Përgjigje për Bekimin nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e parashtruar nga Bekim Hasanaj lidhur me kultivimin e pemeve te imeta.

Pyetja: Jam i interesuar te mbjell nje siperfaqe prej 30 ari mjedra dhe manaferra. a mund te me tregoni si duhet bere pergatitja e tokes per mbjellje dhe cilat varitete preferohen te mbillen?


Pergjigje:


Koha e mbjelljes.


Mbjellja e Manaferres dhe Mjedres mundet të bëhet si në periudhën e vjeshtës njekohësisht edhe në atë të pranverës që përgjithësisht varet nga klima dhe zona e kultivimit. Maanaferra dhe Mjedra zakonisht preferon mbjelljet e vjeshtës duke filluar nga 10 nëntori deri në 10 dhjetor duke shfrytëzar gjithënjë ditët e mira me diell pa shi dhe ngrica. Ky afat mbjellje është i përshtatëshem kryesisht për zonën me klimë bregdetare që karakterizohet nga një klimë e butë.(me vjeshtë të butë dhe të shoqëruara me lageshti). Në këtë rast bimët në vjeshte fillojnë zgjimin më herët se ato të mbjella në pranverë, riaktivizimi i sistemit rrënjor njëkohësisht është më i herëshëm duke patur në këtë mënyrë edhe një përqindje zënje më të lartë se sa me nbjelljet e pranverës.


Kultivaret me mire te Manaferres dhe jane keta:


Hull Thornless Bima karakterizohet me një rritje të fuqishme, shumë prodhues dhe me degë gjysëm të varura. Bima lulëzon në 10 ditorin e tretë të muajit maj. Nga një prodhimtari e lartë dhe me fruta të mëdha deri në shumë të mëdha, me formë të rumbullakët në të zgjatur, me ngjyrë të zezë të shndritëshme dhe që manifeston një qëndrueshmëri të lartë në vjelje dhe transport. Periudha e pjekjes është në 10 ditorin e tretë të muajit korrik.


Thronfree


Eshtë ndër kultivarët më të përhapur në Itali. Karakterizohet nga një rritje fuqishme dhe me një prodhimtari shumë të lartë.Periudha e lulëzimit është në 10 ditorin e tretë të muajit maj. Fruti i madh deri në shumë i madh me ngjyrë të zezë të shdritëshme me formë të rrumbullakët në të zgjatur me tulin ngjyrë violetë shumë të errët, shumë i ëmbël, pak i tharët dhe aromatik me farëza të mëdha me një rezistencë të lartë në vjelje dhe transport. Kultivari përshtatet mirë në të gjitha tokat duke përfshirë edhe tokat e rënda si dhe tokat me përmbajtje gëlqerore. Prodhimi i këtij kultivari destinohet për industri. Periudha e pjekjes është fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit por që pjekja fillon që në 10 ditorin e parë të muajit gusht. Në fund të periudhës së vjeljes manifeston shënja të prekjes nga botrytis duke dëmtuar rëndë prodhimin e fundit.


Burbank pa gëmba


Kultivar i krijuar në vitin 1904 nga Luther Burbank në Santa Rosa Kalifornia i cili e ka përshkruar si një kryqëzim ndërmjet një manaferrë zeze të egër të Virgjinias Perendimore X Himalaja. Bima paraqitet shumë e shëndetëshme,me sharmenda të cilat disa herë arijnë deri në 4-5 m gjatësi, shumë pjellor, me frutat uniformë në madhësi , me tul të fortë, të shijëshëm dhe me prodhim të herëshëm. Bima lulëzon në 10 ditorin e dytë të muajit maj dhe periudha e pjekjes përkon në 10 ditorin e parë të muajit gusht.


