Përgjigje për Fahri Avdullahu nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Fahri Avdullahu lidhur me punet ne vreshtari ne kete kohe.


Pyetja: Pershendetje, une kame nje pyetje dhe nje nenpyetje lidhur me vreshtari. 1. cilat jane punet qe duhet bere tash ne vreshe pasi kemi perfunduar kitjen (krasitjen) e hardhise dhe a ka nevoje te behet ndonje sperkatje per mbrojtje nga ngricat e vona pranverore?


Pergjigje:


Sa i perket pyetjes se fermerit, se cilat jane masat ne vazhdim pas krasitjes se hardhise se rrushit ? ateher keshilla ime eshte :

Lidhja e hardhise se rrushit qe mendoj se fermeri e ka kryer apo do ta kryej ne vazhdim, tani kur ka filluar qarkullimi i langjeve te hardhia e rrushit.

Ndersa sa i perket pyetjes, se a ka nevoj te trajtohet hardhia e rrushit me ndonje preparat kunder ngricave te vonshme, mendoj se tani per tani nuk ka nevoj te trajtohet pasi qe nuk jan tempraturat e uleta  dhe akoma nuk ka fillu vegjetacioni te hardhia e rrushit.

Por nese do te paraqiteshin ngricat kur hardhia e rrushit eshte ne vegjetacion, ateher ka preparate ne gjendje te lenget qe do ta mbroj lastarin e ri per 5-8 shkalle celzius. qe do te thot se nese temperaturat jane -3, ateher per lastarin do te jete 3-5 shkalle celzius.

Ju falenderoj nese kame mundur te ju ndihmeoj rreth pyetjes.


Kjo pergjegje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Rahovecit z.Nysret Shala

Nga: Naser Shala (Rahovec)
Telefon: tel
E-mail: n.shala5@hotmail.com