Pergjigje per Ajet Abdyli

Ne pyetjen e parashtruar nga Ajet Abdyli lidhur me krasitjen e pemeve te reja.


Pyetja: Si behet krasitja e pemeve te reja?


Pergjigje:


Kur është koha më e mirë për krasitjen dimërore të pemëve Krasitja dimërore e pemëve realizohet gjate periudhes se qetesise relative të pemëve, ne Dimer. Kjo fillon pas renies se gjetheve dhe mbaron para fillimit te fryerjes se sytheve. Kjo është kryesore, mirëpo se a do të fillojme menjëherë pas rënjes së gjetheve apo pak para fillimit të vegjetacionit varet edhe nga disa faktorë si janë: madhësia e sipërfaqes me pemë dhe fuqia punëtore që disponojmë. Qëllimi është që krasitja të mund të kryhet para fillimit të vegjetacionit, para fryrjes së sythave, para fillimit të lëvizjes së lëngjeve të pemës. Më poshtë po japim disa parime për të kuptuar më mirë kur duhet filluar krasitja dimërore e pemëve.


• Kur temperaturat jane nen zero, krasitjet nuk duhet te behen, sepse kambiumi është shume i ndjeshem dhe plaget e shkaktuara nga prerjet nuk sherohen/mbyllen lehte. Madje, krasitja nuk rekomandohet te behet direkt pas renies se gjetheve. Kjo sepse, kur lendet rezerve gjate dmrit zbresin ne kercell, ato ne fazen e renies se gjetheve akoma jane ne degeza. Po te priten keto degeza, bashke me to do te hiqet edhe nje pjese e konsiderueshme e lendeve rezerve.


• Nese krasitjet behen kur ka filluar fryerja e sythave, veç humbjeve te sytheve qe vine nga ferkimi i degezave gjate aktit te krasitjes (sythat e fryrë leht dëmtohen në këtë kohë), bashke me deget e prera largohet edhe nje pjese e mire e lendes rezerve qe ne ate periudhe ka shkuar neper degeza e sythe.


• Në rastet kur kemi të bëjë me sipërfaqe të vogla të pemishtes dhe me fuqi të mjaftueshme punëtore, atëherë krasitjen nuk duhet filluar para kalimit të ngricave ekstreme dimërore, që të mos vije deri te dëmtimi i degëve në vendin e prerjes nga ngricat.


Varësisht nga kushtet klimatike që mbretërojnë, nese kemi fuqi punëtore të mjaftueshme atëherë, në kushtet e Rrafshit të Dugagjinit krasitjen duhet filluar diku në pjesën e dytë të muajit shkurt (15 shkurt), kurse për kushtet e Rrafshit të Kosovës nga 20 shkurti. Por shumë me rëndësi është që krasitja të kryhet para fillimit të vegjetacionit që të mos vije deri te humbjet e materieve ushqyese dhe dëmtimi i sythave frutor siq u përmend më lart. Pas krasitjes preferohet nje trajtim me preparate në bazë bakuri për të shmangur infektimin e pemës nga pjesët ku janë bërë prerjet (krasitja). Në rastet kur kemi të bëjë me sipërfaqe të vogla, atëherë preferohet që vendet e prera të lyhen me dyll të pemëve, sidomos kur kemi të bëjë me prerjet e degëve më të trasha.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca


Pergjigje shtes e ilustruar dhe me foto:


 


Një nder operacionet ma të randësishme në zhvillimin e pemëtorëve intensive është masa pomoteknike e pemëve-krasitja. Kem ikrasitje dimërore e cila e ka randesinë e veçant dhe aplikohet nga janari deri në mars, mvarësisht nga kushtet klimatike dhe kemi krasitjene gjelbërt (heqjae llastarëve) gjatë qershorit.


 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Decanit. Ing.dip i bujqësisë z.Bajram Çeku


Poashtu ju lutem shikoni edhe kete video nga Mundesit e Reja Per Bujqesi.


http://www.fermaime.com/?id=37&shp=28


 

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com