Eldorado


Eshtë një kultivar i përhapur dhe që manifeston cilësi të mira organoleptike duke e bërë një kultivar standart. Eshtë krijuar në viti 1880 si një farë filiz i rastësishëm afër një fshati të Eldorado Ohio. Në vitin 1899 u introduktua në prodhim të gjërë si një kultivar cilësor. Bima paraqitet me një zhvillim të fuqishëm e shëndetëshme, me një rritje drejt lart paksa e përhapur dhe e qëndrueshme. Epoka e lulëzimit është në 10 ditorin e tretë të muajit maj. Bima ka frute të mëdha, të rumbullakët pak të stërgjatura me ngjyrë të zezë, të lëngshëm dhe të ëmbël, paksa të tharët. me një shije të këndëshme e me kualitet të lartë deri në shumë të lartë. Periudha e pjekjes është në 10 ditorin e tretë të muajit korrik.


Diamond i zi


Një kultivar që nuk i dihet origjina por që është i përhapur në Europë. Bima paraqitet me një rritje shumë të fuqishme, gjysëm e qëndrueshme, me një prodhimtari shumë të lartë, me një sistem rrënjor të zhvilluar që depërton thellë në tokë dhe që duron thatësirën, me aftësi të lartë rrënjëzimi. Lulëzon në fund të majit. Kultivari ka fruta të mëdha shumë të fortë, shumë të ëmbël, pak të tharët, me pjekje të vontë pas mesit të gushtit dhe me periudhë të gjatë frutifikimi.


Black Satin


Eshtë një kultivar i përhapur në Itali. Bima karakterizohet nga një rritje e fuqishme deri në shumë të fuqishme dhe me një prodhimtari shumë të lartë. Lulëzimi në 10 ditorin e parë të muajit qershor. Frutet janë të mëdha me formë sferike në të zgjatur me ngjyrë të zezë të shndritëshme, shumë të lëngshme dhe të ëmbla, pak të thartë, me tul më të butë se Thornfree.


Darrow


Eshtë një kultivar i seleksionuar nga Black Jet dhe që karakterizohet nga një bimë me fuqi rritje mesatare në të fuqishme me degë gjysëm të varura dhe me një prodhimtari mesatare. Bima lulëzon në 10 ditorin e parë të muajit qershor. Fruti mesatar në të vogël, i rrumbullakët pak i stërgjatur, me një ngjyrim intensiv të zezë me shkëlqim, me një shije të këndëshme, i ëmbël, pak i thartë, dhe shumë i lëngshëm. Përdoret gjërësisht në industrime përpunuese të ëmbësirave. Piqet në 15 ditorin e dytë të muajit korrik.


Promis


Është një kultivar shumë i hershëm nga më të mirët i krijuar kohët e fundit. Prodhon fruta shumë të mëdha që arijnë deri në 5 gr. me ngjyrë të kuqe, forme konike. Fruti shumë i lëngshëm, aromatik, pak i acidëte.


Kultivaret me te mire te mjedres:


Brabant


Është një kultivar që ka rjedhur nga kryqëzimi i kultivarëve Pyne`s Royal x Lloyd Xhorxh, me prodhimtari të lartë, me fruta që arijnë deri në 4 gr, me ngjyrë të kuqe, me shije të këndëshme dhe shumë i ëmbël. Fundakët kanë një rritje të bujëshme, janë të holla dhe që thyhen kollaj nën veprimin e erërave të forta.


3.Jewel abant


Është një kultivar që ka rjedhur nga kryqëzimi i kultivarëve Pyne`s Royal x Lloyd Xhorxh, me prodhimtari të lartë, me fruta që arijnë deri në 4 gr, me ngjyrë të kuqe, me shije të këndëshme dhe shumë i ëmbël. Fundakët kanë një rritje të bujëshme, janë të holla dhe që thyhen kollaj nën veprimin e erërave të forta. Kultivari Brabant Pjekja fillon në ditët e para të korrikut.


