Përgjigje për Sokol Muja

Ne pyetjen e parashtruar nga Sokol Muja lidhur me sperkatjen dimrore te pemeve.


Pyetja: jemi në përfundim të krasitjes se pemve/mollës, me cilat preparate me i trajtu pas krasitjes dhe me qfar doze dhe sasi te ujit me përdor për një/ha


I nderuar, ju lutem shioj keto pergjigje qe i kemi marr me heret nga keshilltaret komunal ne pyetjet qe nderlidhen me pyetjen tuaj.


Pergjigje:


Trajtimi dimrorë te molla dhe pemët tjera


Pas masës pomoteknike te krasitjës te aplikohet sperkatja e pemëve me njerën nga keto preparate (tab.) te cilat perdorën për sperkatje dimërore te pemëve.



Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Decanit. Ing.dip i bujqësisë z.Bajram Çeku 


Pergjigje:


SI TË BËHET PLANI PËR MBROJTJEN E PEMËVE NGA SËMUNDJET DHE DËMTUESIT

Të respektuar pemëtarë, sidomos ata që janë fillestar në këtë degë të prodhimtarisë bujqësore, qështja e mbrojtjes së kulturave bujqësore në përgjithësi, sot është një nga shqetësimet më kryesore të ekspertëve të kësaj fushe, por edhe të vet fermerëve.Nga njëra anë kërkohet që të kemi prodhimtari të lartë dhe kualitative, pa prezencë të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe duke e mbrojtur ambientin nga ndotja. Në anën tjetër çdo ditë, paraqiten sëmundje dhe dëmtues nga më të ndryshmit që kërcënojnë dëmtimin e tërë prodhimit.


Sot hasim terme të ndryshme si: prodhimtari bujqësore konvencionale, mbrojtje e integruar, prodhimtari bio apo eko etj.


Kërkesat e të gjithëve janë që tëarrihen rendimente sa më të larta, por duke mos e dëmtuar në asnjë mënyrë cilësinë e produkteve dhe duke e ruajtur maksimalisht ambientin nga ndotja.

Si zgjidhje e mesme konsiderohet mbrojtja e integruar e kulturave bujqësore. Kjo dmth. që për të mbrojtur kulturat bujqësore duhet të merren një sërë masash, duke filluar nga zgjedhja e kultivareve sa më rezistent, ndërmarrja e të gjitha masave agro-teknike me kohe, aplikimi I masave mekanike, fizik dhe biologjike për mbrojtje dhe në fund, nese me masat e përmendura, nuk është arritur mbrojtja e duhur e kulturave dhe nese prania e sëmundjeve apo dëmtuesve kalon të ashtuquajturin prag ekonomik, atëherë duhet të aplikohen masat kimike, dmth.aplikimi i pesticideve të ndryshme për të mbrojtur prodhimin. Kuptohet me këtë rast duhet zgjedhur pesticidet adekuate duke e respektuar strikt dozën dhe përqëndrimin e tyre. Me një fjalë, qëllimi është që sa më pak të përdoren mjetet kimike për mbrojtjen e kulturave bujqësore. Sot poashtu egzistojnë pesticide organike të cilat janë më pak të dëmshme për shëndetin dhe ambientin që na rrethon, gjë që duhet dhënë përparësi përdorimit të tyre. Nuk duhet tentuar që sëmundjen apo dëmtuesit, me çdo kusht, ti zhdukim plotësisht, por që ata ti mbajmë brenda kufijve të lejuar dmth. Brenda pragut ekonomik.


ÇKA DUHET PASUR PARASYSHË PËR TË HARTUAR NJË PLAN PËR MBROJTJEN E PEMËVE


Ka shumë faktorë që ndikojnë në hartimin e planit për mbrojtjen e pemëve. Ndër ta mund të përmendim: lloji i pemës, kultivari, nën shartesa, pozita gjeografike ku kultivohen pemët, lloji i tokës, stina e vitit, mosha e pemëve, kushtet klimatike, kushtet e motit, prania e sëmundjeve dhe dëmtuesve në vitin paraprak, masat agro dhe pomo teknike që janë ndërmarë, njohja e biologjisë së zhvillimit të dëmtuesve apo të sëmundjeve, fazat fiziologjike të zhvillimit të bimëve etj. Secili nga këta factor ka ndikimin e vet në hartimin e planit mbrojtës. Po përmend një shembuj se si ndonjëri nga këta factor ndikon në paraqitjen e sëmundjeve apo dëmtuesve. Psh. Për paraqitjen e kromës së mollës (venturia inaequalis), pa tjetër duhet të plotësohen dy kushte:prania e lagështisë dhe temperatura. Në temperaturën prej 10° C, për të ndodhur infektimi, gjethi duhet të jetë i lagur minimum 14 orë. Në këtë rast intervenimi me fungicide duhet të ndërmerret para kalimit të 14 orëve që të pengohet infektimi etj.

Këshilla ime për pemëtarët fillestarë është, që aspektin e mbrojtjes së pemëve ta planifikojnë me ndihmën e ekspertëve të bujqësisë e më së miri me ata të mbrojtjes së bimëve. Gjithashtu është mirë të konsultojnë literaturë pasi që ka mjaft, ku mund të gjenden plane orientuese për mbrojtjen e kulturave bujqësore pra edhe të pemëve. Këso udhëzime japin të gjithë prodhuesit e pesticideve si: Singenta, Bajer, Galenika etj. Pa tjetër para përdorimit të lexojnë dhe respektojnë udhëzimin për përdorimin e pesticidit etj.

Më poshtë po jap nje plan të singentës për mbrojtjen e mollës, i cili është pak a shumë i ngjashëm për të gjitha pemët farore.

 

Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca

Brenda pak kohe do te marrim pergjigje nga keshilltari per bujqesi i komunes suaj dhe do ta plotesojme pergjigjen.
Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com