Përgjigje për Xhelal Selimi nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e parashtruar nga Xhelal Selimi lidhur me mbarsimin.

Pyetja: Kur e diktojme se nje meshtjerre eshte gati per mbaresim se une kam nje meshtjerre po se di sa muaj ka? dua te di kur diktohet per mbaresim? dhe menyra e mdarsimit qe perdoret?


Pergjigje:


Një mëshqerrë është gati për mbarsim:


Kur mëshqerra ka mbushur 15 deri në 18 muaj Kur pesha trupore e saj të ketë arritë 350 deri në 400 kg Kjo moshë dhe peshë trupore duhet të respektohet patjetër sepse kafsha në këtë moshë dhe peshë në aspektin anatomik dhe ate fiziologjik është e zhvilluar dhe e përgaditur mirë për tu mbarësuar.


Shenjat e para që ç’faq mëshqerra janë:


Nuk han si duhet


Kërcen në tjerat kafshë


Nuk është fare e qetë


Ka ngritje të temperatuës


Momenti më i duhur, për tu mbarësuar është nëse vëren duke rrjedhë sekret sikur e bardha e vesë nga vagina, momenti më i mirë është që të mbarsohet 12 orë pas paraqitjes së afshit sepse në këtë kohë folikukat e grafit janë afër pëlcitjes së tyre.


Ne ju preferojmë që mbarsimin ta bëni në mënyrë artificiale pasi që i njejti është nën kontrollin e mjekut dhe është më i garantuar se ai natyral.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Gjilanit. z.Medin Zeqiri PhD

Nga: Medin Zeqiri (Gjilan)
Telefon: 044/ 212 484
E-mail: medinzeqiri@yahoo.com