Përgjigje për Hamdi Mazreku nga Këshilltari Komunal

Ne pyetjen e parashtruar nga Hamdi Mazreku lidhur me perqindjen e yndyres se qumshtit.


Pyetja: po kam probleme me nivelin e yndyres ne qumesht. Yndyra nuk eshte stabile si duhet vepruar qe te arrihet nje stabilitet ne nivelin (perqindjen) e yndyres ne qumeshtin e lopve?


Pergjigje: I nderuar z. Hamdi Mazreku,


Për të stabilizuar përqindjen e yndyrës në fermën tuaj ju rekomandojmë:


- Nëse përdorni silazhën e misrit apo të barit keni kujdes që ate mos tua jepni përtej normave të lejuara por, nëse lopët tuaja peshojnë 500 deri në 700 kg jepni 25 kg silazhë në ditë dhe ate pasi ti jepni sanën në mëngjez.


- Mos i përdoni fare rriskat e pangjar sheqerit .


- Përdore sanën e livadheve ose nëse ke sanë të jonxhës është shumë më mirë në mëngjez ti jepni 3.kg për secilën lopë në ditë.


- Përdore patjetër edhe koncentratin nëse e bleni të gatshëm me 16% proteine pasi që ne te i ke të gjitha lëndët ushqyese plotësuese ndër to edhe bërsinë e lulediellit, apo nëse e përgaditë vetë koncentratin të sugjeroj që ti bëni analizat e misrit dhe grurit në fakultetin e bujqësisë në Prishtinë dhe atij më pas ti bleni edhe premixet me kusht që ato dëshmojnë përmbajtjen e tyre reale. Ne besojmë se për pak ditë ky problem do të zgjidhet.


Kjo pergjigje eshte derguar nga keshilltari per bujqesi i komunes se Gjilanit. z.Medin Zeqiri PhD

Nga: Medin Zeqiri (Gjilan)
Telefon: tel
E-mail: medinzeqiri@yahoo.com