3.Jewel


Bima e rjedhur nga kryqëzimi i kultivarëve Lloid Xhorxh x Pyne`s Royal. Kultivari karakterizohet nga një qëndrueshmër më e lartë se kultivari 21 21 Kultivari Jewel Promis gjë që e bën atë më të kërkueshëm. Bima karakterizohet nga një prodhueshmëri e lartë dhe e përvitëshme. Fruti ka formë konike me një peshë mesatare 4,5 gr me shije shumë të këndëshme, shumë të ëmbël, me një aromë karakteristike. Kultivari është i destinuar për industrin e shuruprave.


4.Zefa 3


Bima me një zhvillim dhe prodhimtari të bujshëme. Kultivari karakterizohet nga një shkallë e lartë e fundakëzimit. Filizat në bazë janë të drejtë ndërsa Kultivari Zefa 3 me rritjen në gjatësi marin formë të përkulur. Bima karakterizohet nga një prodhimtari e përviteshme, me fruta të një madhësie mesatare me formë të rumbullakët disa herë në formë veze të çregullta me ngjyrë të kuqe të ndezur. Kultivari është i destinuar për konsum të freskët por nuk përjashtohet edhe përdorimi për përpunim industrial kryesisht për shurupe.


5.King 22 22


Është një kultivar me origjinë nga Amerika. Bima shkurre e lartë dhe e ngjeshur me një fundakëzim të mirë. Frutat janë me ngjyrë të kuqe të çelur me formë të rumbullakët në gjysëm sfere. Nga përbërja kimike ky kultivar shquhet për përmbajtjen e lartë të sheqerit i cili arin në 6,1%, për nivl të ulët të aciditetit i cili është në vlerat e 1,4 %.


Kultivari King


Frutat karakterizohen nga një shije e këndëshme, aromatik dhe shumë të shijshëm. Kultivari fillon pjekjen në dekadën e dytë të korrikut.


Eksport


Bima karakterizohet nga një prodhim i përvitëshëm dhe i lartë, me një qëndrueshmëri ndaj të ftohtit. Bima lëshon llastar të cilët kanë një rritje të bujëshme që arijnë deri në 1.5 m gjatësi. Rekomandohet të shkurtohen në ¼ e gjatësisë se tyrë për të ndihmuar në pjekjen e frutave dhe në përmirësimin e cilësisë. Frutat janë të mëdha me një peshë mezatare 4,5 gr, me ngjyrë të kuqe të ndritëshme, me një kualitet shumë të lartë. Pjekja fillon nga fundi i qershorit. Prodhimi i destinuar për konsum të freskët por njëkohësisht edhe për industrializim.


Enterprais


Është një kultivar i cili karakterizohet nga një fundakëzim i frenuar mezatarisht me 6-7 filiza në vit, me një sistem rrënjor të zhvilluar në thellësi që e bën këtë kultivar të durueshëm ndaj thatësirës i krahasuar me kultivarët e tjerë. Është një kultivar pjellor dhe me një prodhimtari të stabilizuar dhe të përvitëshëm. Frutat me një madhësi 2–3 gr, aromatik, të shijëshëm dhe shumë të këndshëm. Prodhimi destinohet për konsum të freskët por edhe për përdorim industrial, për shurupe.


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Malisheves. Ing. i bujqësisë z.Milaim Morina


I nderuar, të lutem shikoje edhe keto publikim: http://www.agro.al/fileadmin/user_upload/diragr/Materiale_per_sherbimin_keshillimor/sherbim_kesh_2013/Manuali-Shqip_mjedra.pdf


http://fermaime.com/?id=9&l=105 http://fermaime.com/?id=9&l=105 http://www.agro.al/fileadmin/user_upload/diragr/Materiale_per_sherbimin_keshillimor/sherbim_kesh_2013/MJEDHRA-DHE-MANAFERRA_ilir_cici.pdf

Nga: Milaim Morina (Malisheve)
Telefon: tel
E-mail: milaim08@gmail.com