Pergjigje per Ajet Ajeti nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Ajet Ajeti lidhur me formimin e kurores tek kultura e Molles dhe Kumbulles.


Pyetja: citat forma te kurores preferohen tek molla dhe kumbulla qe te kete nje frytdhenje sa me stabile dhe te qendrueshme?


Pergjigje:


Forma e kurorës caktohet varesisht nga këta faktorë:


i) lloji i species dhe kultivari; ii) lloji i nensharteses; iii) niveli i kryerjes se sherbimeve agroteknike; iv) pjelloria e tokes dhe kushtet klimaterike te zones; v) fuqia e pergjithshme e pemes, etj.si dhe mënyrat e formimit të disa kurorave që preferohen për mollën dhe kumbullën.


Figure 1. Tendencat e rritjes se llastareve ne varesi te perkuljes se degezave




Për të kuptuar më mirë këtë problematikë po jap disa parime që besoj se do të ndihmojnë në të kuptuarit e lidhjeve që kanë format e  kurores me procesin e frutdhënjes etj.


Pemet frutore zakonisht frutifikojne ne deget e reja nje, dy dhe tre vjeçare. Gjithashtu si rregull i pergjithshem është se deget me pozicion vertikal jane te predispozuara te diferencojne sythe vegjetative dhe shume me pak sythe frutore, se sa ato qe jane te shtrira ne mënyrë horizontale. Per kete arsye krasitesi duhet te njohe mire disa ligjesi te rritjes se pemeve frutore. Disa nga keto ligjesi jane:


1) Pozicioni i vendosjes se sytheve ne nje dege është i kembyer (njera nga e majta dhe tjetra nga e djathta). Prandaj krasitesi ka mundesi ta drejtoje sythin (llastarin/degen) e ardhshme, me ane te krasitjes nga ai e deshiron.


2) Ne gjatesi te nje degeze, zhvillimi i sytheve nuk është i barabarte. Sythet e majes kane aftesine  te rriten me shpejt dhe te zhvillojne nje llastare te fuqishem qe edhe ai tenton te iki sa me lart (Fig. nr. 1). Prandaj krasitesi duhet te mendoje ate qe, nese lihet nje syth ne nje pozicion te caktuar atehere nga do te jetë drejtimi i rritjes se tij?


3) Me rritjen e gjatesise se nje degeze, pakesohet mundesia e çeljes se sytheve anesore. Çdo llastar i çelur nga nje syth tenton te rritet sa me ne lartesi. Por kjo dukuri verehet me shume tek llastaret e sythave te majes. Kjo ben qe sythat qe ndodhem me afer bazes se degezes ose te zhvillojne pak llastare, ose me shume ka te ngjare qe ato te mos çelin fare duke kaluar ne sythe te fjetur. Keshtu qe llastari te mos shkoje i gjate dhe pa degeza veshese, duhet medeomos qe degeza te shkurtohet atje ku krasitesi mendon se don llastarin e ardhshem.


4) Pas shkurtimit, sythi i pare i majes jep nje llastare qe rritet me me shpejtesi dhe i fuqishem. Por menjehere sythi qe është poshte tij, çel nje llastare tjetër qe synon te arrije llastarin e pare. Nese ky lihet i lire, ai mund te behet nje konkurues i “rrezikshem”, duke prishur ekuilibrin e rritjes se llastarit te pare. Prandaj krasitesi duhet te mendoje ose ta shkurtoje ate, ose ta eleminoje fare.



Figure 2. Skema e dalja se gabuar te llastareve te rinj, si rezultat i perkuljes se gabuar te degezes



 




 


5) Deget skeletore te bazes duhet te stabilizohen sa me mire. Kjo ben te mundur qe pema e ardhshme te krijoje nje baze dhe qendrueshmeri edhe per katet e tjera qe ndodhen me siper.


6) Deget perkulura nga qendrimi vertikal ne ate horizontal (fig nr. 2), kane aftesine te diferencojne me shume sytha frutore.


7) Qendrueshmeria e kurores varet nga kendi i shtrirjes se degeve skeletore. Kur deget skeletore dalin nga nje pike dhe me nje kend te ngushte, krijohet mundesia e thyrjes ose e rrezimit te kurores. Kendi me i mire i degeve skeletore është 45-600dhe largesia e daljes se tyre te jetë rreth 10-12 cm.


8) Lartesia e kurores ka rendesi sepse i jep bimes me shume mundesi ndriçimi dhe ajrosjeje. Por kjo ka nje kufizim te madh sepse lartesia varet nga lloji i species, nenshartesa, kultivari dhe gjatesia dhe gjeresia e kurores duhe harmonizuar me sasine e siperfaqes qe ka ne dispozicion (varesi e gjeresise dhe gjatesise se rreshtave).  


