Pergjigje për Beke Rexhaj nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Beke Rexhaj Lidhur me shartimin e nje variteti te vjeter te Molles.


Pyetja: deshe tju pyes se qfar shurtimi te perdorim tek mollat kozharke sepse ka 5 vite qe nuk bejn fare apo a ka ndonje metod te shurtimit per to me te veqant ?


Pergjigje:


Duke pasur parasyshe qe varieteti kozharka qe eshte sinonim serb ose ne shqip E bukura e boskopit i kuqi ose i verdhi, eshte varietet triploid i bujshmeris se larte qe shume vone vije ne frutedhenje. Une nuk e di qe ne cilen neneshartese eshte e shartuar te fermeri ne fjale. Nese eshte e shartuar mbi farishte ajo shume vone vije ne frutedhenje ne vitin e 6-7, ndersa ne neshartesa vegjetative ajo qe ne vitin e trete eshte ne frutdhenje. Une rekomandoj qe e bukura e boskopit te shartohet mbi nehartesen M27 per te ulur bujshmerin e larte qe ka. Edhe mbi neshartesen MM106 si dhe M9 ajo ka bujshmeri te larte. Mirpo ka mundesi qe e Bukura e boskopit nuk jep frut sepse kerkon edhe pjalmues te mire si Idared, Grenny Smith etj. Gjate mbjelljes kerkon distanca me te larta si dhe lakimin e degeve ne kende 90-120 shkalle ne raport me udheheqesin qendrore. Gjate krasitjes kurrsesi te mos shkurtohen deget njevjeqare por te behet lakimi i tyre. Nese fermeri ne fjale ka siperfaqe te madhe me peme ju lutem te me kontaktoni per ti dhene keshilla te metejme.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne Komunen e Junikut. Ing. dip i bujqesise z.Ali Gacaferi

Nga: Ali Gacaferi (Junik)
Telefon: 044/997 169
E-mail: aligacaferi@hotmail.com