Përgjigje për Beni Hasani nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Beni Hasani lidhur me perdorimin e herbicideve selektive per luftimin e barojave te keqija tek kultivimi i dredhzes.


Pyetja: Ju lutemi me shpjegoni a ka herbicid selektiv per luftimin e barojave te keqija tek dredhezat. Pergjigje.


Dredhëza është njëra prej pemëve të imëta me habitus të ulët,prandaj është shumë e ndjeshme ndaj pranisë së barojave. Me qëllim të kultivimit të saj të suksesshëm barojat duhet të eliminohen gjatë tërë periudhes së vegjetacionit. Barojat mun t’i luftojmënë dy mënyra : me rrugë mekanike dhe kimike-herbicide. Luftimi mekanik i barojave është kombinimi i herrjes me dorë të barojave dhe luftimit të tyre me ndihmën e makinave,e më së shpeshti me motokultivator apo me rotofrezë. Me mirëmbajtjen e tokës në mes rendeve në dredhzë në formë të ugarit të pastër,përveç thyerjes së korës së tokës,shkriftërimit të saj,ruajtjes së lagështisë njëkohësisht i luftojmë edhe barojat e pranishme të këqija. Në praktikë, për shkak të shpenzimeve të mëdha rreth angazhimit të fuqisë punëtore rreth punëve në pemishtë dhe qasjes më të lehtë gjatë gjithë sezonës shumë më efikase është treguar përdorimi i herbicideve në luftimin e barojave, të cilat kryesisht shfrytëzohen kundër mbirjes së barojave (Simazin,Devrinol në sasi prej 3-8 l/ha apo 30-80 ml/100m katror), kryesisht në fund të dimrit,pas shkrirjes së bores,pastaj herbicidet e kontaktit (Reglone,Gramoksone,Basta,etj. në sasi prej 4-6 l/ha apo 40-60 ml/100 m katror, kurse te dredhëzat e kultivuara në folie me sukses mund të përdoren herbicidet selective për luftimin e barojave të këqija gjethengushta (Fusilade forte EC,Select super në sasi prej 1,5-2,4 l/ha apo 15-24 ml/100 m katror). Preparati Fusilade forte përdoret kur barojat janë në fazën e 3-5 gjetheve, respektivisht në fazën e rritjes së tyre intensive, kurse më së voni para fillimit të lulëzimit të dredhzës. Përndryshe të gjitha kompanitë e mëdha kanë një gamë të madhe të preparative, me programe të ndryshme të mbrojtjes së kësaj kulture.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi ne komunen e Fushe Kosoves. Ing.dip i bujqesise z.Sylejman Shabani

Nga: Sylejman Shabani (Fushe Kosove)
Telefon: 044/277 984
E-mail: Sylejman.Shabani@rks-gov.net