Ne frutikulture gjatë krasitjeve duhet te synohet që pemet te marrin forma sa me te thjeshta dhe ti afrohen sa me mirë rritjes natyrale. Asnjëhere nuk duhet ti shmangemi ne mënyre rrenjësore rritjes natyrale. Një veprim i tille ndikon ne disbalancimin e rritjes dhe te shperndarjes se lendeve ushqimore neper deget skeletore, veshese dhe ne gjethe efruta. Qëllimi kryesore është që, pemes ti sigurohet një ndriçim dhe një ajrim sa me maksimal. Format e krasitjeve që u jepen pemeve ndahen ne: a) Forma te lira; b) Forma te detyruara.



Figure3. Varesia e pozicionit te shtrirjes se degezes me sasine e prodhimit





 


(a) Te format e lira, quhen ato forma ku trungu dhe deget skeletore rregullohen pa qëne nevoja te mbështeten diku ose te lidhen me lidhësa per tu drejtuar. Format e lira te krasitjeve ne pemetore janë te ndryshme. Ato mund te ndahen: 1)Piramidale; 2) Kupore; 3) Kupore e permirësuar; 4) Me kate; 5) Me kate te permirësuara, etj.


(2) Forma te detyruara, quhen ato forma ku trungu dhe deget skeletore rregullohen vetem duke perdorur sisteme mbështetese dhe lidhëse. Ne kete rast trungu dhe deget do te drejtohen ashtu siç don njëriu. Format e krasitjeve te detyruara janë: 1) Kordone; 2) Palmete, etj.


3. Parimet e krasitjes formuese te kurores piramidale


Disa nga parimet me te njohura te krasitjes formuese te kesaj forme jane: 


Parimi i pare është; perzgjedhja e 3-4 degeve skeletore te rendit te pare te lidhura fort me aksin qendrore, ose e thene ndryshe me udheheqesin e pemes. Kjo behet me qellim qe kurora t’i rezistoje sa me mire ererave, peshes se frutave dhe permiresimit ne maksimun te ajrimit e te ndriçimit diellor.


Figure 4. Skema e formimit te kurores piramidale dhe e menyrave te drejtimit te degeve skeletore




Ky parim realizohet drejte kur:


1) Zgjidhen ato dege skeletore qe dalin nga udheheqesi kryesore ndermjet kendit nga 45 - 600. Deget e dala jashte kendit 45 - 600, duhet te hiqen. Nese nuk ka te tjera, atehere duhen aplikuar metodat e hapjes apo te mbylljes me ane te bigave, lidhjeve me litar, etj (fig. nr. 4).


N.q.s. dega skeletore e perzgjedhur është ne nje kend me te ngushte (ne drejtimin vertikal) se sa hapesira 45-600, atehere kjo dege do te konkuroje udheheqesin kryesor dhe ne peme do te krijohen probleme ne rritjen e paekuilibruar te kurores dhe hijezime te panevojshme, e cila do te ndikojne ne uljen e prodhimit.


N.q.s. dega skeletore e perzgjedhur është ne nje kend me te gjere se hapesira 45-600, atehere kjo dege do te furnizohet me pak me lende ushqimore, kurora nuk do te marri formen e duhur dhe prodhimi nuk do te jetë normal. Gjithashtu shancet per tu thyer nga pesha e prodhimit, era, apo faktore te tjere, jane me te medha.


2) Deget skeletore te perzgjedhura, duhet te jene me te holla se sa udheheqesi kryesore. Deget me trashesi te njejte me udheheqesin kryesore ose qe jane paralel me te, duhet te hiqen. Zakonisht hiqet ajo dege qe është me e dobet dhe me e devijuar nga vertikalja.


3) Tre ose kater deget skeletore te perzgjedhura, duhet te sigurojne nje lidhje te qendrueshme me udheheqen kryesore ne nje distance nga 10-15 cm larg njeri-tjetërit. Kjo ndikon nen rritjen e rezistences se kurores nga thyerjet.


4) Tre ose kater deget skeletore te perzgjedhura, duhet te sigurojne nje hapesire afersisht te barabarte me njeri tjetrin ne drejtimin horizontal ne rreth 90 – 120 grade, me qellim qe ato te jene te shperndara uniformisht.


5) Tre ose kater deget skeletore te perzgjedhura, duhet te fillojne ne lartesine 65-75 cm mbi siperfaqen e tokes.


