Përgjigje për Elbasan Krasniqi nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Elbasan Krasniqi lidhur me numrin e fidaneve te domates per m2 dhe semundjet qe me se shumti prekin dometen.


Pyetja: sa fidane domate duket mbillen ne 10 ari serra? dhe a mund te na siguroni ndonje informacion lidhur me semundjet e domateve dhe cilat preparate mbrojtese ti perdotim per mbrojtje?


Pergjigje


Dendësia e mbjelljes së domates në serra është në varësi të tipit të serrave dhe natyrës së kultivarit. Këshillohet të mbillen  2-4 fidane për m/2.

Sëmundjet kryesore të domates janë:

Rënia e fidaneve ( Pythium spp), kjo sëmundje paraqitet në fazën e dy gjetheve të bimës, masat preventive; evito mbjelljen e farës kur toka ka temperatura të ulëta, të mbillen fidane të pastra nga sëmundjet, të sigurohet një ventilim i mirë në serrë, të mbillen varietete rezistente, ujitja të bëhet herët( evito ujitjen e panevojshme), të bëhet dezinfektimi i moduleve para se ato të vendosen në vendin e ruajtjes.

Preparatet kundër kësaj sëmundje janë: Previcur energy, Aliatte Flash, Ridomil Gold

Vrugu i domates ( Phytophthora onfestans) - masat preventive

Të përdoren për mbjellje vetëm fidanet e pastërta nga sëmundjet, largo dhe shkatërro bimët dhe pjesët e tyre të infektuara, siguro një ajrosje të mirë, siguro sasi të nevojshme të plehrimit , ujitja të bëhet me kujdes.

Preparatet kundër kësaj sëmundje janë:  Previcur 607 SL, Previcur Energy, Consento, Mikal Flash, Aliete Flash, Champion 50 WP, Antracol 70 WP, Dithane M-45, Ridomil Gold MZ 68 WP, Ridomil Gold plus 42.5 WP, Folio Gold 53.75 SC, Bravo 500 SC, Daconil 720 SC.

Janë edhe sëmundjet e tjera:

Kalbëzimi i hirtë ( Botryotinia fusceliana) - Preparati - Daconil 720 SC

Njollosja e zezë e domates ( Alternaria solani)  - Preparati Consento, Champion 50 WP, Antracol 70 WP, Dhitane M-45, Bravo 500 SC, Daconil 720 SC. 


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltarje per bujqesi ne Komunen e Vitis. Ing.Dip e bujqesise znj.Fadile Demelezi

Nga: Fadile Demelezi (Viti)
Telefon: tel
E-mail: dile_da@hotmail.com