfrytëzimi

Kjo lakër sa i përket vlerës ushqyese zë vendin e parë, në krahasim me lakrat tjera. Përmban proteine mbi 4%, hydrate të karbonit rreth 7,5%, yndyrë 0,5% Është e pasur me vitamina a, b1, b2, c dhe me materie minerale (p, k, fe, mg, cu, s). Shfrytëzohet si e freskët dhe në gjellëra të ndryshme.

Cila është pjesa ushqyese e lakrës së Brukselit?

Lakra e Brukselit formon një kërcell të lartë të fortë në të cilin dalin gjethet që kanë bishta të gjatë, ndërsa në sqetullat e këtyre gjetheve formohen kokat e vogla në formën e lakrës, por që janë shumë më të vogla se koka e lakrës.

Kur dhe si kultivohet?

Mbillet si bimë kryesore.

Ka periudhë të gjatë vegjetative, mbjellja e farës bëhet në pranverë (mars maj), ndërsa ndërrimi i fidanëve bëhet më së largu deri nga mesi i qershorit. Ndërrimi i fidanëve bëhet më së shpeshti në distancë 60-70 x 50-60 cm (20000-35000 bimë/ha). Gjatë kultivimit përmes fidanit nevojiten rreth 300 g farë/ha. Sasitë e tepërta të azotit ndikojnë në formimin e kokave më të shkrifta dhe m cilësi të dobët.

Masat tjera të përkujdesit gjatë kultivimit janë të njëjta sikurse te lakra Në disa raste aplikohet dhe menjanimi i masës së bimëve me qëllim që të stimulohet rritja e kokave. Kjo masë aplikohet kur kokat arrijnë madhësinë rreth 1,5 cm.

Kultivarët

Brilliant F1, Brigitte F1, Olivier F1, philemon f1, Titurel F1, Lunet F1 etj.

Qëndrueshmëria ndaj temperaturave të ulëta

Nga të gjithë llojet tjera të lakrave, lakra e Brukselit më së miri i përballon temperaturat e ulëta. Kultivarët për kultivim gjatë vjeshtës dhe dimrit mund të vilen edhe nën dëborë. Temperaturat e ulëta (nën –10oC), sidomos kur sipërfaqet nuk janë të mbuluara me dëborë, mund t’i shkatërrojnë bimët. Gjithashtu edhe bora e madhe mund të ndikojë në thyerjen e pjesëve të bimëve dhe në këtë mënyrë ndikon në uljen e rendimentit.

Vjelja dhe rendimenti.

Vjelja fillon kur kokat e vogla në sqetullat e gjetheve janë plotësisht të formuara.

Vjelja kryhet në mënyrë suksesive nga poshtë, e më vonë duke shkuar nga maja. Me qëllim të vjeljes më të lehtë bimët mund të prehen (apo edhe të shkulen me rrënjë) dhe të vendosen në depo, ku mund të vazhdojë ende pjekja e kokave.

Vjelja në këto raste mund të zgjatë deri një muaj.

Varësisht nga kultivari dhe kushtet e kultivimit, rendimenti mund të jetë 10-20 t/ha.

Kokat e vjelura nëse ruhen në kushte të përshtatshme (0 oC dhe me lagështi relative të ajrit 95%) mund të ruhen 5-7 javë.

SËMUNDJET DHE DËMTUESIT KRYESOR TË LAKRËS


Kjo pergjigje eshte pergatitur nga portali "Ferma Ime" duke u referuar ne keto publikime:

www.helvetas-ks.org/HPK/documentation/fact_sheets/Cabbage%20fact%20sheet.pdf

www.mestdan.com/repository/docs/Libri%20Perimtaria.pdf

Brenda pak kohe do te marrim pergjigje dhe nga keshillatrai komunal dhe do ta plotesojm pergjigjen.

 
Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com