Parimi i dyte është formimi i katit te dyte dhe i kateve te tjere me deget skeletore. Kjo realizohet pasi te jetë stabilizuar kati i pare (periudha 2-3 vjeçare sipas vegjetacionit te pemes), duke e prere llastarin e perzgjedhur si udheheqesin kryesore ne lartesine 80  - 120 cm mbi piken e katit te pare. Pas prerjes dalin nje sere llastaresh te tjere te cilet duhet te perzgjidhen:  i) Nje llastar i cili duhet te jetë vazhduesi i udheheqesit kryesore; ii) 3-4 dege skeletore te cilet do te sherbejnë si dege skeletore te rendit te dyte. Procedurat e formimit te katit te dyte dhe te degeve skeletore dhe te kateve te tjera vijuese, jane njelloj si ne rastin e formimit te katit te pare.  


Parimi i trete është; rregullimi dhe mbajtja ne ekuiliber vegjetativ, te degeve skeletore dhe te degezimeve te tyre. Kjo siguron nje shperndarje te drejte te limfes organike ne te gjithe kuroren e pemes. Kjo arrihet nese do te kihen parasysh:


a) N.q.s. ne nje peme ekziston nje dege skeletore e shendoshe, atehere ajo do te kete aftesi per te terhequr sasi me te madhe limfe organike se sa nga deget e tjera qe jane me te dobeta. N.q.s. ne kete dege nuk do te nderhyhet ne kohe per ekuilibrimin e shperndarjes se limfes, atehere dega e shendoshe do te forcohet akoma me shume duke devijuar te gjithe zhvillimin e mevonshem te kurores ne favor te kesaj dege. Deget e tjera te cilet janen nen efektin e konkurences se deges se shendoshe, jo vetem qe ngelin mbrapa ne zhvillim por edhe mund te thahen fare. Per ta evituar kete fenomen duhet qe, dega e shendoshe te pritet me rende, ndërsa deget e dobeta duhet te priten me pak ose aspak. Ne kete mënyrë dega e prere rende, gjate vegjetacionit do te çeli me pak gjethe dhe nuk do te zhvillohet me si me pare, ndërsa deget e dobeta te cilat jane prere me pak ose aspak, gjate vegjetacionit do te çelin me shume gjethe, do te realizojne me shume lende organike dhe rezultati do te jetë ne fuqizimimin me te mire te tyre.


b) Me rritjen e udheheqesit kryesor, do te perzgjidhen edhe deget e tjera skeletore. Gjatesia e degeve skeletore ulet ne proporcion me ritjen ne lartesi te bimes dhe te numrit te kateve. Njekohesisht i njejti parim është i vlefshem edhe per degezat veshese qe jane te vendosura ne nje dege te dhene skeletore. Kjo behet me qellim qe kurora e pemes te marri vertete formen piramidale.


Perveç formes piramidale ashtu siç eshte shpjeguar me siper, veçanerisht per mollen dhe dardhen, mund te aplikohen format e kultivimit Boshtore (fig nr. 5). Kjo menyre konsiston ne rritjen e bimeve vetem ne nje trung kryesore, e cila nepermjet krasitjeve te vazhdueshme te llastarit si udheheqes kryesore, rregullohet sistemi i degezave veshese, qe nuk jane gje tjeter veçse dege skeletore ne miniature. Numri i tyre eshte shume me i madh se sa ajo e formes piramidale. Kjo forme krasitjeje aplikohet vetem ne kultivaret me nenshartesa vegjetative dhe qe kane rritje te ngadalte. Per te realizuar formen boshtore duhet qe distancat e mbjelljeve ne mes rreshtave te jene nga 1 -1,5 m. Kjo forme mund te jete vertikale ose edhe e pjerret. Pa dyshim qe ne ndihme te formimit te kesaj forme, nevojitet sistemi mbeshtetes.


Figure 5. Forma konike/boshtore e kurores


 


4.         Parimet e krasitjes formuese te kurores kupore


Bazohet ne prerjen e fidanit te mbjelle ne vendin e perhershem ne lartesine nga 65 – 75 cm mbi siperfaqen e tokes. Pas ketij operacioni gjate vegjetacionit shperthejne disa llastare te cilet duhet te perzgjidhen 3-4 te tille te cilet do te sherbëjnë per formimin e 3-4 degeve skeletore. Duhet bere kujdes qe hapesirat ndermjet degeve skeletore duhet te jene gati te baraslarguara ne nje kend nga 90 – 1200. Udheheqesi qendrore eleminohet teresisht. Ne vitin e dyte keto degeza priten ne 15-20 cm gjatesi dhe lihet te zhvillohen nga 3 llastare te cilat do te sherbëjnë si dege dytesore. Ne vitin e trete vazhdohet po ajo procedure.


