Përgjigje për Beli Rexhaj

Ne pyetjen e parashtruar nga Beli Rexhaj lidhur me demtuesit e misrit.


Pyetja: Pershendetje desh te ju pyes per krimbin e miserit. Kemi 2 vjet perblem me te kapet ne rrenje dhe shumohet shum shpejt keni njohori per te esht nga fara apo toka duhet sperkatur ?


Pergjigje:


Dëmtuesit e misrit


-Tokat janë të populluara nga dëmtues të rrezikshëm për bimët e kultivuara në përgjithësi e për misrin në veqanti si: krimbi tel, krimbi i murmë, krimbi i bardhë i misrit, dosëza, etj.


-Krimbi tel. – Shkakton dëme në kulturën e misrit.


Kryesisht dëmton farat e porsa mbira dhe fidanet e reja me të cilat ushqehet.


Dëmet i shkaktojnë larvat të holla me ngjyrë të errët në të kuqe me gjatësi 1-2cm.


Për luftimin e tijë përdoren preparatet në formë të granulave(kokrrave) : Furadan, Kounter, Difonat etj.


Krimbi i murmë- Është dëmtues i rrezikshëm që shkakton dëmtimin e kërcellit në nyjen e parë që lidhet me qafën e rrënjës, për pasojë bima këputet ose mbahet në këmbë por thahet.


-Dëmtuesi është një flutur nate, por dëmin e shkaktojnë larvat të cilat qëndrojnë disa cm nën sipërfaqen e tokës dhe gjatë natës dalin e dëmtojnë bimën.


Për luftimin e tijë përdoret preparati: Sevin, 1.5 kg/ha i cili përzihet me 10 kg krunde dhe shpërndahet në parcelë.


Krimbi i bardhë i misrit- Bima e misrit preket nga dy krimba të quajtur:-krimbi i kërcellit dhe ai i kallirit.


Për luftimin e tyre bëhen spërkatje me : Decis, 0.03%, Karate -0.03 %, Tiodan 0.3%.


Smundjet e misrit


-Urthi-


- Është smundje nga Ustillago Maydis e cila mund të prekë të gjitha pjesët e bimës-kërcellin, lulerinë dhe në përfundim të zhvillimit të saj formon një masë të bardhë që kur qahet liron miliona spore me ngjyrë të zezë që shpërndahen gjithë andej.


zhvillohet në klimë të thatë me temperaturë 26-27 gradë Celsius.


Për të ju shmangur kësaj, fara duhet të dezinfektohet me preparate të tipit: FAZILAN 150 gr ose TMT-200 gr në qdo kuintal farë.


Nga: ing. Ramadan Hamidi


 

Nga: Ferma Ime (Prishtine)
Telefon: tel
E-mail: info@fermaime.com