Përgjigje për Leutrim Gashi nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e parashtruar nga Leotrim Gashi lidhur me kalbezimin e specit.

Pyetja: Vazhdimisht po kemi problem me kalbjen e specit gjat prodhimit a mund te na jepni ndonje keshille si te veprejm qe ti marrim masat qe ne fillim te vegjitaciont?

Pergjigje:

Fillimisht mundë te propozoj qe ta orjentoni vemendjen , apo me mire te themi ta lexoni me kujdes punimet qe” Ferma Ime” i publikon ne faqet e saja,sepse gjithënjë (sipas mendimit tim) kjo jep materjale shumë të mira ne lidhje me problemet ne lamit e ndryshme te bujqësisë, që i hasni ne jeten e përditëshme.Dhe,ne lidhje më pyetjen tuaj po ju propozoj një punim qe më parë eshte dhënë tek” Ferma Ime”dhe e trajton shume mirë problematiken e kalbëjes se frutit te specit dhe vetem të potencoj se kalbja e specit mund të jetë edhe pasoj e mungeses se kalciumit ne bimë:

Kalbezimi i zi i majës së frutave


Është një sëmundje kërpudhore e cila shkakton kalbezimin e mbrendëshëm të frutave të specit. Kalbëzimi fillon nga maja e frutave dhe avancon më në brendësi, madje deri në farëra.

Sipërfaqja e frutit merr ngjyre të zezë dhe kalbet. Mbi shtresat e kalbura formohen organet e riprodhimit (konidet), të cilat janë karakteristike për këtë sëmundje.

Në kërcell sëmundja paraqitet me ngjyre kafe, me zona të ndryshme koncentrike që prekin edhe indet më thelle, deri sa arrijnë palcën qendrore.

Frutat preken vetëm kur ato janë të gjelbërta, ndërsa simptomat mund të duken si në frutat e gjelbërta ashtu dhe në ata qe kanë kaluar në pjekjen botanike. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperatura 22-26°C, lagështia e lartë relative e ajrit, reshjet, madje edhe vesa, qe sigurojnë praninë e një shtresë uji mbi organet e bimës. Gjithashtu plagët e krijuara nga mjetet e punës apo nga heqja e frutave, të cilat shërbejnë si porta të futjes së kërpudhës.

Masat parandaluese dhe të luftimit

Për të parandaluar prekjen nga kjo sëmundje, bimët duhet të kultivohen në kushte të mira. Për këtë, zgjidhen forma bimore sa më të qëndrueshme, hiqen sa më parë frutat e prekura, favorizohet ajrimi i bimëve, duhet të përdoren farëra të pastërta nga infeksionet, të evitohet qëndrimi i ujit në sipërfaqen e tokës dhe te organet e bimëve. Të përdoren norma ujitje të reduktuara. Fungicidet më të efektshme janë ato me bazë: tiram, clortalonil, anilazina, procimidonë, iprodionë dhe diclofluanide. Duhet të përdoren lengu bordulez 0.8-1%, Brestan 0.3-0.4%, Zinep 0.4%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Upital 0.15-0.2%, Euparen 0.2-0.25%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj.

Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Vushtrris. Ing. dip. i bujqesise z.Avdyl Feka

 

 
Nga: Avdyl Feka (Vushtrri)
Telefon: tel
E-mail: avdyl.feka@hotmail.com