Disa nga parimet me te njohura te krasitjes formuese te kesaj forme jane: Parimi i pare është; perzgjedhja e 3-4 degeve skeletore te rendit te pare te lidhura fort me aksin qendrore, ose e thene ndryshe trungun e ardhshem te pemes. Kjo behet me qellim qe kurora t’i rezistoje sa me mire ererave, peshes se frutave dhe permiresimit ne maksimun te ajrimit e te ndriçimit kendit 45 - 600, duhet te hiqen (fig. nr. 6). Nese nuk ka te tjera, atehere duhen aplikuar metodat e hapjes apo te mbylljes me ane te bigave, lidhjeve me litar, etj, si ne formen piramidale. Arsyet se pse keto dege skeletore duhet te jene brenda vlerave te ketij kendi, jane shpjeguar ne rastin e formimit te formes piramidale.


Figure 6. Skema e formimit te kurores kupore (viti i I-IV)




Figure 7. Procedura e stabilizimit të kurorës kupore te dardha me anë të kallamave mbështetëse



 



4.10.4.3.          Parimet e krasitjes formuese te kurores palmete


Formimi i katit te pare. Kjo forme kurore realizohet normalisht per nje periudhe kohore 4-6 vjet (madje mund te vazhdoje edhe per disa vite te tjera) dhe fillohet menjehere pasi fidani mbillet ne vendin e perhershem. Kjo arrihet duke e prere fidanin e mbjelle ne lartesine 50 - 55 cm nga toka (fig. nr 7/A).


Gjate vegjetacionit ne Pranvere shperthejne llastaret nga sythat vegjetative, te cilat zakonisht me te fuqishme jane ato qe ndodhen afer majes. Pas llastarizimit duhet te lihen per t’u rritur 4 - 5 llastare (1-2 llastare duhet te jene rezerve, kjo deri ne nje fare periudhe).



Figure 8. Skema e formimit te nje krasitje formuese (forma palmete) per 5 vite me radhe



Per formimin e katit te pare te palmetes, gjate periudhes se qetesise dimerore, duhet te zgjidhen 3 llastaret me te mire nga ku 2 duhet qe mundesisht ato te jene ne drejtim te telave. Llastari i mesit (zaonisht ai i majes), duhet te lihet si udheheqes per formimin e katit te dyte.


Kujdes!, rekomandohet qe distanca e daljes se deges se pare dhe te dyte te cilet do te sherbejnë per formimin e katit te pare, te mos kene dale nga nje pike por me nje diference rreth 6 - 10 cm nga njera tjetra me qellim qe ato te lidhen fort me llastarin si udheheqes kryesore. 


Llastari i mesit i cili duhet te jetë me i zhvilluari, (nese ky nuk është mund te perzgjidhet nje tjetër), lihet si udheheqes, i cili do te sherbeje per formimin e katit te dyte te kordonit (fig. nr. 8). Degezat e tjera poshte apo siper atyre te perzgjedhura  duhet te hiqen.



Figure 9. Skema e klasike e formimit te kurores palmete me 4 tela horizontale




 


Dy llastaret te cilet do te sherbëjnë per formimin e katit te pare te palmetes, duhet te shkurtohen ne 50-55 cm dhe te lidhen ne telin e pare. E rendesishme është qe kendi ndermjet deges skeletore dhe udheheqesit kryesor te jetë rreth 600. Kjo rregullohet jo vetem nepermjet lidhjeve por duke aplikuar edhe sistemin e bigave (fig. nr 8). E njejat procedure aplikohet per formimin e katit te dyte te trete e me radhe, deri sa bima te marri formen e duhur te palmetes te shtrire ne 4 tela. Perveç kesaj forme, palmetat e cila mund te konsiderohet normale, ne praktike mund te perdoren sisteme palmete te ngjeshura, te cilet jane me te pershtatshme per disa lloje kultivaresh molle apo dardhas qe nuk  kane rritje te fuqishme dhe qe jane te shartuara me nenshartesa vegjetative.


5.         Parimet e krasitjes formuese te kurores kordon


Edhe kjo forme kurore realizohet normalisht per nje periudhe kohore 4-6 vjet dhe fillohet menjehere pasi fidani te mbillet ne vendin e perhershem. Kjo arrihet duke e prere fidanin e mbjelle ne lartesine 50 - 55 cm nga toka. Gjate vegjetacionit ne Pranvere shperthejne llastaret nga sythat vegjetative, te cilat zakonisht me te fuqishme jane ato qe ndodhen afer majes.



Figure 11. Skema e formimit te kurores kordon gjate 3 viteve te para




 


Përgaditur nga ing. Nazmi Rapuca, bazuar në materialet nga libri: Pemëtaria Praktike nga Dr.Fatmir Voci



 


 

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com