Përgjigje për Hamdi Ahmeti nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e parashtruar nga Hamdi Ahmeti lidhur me kultivimin e lulediellit.

Pyetja: jam i interesuar te mbjell 1 ha luledielli a mund te me ndihmoni dhe te me tregoni si behet pergatitja e tokes, kur eshte koha me e pershtatshme e mbjelljes dhe ndonje informacion shtes per perkujdesje gjat kultivimit?


Pergjigje:


Luledielli


Megjithese luledielli nuk ka vështirësi të mdha për kultivim nuk duhet menduar se mund të rritet e zhvillohet lehtë pa zbatuar kriteret bazë të kultivimit.


Përgatitja e tokës-luledielli ka sistem të fuqishëm rrënjor ka nevoj që të krijohet shtrat sa më i përshtatshëm për mbirje të shpejtë dhe të një trajtshme të farës.


Me që luledielli mbillet shumë herët është e nevojshme që plugimi bazë të bëhet shumë kohë para mbjelljes, kur mbillet pas të lashtave plugimi bahet në korrik - gusht në thellësi 35-40cm, kur parabima është prashitëse plugimi i thellë bëhet gjatë vjeshtës.


Punimet përgatitore bëhen zakonisht me diskime dhe trinime të përsëritura.


Punimet para mbjelljes nuk duhet kryer në asnjë rastë më shumë se 10 cm me qëllim që të krijohen kushte të përshtatshme për vendosjen e farës.


Koha e mbjelljes së lulediellit-studimet kanë treguar se fara mund të mbijë kur temperatura e tokës në thellësin e mbjelljes është 2-4 oC por më e përshtatshmja konsiderohet koha kur temp.e ajrit stabilizohet në 10-12oC ndërsa ajo në thellësi të tokës në 10cm të jetë 8-10oC.Në këto kushte fara mbin për 14-16 ditë. Mbjellja e lulediellit bëhet më 15-20 prill.


Mbjellja bëhet në rreshta sepse jep rezultate më të mira dhe përdoret normë fares e vogël 8-12 kg /ha .


Thellësia më e përshtatshme është 5-8 cm për mbjellje të farës por në tokat e pregatitura mirë mundë të mbillet në thellësi 3 cm.


Plehërimi-Para mbjelljes bëhet me 220-250kg /ha NPK 15:15:15


Riplehërimi -150kg /ha NAG


Kultivimi mes rendeve edhe priplehërimi bëhen në të njejtën kohë.


Ujitja –luledielli renditet në bimët e qëndrueshme ndaj thatësirë por në të njejtën kohë reagon shumë mirë ndaj ujitjeve .


Korret në pjesën e dytë të shtatorit.


Kjo pergjigje eshte derguar nga Keshilltarja per bujqesi ne komunen e Ferizajit. Ing. dip. e bujqesise znj. Hazbie Murseli

Nga: Hasbie Murseli (Ferizaj)
Telefon: 044/ 219 425
E-mail: hazbije_murseli@hotmail.com