Përgjigje për Selman Sylevica nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Selman Sylevica lidhur me Plehrimin e Grurit dhe Mistrit.


Pyetja:si te veprojme me plehrimin pranverore tek kultura e grurit dhe misrit ne kete kohe thatesie?


Pergjigje


Plehrimi i Misrit




Sasia e plehut artificial NPK (15:15:15) e  cila duhet te perdoret (hudhet) para lavrimit perben rreth 75% te sasis se pergjithshme te pheut artificial qe perdoret gjate kultivimit te misrit. Ndersa, 25% hudhet gjate procesit te mbjelljes se misrit.

Sasia qe duhet perdorur ne kg per nje ha te kultivuar me miser varion nga pozita e tokes, lageshtia dhe afersia me lumenje. Ne rastet kur toka eshte ranore dhe me lageshti me te madhe ateher perdoren sasi me te medha te plehut NPK (15:15:15) 250-300 kg/ha. Ne tokat qe gjenden afer lumenjeve perdoret nje sasi me e vogel per shkake se bonititi i tokes eshte me i madh (pra toka eshte me e pasur me materie ushqyese) ne keto raste rekomandohen rreth 200 kg/ha pleh artificial NPK (15:15:15).

Gjate procesit te mbjelljes se misrit toka duhet plehruar edhe me rreth 100 kg/ha me pleh artificial.

Plehrimi i Grurit ne kete periudh.






Ne kete peridhe te vitit behet riplehrimi me pleh azotik konkretisht me Urea 46%. Sasia e perdorur per 1 ha varion nga lageshtia dhe pozita e tokes. Ne rastet kur lageshtia eshte e mjaftueshme perdoren 200 kg pleh azotik Urea 46%. Ndersa, ne rastet kur ka munges se lageshtis ose toka ka nje pjerrtesi te theksuar perdoret nje sasi me e madhe e plehut azotik Ure 46% deri ne 250 kg/ha.

Duhet pasur kujdes lloji i plehut i cili perdoret per shkak se disa lloje te plehut nuk jane cilesore dhe materia aktive nuk jep efektin e duhur, per kete arsye ju keshilloj te perdorni plehrat e prodhuara ne Kroaci dhe Austri dhe ne kete menyr ti shmangeni perdorimit te plehut nga Serbia.

Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Drenasit. Msc. z.Ahmet Ahmeti



Nga: ahmet Ahmeti (Drenas)
Telefon: tel
E-mail: ag.a.ahmeti@hotmail.com