Përgjigje për Aziz Livoreka

Ne pyetjen e parashtruar nga Aziz Livoreka lidhur me mirmbajtjen e tokes ne pemishte.


Pyetja: kom marr informata per krasitjen dhe mbrojtjen e pemeve nga pytjet qe jane ber me heret sepse i kame percjell por a kishi mujt vetem edhe nje informacion lidhur me mirmbjtjen e tokes ne pemishte pra si behet mirmbajtja e tokes mes rreshtave ne pemishte? shume faliminderit per mundesin qe po na jepni.


Pergjigje


Mirëmbajtja e tokës së pemishteve pas mbjelljes


Sipas eksperiencave te arritura deri me tani, siperfaqja e tokes pas mbjelljes se fidanave mbahet ne disa menyra, qe jane: I) Gjithmone e punuar; II) E kultivuar me kultura bashkeshoqeruese; III) E kultivuar me bime livadhore; IV) Lenja e tokes ugar; V) Me punim vetem te kurores, etj.


1-Mbajtja e siperfaqes se tokes gjithmone e punuar, konsiston ne mbajtjen e siperfaqes se tokes gjithmone te punuar/shkrifteruar. Kjo është metoda me e mire sepse nepermjet kesaj behet e mundur: I) Pengimi e avullimit te ujit nga toka, sepse thyhen kapilaret e siperfaqes se tokesII) Luftimin e barerave te keqia; III) Siguron nje regjim aero-dinamik te shtreses se punueshme te tokes, te sistemit rrenjor, etj. Kjo konsiston ne punimin e pare te tokes ne thellesine 15-20 cm dhe gjate te gjithe periudhes se vegjetacionit shoqerohet me 2-3 frezime te herepashershme.


2-Me kultura bashkeshoqeruese, konsiston ne mbjelljen mes rreshtave me bime te atilla bujqesore te cilat e shfrytezojne siperfaqen e tokes deri ne hyrjen ne prodhim. Por ato duhet te sigurojne disa kushte, qe me kryesoret jane: I) Te mos mbillen me afer se 1 m larg rreshtit te fidanaveII) Vegjetacioni i bimeve bashkeshoqeruese te mos konçidoje me vegjetacionin e fidaneve te mbjellura. Bime me te pershtatshme jane ato dimeroret si: hasellet, terfilet, perimet vjeshtore (laker, qepe, presh, sallate, spinaq, etj,). III) Nese vegjetacioni i tyre perkon me vegjetacionin e pemeve, ato patjetër duhet te jene me rritje te shkurter si fasule, patate, bizele, etj, dhe jo me miser apo bime te tjera qe kane rritje te larta te mases vegjetative. iv) Bimet shoqeruese nuk duhet te preken nga po te njejtit demtues apo semundje, etj.


3 - Me bime livadhore, konsiston ne mbjelljen e tokes me jonxhe, ose barera te tjera nje dhe shumevjeçare si: loljum, terfile, kolza, etj. Mbjellja e ketyre bimeve duhet te shoqerohet me nje sistem rigoroz pleherimi dhe ujitjeje, sepse bime te tilla e shfrytezojne mire token dhe nese nuk merren masa per ujitjen dhe pleherim, pemet e manave mund te vuajne dhe te demtohen rende.


4 - Lenja e tokes ugar, konsiston ne punimin e tokes gjate Vjeshtës dhe lenjen e saj pa u mbjelle me bime te tjera. Kjo mënyrë ka efekt me te mire ne zonat kodrinore dhe te paujiteshme. Sipas perllogaritjeve, kjo mënyrë kufizon humbjet e lageshtires se tokes ne masen 10-15%.


5 - Me punim toke vetem te kurores, etj, mund te perdoret me sukses vetem ne tokat e pjerreta dhe kryesisht ne mbjelljet me vetullore. Kjo konsiston ne punimin e siperfaqes se tokes se vetulles se ngritur per kete qellim, rreth e qark kurores se bimes. Punimi i tokes realizohet zakonisht ne bashkeshoqerim me plehra kimike dhe organike.


Mbajtja e siperfaqes se tokes


Punimi i tokës është një mase tepër e rëndësishme ne kultivimin e pemeve frutore gjate periudhes se frutifikimit. Ky proces ndikon ne përmbysjen e mbeturinave gjethore te rena për tokë, ne ajrosjen e tokës, ne shkaterrimin e barërave te keqia, ne përmbysjen e plehrave organike dhe ato kimike, si dhe ne aktivizimin e aktivitetit mikro-biologjik te tokës. Sipas shume autoreve, është vertetuar se asnjë mase tjetër agroteknike (përveç krasitjes), nuk mund ta zevëndesoje punimin/shkriftërimin e tokës.


Toka medeomos duhet te punohet çdo vit jo me thelle se 20-25 cm gjatë periudhes Nendor-Shkurt. Ky proces mund te vazhdoje deri ne momentin e fillimit te fillimit te levizjes se lengjeve. Punimet e thella nuk duhen aplikuar sepse siç është spieguar me siper, sistemi rrenjor është shume afer siperfaqes se tokes (veçanerisht ato me nenshartesa vegjetative). Largesia nga trungu dhe brazdes se plugimit duhet te jetë ne proporcion me gjeresine e kurore dhe moshen e pemes. Ajo nuk duhet te jetë me pak se 0,5-0,8 m. Para punimit, toka duhet te jetë ne lageshtiren e duhur. Nese toka ka shume lageshtire, cilesia e punimit vjen shumë e papërshtatshme. Shkriftërimet sipërfaqsore (ose frezimet) gjatë vegjetacionit, duhet te behen 2 - 3 herë. Ato duhet te behen ne thellesine 10-12 cm, ku: e para behet gjatë periudhes Prill-Maj; e dyta duhet te behet gjate rritjes intensive te frutave; e treta gjatë përiudhes Shtator-Tetor. Keshillohet qe shkriftërimet duhet te behen pas ujitjeve ose shirave me qellim ruajtjen e vlages për një përiudhe sa me te gjatë ne toke.


Kjo pergjigje eshte pergatitur ne baze te librit Pemtaria e Pergjithshme te autorit Dr.Fatmir Voci.

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com