Pergjigje per Ibrahim Uka

Ne pyetjen e parashtruar nga Ibrahim Uka lidhur me krasitjen dimrore te pemeve.


Pyetja: a keni ndonje materjal per krasitjen dimrore te pemve?


I nderuar, ju lutem shikoni keto pergjigje nga keshilltaret komunal per bujqesi lidhur me krasitjen dimrore.


Pergjigje:


 


Koha e krasitjës dimërore e molleve fillon, nga rënja e gjetheve në Vjeshtë e deri para mugullimit të sythave në Pranëverë. Për kushtet klimatike të Kosovës, gjegjësisht temperaturave të ulëta që mbretrojnë gjatë dimrit në vendin tonë, preferohet krasitja para mugullimit të sythave në Pranëverë.


Efekti i krasitjes dimërore: Prodhimi pa krasitje nuk ka interes në pemëtoret intenzive. Pemët e pa krasitura meqenëse nuk kanë kontroll mbi sasinë dhe shpërndarjen e elmementeve prodhuese dhe vegjetative e zhvendosin prodhimin gjithmonë e më shumë drejt majeve, për shkak të polaritetit, dhe zhvishen në drejtim të bazës. Ato dobësohen gradualisht, nuk prodhojnë rregullisht çdo vit, nuk kanë prodhim cilësor dhe në disa raste thahen para kohe. Për këto arsye është e nevojshme krasitja, me anë të së cilës hiqen disa pjesë të panevoshme të pemës, ndërkohë që të tjerat përshaten për ti dhënë pemës formën e përshtatshme, më qëllim që të kemi nga njëra anë vegjetacion të kënaqshëm dhe nga ana tjetër prodhim të mirë, çdo vit dhe cilësor. Me anë të krasitjes bëhet shpërndarje më uniforme dhe e drejtë e pikave të rritjes, në të gjithë pemën.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Vitis Msc. Veton Ademi


Pergjigje:


Krasitjae pemëve


Një nder operacionet ma të randësishme në zhvillimin e pemëtorëve intensive është masa pomoteknike e pemëve-krasitja. Kem ikrasitje dimërore e cila e ka randesinë e veçant dhe aplikohet nga janari deri në mars, mvarësisht nga kushtet klimatike dhe kemi krasitjene gjelbërt (heqjae llastarëve) gjatë qershorit.


 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



 



Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Decanit. Ing.dip i bujqësisë z.Bajram Çeku


Poashtu ju lutem shikoni edhe kete video nga Mundesit e Reja Per Bujqesi.


http://www.fermaime.com/?id=37&shp=28

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com