Përgjigje për Besart Galica nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e parashtruar nga Besart Galica lidhur me perdorimin e kripes dhe gelqeres si dezinfektues se tokes.

Pyetja: Desha te ju pyes ne lidhje me perdorimine krypes dhe gelqeres qe disa e perdorin per dezinfektimin e tokes para mbjelljes me perime a eshte ne rregull dhe a ka efekt ansore ne perime?


Pergjigje:


Sa i përket përdorimit të krypës për dezinfektim nuk preferohet sepse mund të rritë nivelin e kriprave në tokë gjegjësisht nivelin e pH në tokë, prandaj nuk preferohet pa i bërë analizat e tokës, kur dihet që perimet kultivohen kryesisht rreth lumenjëve, ku niveli i pH është më i lartë, kurse sa i përket gëlqerës preferohet të përdoret në formë pluhuri për të bërë dezinfektimin e tokës. Kjo formë e dezinfektimit gjen përdorim të gjerë dhe ka treguar rezultate të mira, dhe mund të përdoret edhe pas mbjelljes sidomos në serra, kundër kërmijëve (hidhet sasi e gëlqerës pluhur brenda serrës rreth folisë).


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltarje per bujqesi ne Komunen e Vitis. Ing.Dip e bujqesise znj.Fadile Demelezi

Nga: Fadile Demelezi (Viti)
Telefon: 044/631 029
E-mail: dile_da@hotmail.com