Përgjigje për Beratin nga Këshilltari Komunal
Ne pyetjen e bere nga Berat Berisha lidhur me lyerjen e tungjeve te pemeveme gelqere.

Pyetja: Lyrja e trupav te pemve me qereq-gelqere qfar efekti ka a bon me i ly?


Pergjigje: 


Lyerja e trungut të pemëve me gëlqere


Shumë njerëz mendojnë se lyerja e trungut të pemëve me gëlqere bëhet për zbukurimin e tyre, prandaj lyerjen e bëjnë në pranverë. Por koha më e mirë për lyerjen e trungut të pemëve është vjeshta, pas rënjes së gjetheve. Lyerja e trungut të pemëve bëhet për disa arsye:


• Për të shmanur pëlcitjen (qarjen) e lëvores së trungut e cila vije nga ngrohja e shpejtë e tij nga rrezet e diellit, gjat ditëve dimërore me diell. Dimrit, gjat natës temperaturat mund të bien disa gradë nën zero. Mirëpo gjat ditës nga rrezet e diellit, ngohet dukshëm trungu i pemëve, sidomos nga pjesa jugore, dhe vije deri te bymimi i tij. Pastaj gjat natës prap ftohet nga temperaturat shumë të ulta e kështu me radhë. Nga këto ndryshime të shpejta të temperaturës vije deri te pëlcitja e lëvorës së trungut, e cila bëhet e ndijshme nga të ftohtit dhe sidomos nga aty fillojnë infekcionet nga shkaktarët e sëmundjeve të ndryshme. Ngjyra e bardhë e gëlqerës duke reflektuar rrezet e diellit, e mbronë trungun nga ndryshimet e shpejta të temperaturës dhe kështu e shmangim pëlcitjen e lëvorës së tij.


• Shtresa e gëlqerës sa do e hollë që është, e mbron trungun nga të ftohtit për disa gradë celzius.


• Një numër i madh i dëmtuesve (insekte të ndryshme) dimërojnë pikërisht në lëvorën e pemëve, kështu lyerja me gëlqere e pa mundëson daljen e tyre apo më mirë me thënë i shkatërron ato.


• Gëlqerja, sidomos nëse përgaditet sipas udhëzimit që do të japim më poshtë, ndikon si fungicid, pasi i shkatërron organët e riprodhimit të këpurdhave dhe bakterieve që poashtu dimërojnë në lëvoren e trungut të pemëve.


• Lyerja me gëlqere, pemët i mbron deri diku edhe nga brejtësit si që janë lepujt dhe minjët e fushës të cilët në mungesë të ushqimit, sidomos kur shtresa e borës është e trashë, shpeshëherë shkaktojnë dëme të mëdha e në rastet ekstreme edhe shkatërrimin e plotë të pemishtes. Një rast i tillë te ne ka ndodhur në dimrin e vitit 2011/ 2012 kur për shkak të borës së madhe e cila pati mbuluar ushqimin e brejtësve ata patën shkatërruar pemishte të tëra, duke u ushqyer me lëvoren e trungut të tyre.


Mënyra e përgaditjes së tretjes për lyerjen e trungjeve të pemëve:


• 5 kg gëlqere të shuar


• 0,5 kg sulfur pluhur


• 0,5 kg kripë të kuzhinës (kripë të zakonshme, të ushqimit)


• Ujë Pasi të përzihen mirë këto komponente, lihen për të qëndruar së paku 24 orë, pastaj me te bëhet lyerja e trungut dhe degëve skeletore të pemëve.Kuptohet sipas nevojës sasia mund të rritet, por gjithnjë duke e ruajtur raportin mes këtyre komponenteve. Nëse sulfuri nuk mund të gjendet, atëherë përzierja mund të përgaditet vetem me gëlqere dhe kripë. Gëlqerja shërben për mbrojtjen e trungut nga ndryshimet e shpejta të temperaturës Sulfuri shërben si dezinfektues, dmth. Shkatërron mikroorganizmat, që janë shkaktarë të sëmindjeve, por edhe insektet që mund të jenë duke dimëruar në lëvoren e pemëve, kurse kripa ndikon në ngjitjen më të mirë dhe qëndrueshmërinë e gëlqerës. 


Kjo pergjegje është dërguar nga këshilltari për bujqësi i komunës së Gjilanit: Ing, i dipl. i bujqësisë z.Nazmi Rapuca 


 

Nga: Nazmi Rapuca (Gjilan)
Telefon:
E-mail: nazmirapuca@hotmail.com